LIVE UPDATES
Bota

BDI mund të humbasë një deri në dy deputetë, rivotohet sot në shtatë qendra në Maqedoninë e Veriut

Nga përsëritja e procesit në këto qendra koalicioni "Fronti Evropian", drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, mund të humbasë një deri në dy deputetë të fituar në zgjedhjet e 8 majit dhe sipas ekspertëve ata pritet t’i kalojnë koalicionit “Vlen” dhe VMRO-së, apo Lidhjes Social Demokrate.

22 Maj 2024, 17:59 Nga M.B
BDI mund të humbasë një deri në dy deputetë, rivotohet
Votimet në Maqedoninë e Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po përsëritet votimi në shtatë qendra të votimit të zonave zgjedhore numër pesë dhe gjashtë, në perëndim dhe jug-perëndim të vendit. Nga përsëritja e procesit në këto qendra koalicioni "Fronti Evropian", drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, mund të humbasë një deri në dy deputetë të fituar në zgjedhjet e 8 majit dhe sipas ekspertëve ata pritet t’i kalojnë koalicionit “Vlen” dhe VMRO-së, apo Lidhjes Social Demokrate.

Mbi 4 mijë e 500 votues të regjistruar për rivotimin e së mërkurës në shtatë qendra të zonave zgjedhore 5 dhe 6 mund të ndikojnë në përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Zona e pestë zgjedhore përfshin Pollogun dhe rajone të tjera në perëndim të Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, zona e gjashtë: Ohrin, Strugën, Krushevën me Dollnenin dhe disa vendbanime të tjera.

Pas ankesave të koalicionint të partive shqiptare “Vlen” për parregullsi në procesin e votimit të 8 majit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përkatësisht Gjykata Administrative vendosi rivotimin në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës, pranë Tetovës dhe në bazë të ankesave të VMRO-së, Lidhjes Social Demokrate dhe partisë nacionaliste “E Majta”, vendosi përsëritjen e votimit në dy qendra votimi në Krushevë, një në Ohër, një në Strugë dhe dy në Dollnen të zonës së pestë zgjedhore.

Ekspertët thonë se nga rivotimi koalicioni "Fronti Evropian" i udhëhequr nga BDI-ja mund të humbasë dy deputetë; një në zonën e pestë që mund t'i kalojë koalicionit "Vlen" dhe një deputet tjetër në zonën e gjashtë, ku mund të përfitojë VMRO-DPMNE-ja ose LSDM-ja. Nëse kjo ndodh, koalicioni "Fronti Evropian" nuk do të renditet i dyti , teksa VMRO-ja nëse e fiton ligjvënësin në zonën e pestë do të siguronte 59 nga 120 vendet në parlament. Në rast se edhe koalicioni "Vlen" e merr një mandat deputeti pas rivotimit të sotëm, do të arrinte numrin prej 14 vendesh në parlament, duke fuqizuar në këtë mënyrë koalicionin e pritshëm qeveritar me VMRO-në.

Interesimi për të votuar në fshatin Llërcë pranë Tetovës ka qenë më i lartë se në qendrat tjera të votimit dhe në përgjithësi në të gjitha vendvotimet është vërejtur një përfaqësim më i lartë prej rreth 4 përqind në krahasim më zgjedhjet e 8 majit. BDI-ja dhe "Fronti Evropian" e kanë cilësuar vendimin për rivotimin si "një skenar të përbashkët i të gjitha partive dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për ta devijuar vullnetin e popullit dhe shkelur legjitimitetin e dalë nga pocesi i votimit më 8 maj". Ndërkaq, “Vlen” dhe VMRO akuzojnë BDI-në për blerje votash, për trysni dhe shantazhe ndaj votuesve në zgjedhjet e para dy javëve.

VMRO dhe “Vlen” mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të javës për ndarjen e ministrive dhe posteve të tjera qeveritare dhe për programin e kabinetit qeveritar të drejtuar nga Hristijan Mickovski. Por, këto parti, që kur filluan bisedimet nuk kanë shpjeguar qëndrimin lidhur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese për të futur pakicën bullgare, që paraqet kusht për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Zoti Mickovski ka përsëritur shprehjen se qeveria e tij nuk do të veprojë sipas diktatit bullgar. Nga ana tjetër, mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare me Greqinë dhe Bullgarinë mund të zvarrisë edhe më tej procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së./ VOA

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj