LIVE UPDATES
Bota

"Baza ekonomike e fuqishme", DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet!

Energjia është bërë më e shtrenjtë, zinxhirët globalë të furnizimit janë ndërprerë. Konkurrentë të rinj po hyjnë në treg, duke vendosur standarde të tjera.

26 Korrik 2025, 14:37 Nga N.F
"Baza ekonomike e fuqishme", DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet
friedrich merz

GJERMANI- Kriza është dëgjuar shpesh si fjalë për ekonominë gjermane, po Gjermania ka bazë të fuqishme që i bën ekspertët të besojnë në fuqinë e ekonomisë më të madhe të BE. Ajo ka shanse të rikthehet fuqishëm.

Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: "Gjermania është e larmishme". Ai thotë se Gjermania ka korporata të mëdha globale që kanë selinë e tyre këtu. Pothuajse edhe më të rëndësishme për të janë ndërmarrjet e shumta të vogla dhe të mesme.

Krämer i quan ato shtylla kurrizore e ekonomisë gjermane. "Ato janë fleksibël, kanë krijuar shumë vende pune në të kaluarën dhe paguajnë paga të mira." Këto janë shpesh kompani inovative që janë liderë të tregut global në sektorët e tyre të specializuar.

Baza ekonomike e fuqishme

Për dekada të tëra, këto kompani kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga globalizimi. Motoja ishte prodhimi "pikërisht në kohë". Shumë - qofshin korporata globale apo kompani të mesme - e kanë përsosur këtë model. Problemi është që tani më kjo nuk funksionon pa probleme.

Energjia është bërë më e shtrenjtë, zinxhirët globalë të furnizimit janë ndërprerë. Konkurrentë të rinj po hyjnë në treg, duke vendosur standarde të tjera.

"Ne shohim pothuajse çdo ditë se si po ndryshon roli i superfuqive", thotë ekonomisti Martin Lück. "Kjo është natyrisht e rëndësishme për shumë vende që janë veçanërisht të përfshira në tregtinë globale".

Gjermania është një prej tyre. Prandaj, nuk është për t'u habitur që kompanitë industriale gjermane tani po përballen me vështirësi.

Parashikimet negative

Shumë organizata dhe institute kërkimore janë bërë pesimiste vitet e fundit. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, parashikon se Gjermania do të rritet më ngadalë se çdo vend tjetër i industrializuar në vitin 2025.

Presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, beson se të paktën një rritje e vogël është e mundur këtë vit. "Për ekonominë gjermane, fundi i periudhës së gjatë të krizës është afër", tha ai. Por situata mbetet sfiduese.

Krizat janë normale

Megjithatë, ajo që po ndodh tani nuk është aq e pazakontë. "Gjithmonë ka pasur trazira dhe rivalitete ekonomike", shkruan historiani ekonomik me bazë në Frankfurt, Werner Plumpe. Nuk keni pse të shikoni aq larg prapa: Në vitet 2008/2009, pati krizë financiare globale. Në vitin 2012, euro filloi të lëkundej.

Më vonë, efektet e pandemisë së koronavirusit rrënuan shumë kompani. Tani, konfliktet tregtare në rritje po bëhen problem. Krizat janë pjesë e ekonomisë dhe proceseve. Kompanitë reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj krizave, modelet ekonomike janë gjithmonë në sprovë. Ato tani po riorientohen dhe po rishikojnë proceset. E proceset e këtilla nuk janë të lehta dhe ndikojnë në prodhim por edhe në punësime.

Reformat dhe sfidat

Gjermania ka vendosur të bëjë shumë investime në ekonomi, por a mjafton kjo? Ekonomistët thonë se ne mund të mësojmë nga vendet e tjera në procese të tilla ndryshimesh të thella. Kjo përfshin, për shembull, guximin për të provuar gjëra të reja.

"Hapja ndaj teknologjisë është gjithashtu e rëndësishme", thotë Chris-Oliver Schickentanz nga Capitell AG. "Në Gjermani, ne gjithmonë flasim shumë, shumë shpejt për rreziqet e teknologjive të reja, në vend që të shqyrtojmë më parë mundësitë e ofruara nga teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale. Duhet të ketë reforma", kërkon Holger Schmieding i Berenberg Bank.

"Ne duhet të investojmë më shumë në infrastrukturë. Ne mund të mësojmë, për shembull, të jemi më pak të kujdesshëm në rregullore."

Vendet e tjera janë thjesht më të shpejta kur bëhet fjalë për krijimin e kushteve më të mira kornizë për kompanitë. Ekonomisti i Commerzbank, Krämer, përmend shtetet baltike, "të cilat kanë arritur të zhvillojnë një rol pionier në digjitalizim në një periudhë relativisht të shkurtër kohore".

Potencialet e Gjermanisë

Bota po bëhet më komplekse dhe më e fragmentuar, rivalitetet po bëhen më të dukshme. Megjithatë, Gjermania ka një shans të mirë për të dalë më e fortë nga këto procese ndryshimi. Kjo për shkak, ndër të tjera, të faktit se ajo ka një themel mbi të cilin mund të ndërtojë. Kjo përfshin sistemin arsimor, si dhe specialistë të trajnuar mirë në vend dhe, si më parë, kërkime të mira bazë në universitete.

Me paketën fiskale të qeverisë federale dhe reformën e frenës së borxheve, kompanitë duhet të kenë përsëri stimuj për të investuar.

Ndërsa sa i përket mosmarrëveshjes tarifore me Amerikën, eksperti Krämer thotë: "Nëse amerikanët nuk janë më tërheqës për investime, ku mund të investohet? Këtu hyn në lojë Evropa dhe Gjermania në veçanti. Prandaj duhet të jemi optimist të kujdesshëm". Ajo që e bën Gjermaninë kaq të veçantë është aftësia e saj për t'u përshtatur nën presion të madh dhe kushte të vështira, duke u përshtatur kështu me sfidat e jashtme./ DW

gjermani ekonomia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj