LIVE UPDATES
Bota

BE-ja nën presion kohor për ta miratuar formalisht planin për rritje në Ballkan

Këto dy institucione të bllokut janë duke i vazhduar bisedimet për këtë nën një presion të madh kohor. Për miratimin formal të këtij plani, i cili përfshin 6 miliardë euro ndihmë financiare për gjashtë vendet e rajonit, është i domosdoshëm pajtimi i Parlamentit Evropian dhe Këshillit.

27 Mars 2024, 13:19 Nga N.F
BE-ja nën presion kohor për ta miratuar formalisht planin për
Foto ilustruese

BRUKSEL- Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian ende nuk kanë arritur pajtim të plotë për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Këto dy institucione të bllokut janë duke i vazhduar bisedimet për këtë nën një presion të madh kohor. Për miratimin formal të këtij plani, i cili përfshin 6 miliardë euro ndihmë financiare për gjashtë vendet e rajonit, është i domosdoshëm pajtimi i Parlamentit Evropian dhe Këshillit.

Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme. Burimet e Radios Evropa e Lirë kanë thënë se qëndrimet janë përafruar, por ende nuk ka pajtim të plotë mes PE-së dhe Këshillit.

Rundi i ri i bisedimeve mes PE-së dhe Këshillit për këtë çështje do të mbahet më prill, dhe ky do të jetë edhe takimi i fundit. Kjo datë është edhe afati i fundit për arritjen e marrëveshjes, sepse, nëse nuk ka pajtim deri atëherë, nuk do të jetë e mundur që vendimi të votohet në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor, seancat e fundit plenare do të mbahen nga 21 deri më 24 prill. Votimi për këtë plan është planifikuar për një seancë më 23 prill. Por, para votimit duhet të përfundojnë bisedimet mes Parlamentit dhe Këshillin, dhe marrëveshja e tyre të votohet në komisionet e politikës së jashtme dhe të buxhetit.

Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, ai do t’i mbetet në dorë përmbërjes së re të Parlamentit Evropian, pra kah fundi i këtij viti.

“Në do të dëshironim që pagesat e para nga ky fond për vendet e rajonit që i përmbushin kushtet, të bëhen qysh në pjesën e dytë të vitit. Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Parlamentin Evropian më 4 prill, atëherë gjithçka mund të rrezikohet”, i ka thënë Evropës së Lirë një diplomat evropian.

Sipas burimeve të REL-it brenda Këshillit të BE-së dhe Parlamentit, pengesë kryesore për arritjen e pajtimit është insistimi i Këshillit që fjalën kryesore për administrimin e këtij plani ta ketë Këshilli, ndërsa Parlamenti insiston që edhe ai të ketë rol në vendimet për të pranuar programet e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për pagesat nga ky fond.

Kanë mbetur për t’u sqaruar edhe disa hollësi rreth kushtëzimit specifik për Kosovën dhe Serbinë dhe kushtëzimi me përshtatjen e vendeve të rajonit me politikën e vizave. Para se të fillojë i ashtuquajturi “Trialog” – bisedimet tripalëshe mes Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian - secili institucion e miraton qëndrimin dhe mandatin e vet për këto negociata. Edhe këtu ka pasur disa dallime të cilat duhet të tejkalohen.

Tre institucionet e BE-së kanë insistuar se vendet e rajonit, për të përfituar nga kjo paketë e ndihmës financiare, duhet të përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta. Në mesin e tyre janë kriteret bazike të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike. Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin, që u arritën më 2023 nën ndërmjetësimin e BE-së, sikur edhe të gjitha obligimeve të mëhershme nga dialogu i Brukselit.

Ajo që kërkohet të sqarohet është mënyra dhe forma se si do të dëshmohet “angazhimi konstruktiv” kur të kërkohet të vërtetohet nëse Kosova dhe Serbia e kanë përmbushur këtë kusht. Dallimet në këtë pikë nuk janë të mëdha.

Ndërkohë, është tejkaluar mospajtimi rreth kushtëzimit apo jo të këtyre mjeteve me përshtatjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ka dominuar qëndrimi i Komisionit Evropian dhe një numri më të madh të shteteve anëtare se ky nuk duhet të jetë parakusht specifik, por se nga vendet e rajonit pritet që të përshtaten.

Evropa e Lirë mëson se shtetet anëtare të BE-së ishin ndarë në tri grupe. Grupi i parë, i përbërë nga Finlanda, Suedia, Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia, kishte kërkuar që përshtatja me politiken e jashtme të jetë kusht. Por, ky grup kanë pranuar kompromisin në shenjë solidariteti në Këshill.

Ndërsa, grupi i dytë, i përbërë nga Spanja, Hungaria, Austria, Qipro, Italia, Franca, Greqia dhe Portugalia, kishte kërkuar që “në asnjë rast përshtatja me politiken e jashtme të mos jetë para kusht për qasje në mjetet financiare”. Këto shtete kishin kërkuar nga presidenca belge e BE-së, që në negociatat me Parlamentin Evropian, të mos bëjë asnjë lëshim në këtë pikë. Ato e pranuan qëndrimin për kompromis.

Qëndrimi për kompromis është se në fokus duhet të jetë përshtatja e partnerëve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, por jo si parakusht i prerë.

“Përfituesit duhet të dëshmojnë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane, përfshirë edhe përmes përshtatjes së tyre me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së unionit, përfshirë edhe masat restriktive“, ishte teksti i kompromisit nga Këshilli me të cilin në fund ishin pajtuar 27 vende anëtare të BE-së.

Parlamenti Evropian këtu është dashur të lëshojë pe, sepse pa këtë nuk do të kishte gjasa të miratohet plani. Parlamenti Evropian në qëndrimin fillestar kishte propozuar që përshtatja me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme të jetë parakusht i qartë dhe që të përmendet edhe formalisht se kjo nënkupton edhe mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Serbia është i vetmi vend i rajonit i cili deri tani nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe nuk e ka 100 për qind nivelin e përshtatjes me qëndrimet e BE-së në punët e jashtme.

Edhe në Parlamentin Evropian edhe në Këshilli besojnë se dallimet rreth roleve të institucioneve të BE-së në administrimin e planit për rritje dhe reforma për Ballkanin Perëndimor do të tejkalohen gjatë muajit prill dhe do të miratohet përfundimisht ky plan.

“Me këtë do të dërgojmë një porosi të qartë për vendet e rajonit se duam t’u ndihmojmë në reforma dhe rritje ekonomike dhe në këtë mënyrë të bëhen gati më shpejt për integrim në BE”, ka thënë një zyrtar i BE-së për REL.

Marrë nga REL

pe ke ballkan

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel