6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Këto deklarata të Michel vijnë disa ditë para mbajtjes së samitit të G20-s në Bali, ku pritet që temë qendrore të jetë konflikti në Ukrainë.
BRUKSEL- Shefi i Bashkimit Evropian, Charles Michel, tha se blloku pret që Kina të “përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion” për të shtyrë Moskën që të respektojë ligjin ndërkombëtar.
Këto deklarata të Michel vijnë disa ditë para mbajtjes së samitit të G20-s në Bali, ku pritet që temë qendrore të jetë konflikti në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian i bëri këto komente gjatë margjinave të samitit në Kamboxhia, ku ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje liderëve të Azisë Juglindore që të mbështesin Kievin.
Përderisa Kina mbetet një partnere e madhe tregtare e BE-së, zyrtarët evropianë vazhdimisht i kanë bërë thirrje Pekinit që publikisht të dënojë veprimet e Rusisë, por deri më tani Kina nuk e ka dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës. Kina ka refuzuar që të kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës dhe në vend të kësaj ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për luftën.
“Ne inkurajojmë autoritetet kineze që të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të bindur Rusinë që të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, që të respektojë sovranitetin e Ukrainës”, tha Michel për AFP-në.
Ai theksoi se Pekini “shpesh ka bërë deklarata në mbështetje të koncepteve të ligjit ndërkombëtar, të bashkëpunimit ndërkombëtar”.
Deklaratat e Michel vijnë disa ditë para samitit të G20-s në Bali, ku presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping. Michel tha se samiti është “një mundësi e rëndësishme për të parë njëri-tjetrin në sy” dhe shtoi se “ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është jashtëzakonisht serioze, së pari për ukrainasit, por edhe për mbarë botën”. Raportet midis Kinës dhe BE-së janë përkeqësuar qëkur të dyja palët kanë vendosur sanksione, pas akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut nga Kina në rajonin Ksinjiang.
Marrë nga REL
Momenti UKRAINË- Ushtarët ukrainas në Kherson, janë kthyer në shtëpi pasi qyteti u çlirua. Një video prekëse...
Dragan Popoviç SERBI- "Shumica e serbëve nga veriu i Kosovës nuk vendosin për vendime të rëndësishme jetësore, si...
Melinda Gates dhe Jon Du Pre SHBA- Melinda French Gates ka nisur romancën e parë që nga divorci i saj i profilit të lar...
COP 27 EGJIPT- Sekretariati i COP 27, një samit mjedisor që zhvillohet në Egjipt dhe në të cilin mori pjesë Presidenti kolumb...
Dmitry Medvedev RUSI- Rusia nuk e ka përdorur ende arsenalin e saj të plotë të mjeteve të mundshme të shkatërrimit, seps...
Nol Nushi KOSOVË- Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi është arrestuar pasditën e sotme nga Policia e Kosov&...
KOSOVË- Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili ka shërbyer edhe si ndërmjetësues në konfliktet në Ballkan, së fundi...
Pamje nga takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas vizitës së saj në Forumin për Paqe në Paris. ...
Varreza TIRANË- "Mariupol. Shpresa e Pahumbur" është një dokumentar i ri për luftën në Ukrainë. Ai shfaqi premier&e...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim të ri për liberalizimin e vizave për Kosov&e...