Revolucion në krye të PD, largohet Noka nga Kryesia, Berisha: Këshilli Kombëtar do drejtohet nga një grua
"Kjo gjeneratë vjen si bekim për shqiptarët"/ Berisha: Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos m...
"Kjo gjeneratë vjen si bekim për shqiptarët"/ Berisha: Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos m...
"Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë", studentët në ditën e 32-të të protestës 1 Korrik, 19:49 ...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se kjo paketë përfaqëson përmbushjen e angazhimeve të Bashkimit Evropian, ndërsa Mali i Zi vazhdon zbatimin e reformave në rrugën drejt anëtarësimit.
Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit, ky konsiderohet një nga vendimet më të rëndësishme për Malin e Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi përfaqëson përgatitje konkrete financiare për anëtarësimin në bllok.
“Paketa e sotme është një tjetër hap konkret drejt së ardhmes së Malit të Zi në Unionin tonë. Po përgatisim Malin e Zi, shtetet anëtare dhe institucionet tona, sepse zgjerimi ka sukses vetëm kur është një projekt i përbashkët evropian, i ndërtuar mbi merita, përkushtim dhe besim”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se kjo paketë përfaqëson përmbushjen e angazhimeve të Bashkimit Evropian, ndërsa Mali i Zi vazhdon zbatimin e reformave në rrugën drejt anëtarësimit.
“Kjo do ta bëjë kalimin e Malit të Zi nga një vend kandidat në një shtet anëtar sa më të lehtë që është e mundur. Do të sigurojë vazhdimësi që nga dita e parë e anëtarësimit”, tha Kos.
Sipas Komisionit Evropian, qëllimi i paketës është ta përgatisë Malin e Zi për pjesëmarrje të plotë në buxhetin dhe politikat e Bashkimit Evropian.
Kjo nënkupton se, menjëherë pas anëtarësimit, Mali i Zi do të mund të përfitojë nga fondet evropiane njësoj si shtetet e tjera anëtare, ndërsa, në të njëjtën kohë, do të nisë të kontribuojë në buxhetin e përbashkët të BE-së.
Në këtë mënyrë synohet të shmangen ndërprerjet në financim dhe të lehtësohet kalimi administrativ nga statusi i vendit kandidat në atë të shtetit anëtar.
Paketa bazohet në supozimin se Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028
Paketa financiare është hartuar mbi bazën e propozimit për buxhetin e ri shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034.
Llogaritjet janë bërë duke u nisur nga supozimi se Mali i Zi do të anëtarësohet në BE në vitin 2028.
Paketa është pjesë e negociatave në kuadër të Kapitullit 33, që ka të bëjë me dispozitat financiare dhe buxhetore dhe përcakton mënyrën se si një shtet i ri anëtar merr pjesë në buxhetin e Bashkimit Evropian.
Në këtë dokument, Komisioni Evropian vlerëson se sa fonde do të mund të përfitonte Mali i Zi nga programet e ndryshme të BE-së, sa do të kontribuonte në buxhetin e përbashkët dhe cili do të ishte efekti i përgjithshëm financiar i anëtarësimit të tij.
Propozimi i është dërguar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe do të shërbejë si bazë për negociatat me Malin e Zi në kuadër të Kapitullit 33.
Qëllimi i Komisionit është të sigurojë një kalim sa më të lehtë financiar, nëse Mali i Zi bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028, duke kufizuar njëkohësisht ndikimin në buxhetet e shteteve ekzistuese anëtare.
Për këtë arsye, në qarqet diplomatike thuhet jozyrtarisht se anëtarësimi i Malit të Zi do t’u kushtonte qytetarëve të Bashkimit Evropian më pak se një euro në vit për kokë banori.
Mali i Zi: Dy vendime të rëndësishme nga BE-ja
Për Qeverinë e Malit të Zi, ky është një nga dy vendimet më të rëndësishme që Bashkimi Evropian ka marrë deri më tani në favor të këtij vendi.
“Mali i Zi është i vetmi vend kandidat i përfshirë në këtë parashikim buxhetor - çka përbën një sinjal të fortë politik se Bashkimi Evropian e sheh atë si anëtarin e ardhshëm”, tha për Radion Evropa e Lirë ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq.
Sipas saj, BE-ja po i planifikon qysh tani fondet që Mali i Zi do të mund t’i përdorë si shtet anëtar, në mënyrë që kalimi nga fondet e para-anëtarësimit te fondet e rregullta evropiane, të bëhet sa më lehtë dhe pa ndërprerje në financimin e projekteve zhvillimore dhe reformuese.
“Ky planifikim tregon se Bashkimi Evropian nuk po përgatitet vetëm për vazhdimin e negociatave me Malin e Zi, por edhe për anëtarësimin e tij të suksesshëm, duke njohur rezultatet konkrete të reformave që po zbaton kjo qeveri dhe përparimin që vendi ka arritur në procesin e integrimit evropian”, tha Gorçeviq.
Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të kishte kosto minimale
Sipas njohësve të procesit të integrimit evropian, paketa financiare tregon se anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian do të kishte një kosto shumë të vogël për qytetarët e BE-së.
“Kjo paketë tregon qartë se sa e vogël është kostoja për Bashkimin Evropian nga anëtarësimi jo vetëm i Malit të Zi, por edhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, përparimi i shpejtë dhe i suksesshëm i Malit të Zi do të dëshmonte se Bashkimi Evropian, pavarësisht skepticizmit dhe vështirësive me të cilat përballet, ende mund ta ringjallë politikën e zgjerimit”, tha për Radion Evropa e Lirë Peter Zherjaviç, korrespondent nga Brukseli për gazetën sllovene, Delo.
Duke kujtuar zgjerimin e madh të Bashkimit Evropian në vitin 2004, kur në një ditë u anëtarësuan dhjetë shtete, Zherjaviç vlerësoi se hyrja e Malit të Zi në BE mund të nxisë zhvillimin ekonomik të vendit, falë fondeve të konsiderueshme që do të vihen në dispozicion nga buxheti evropian.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian do të kontribuonte edhe në forcimin e pozitës së tij si pjesë e hapësirës politike dhe të sigurisë së Perëndimit”, tha ai.
Si do të shpërndahen fondet?
Sipas propozimit të Komisionit Evropian për buxhetin e ri të BE-së, Mali i Zi mund të përfitojë gjatë periudhës shtatëvjeçare disa fonde evropiane:
1.99 miliard euro përmes Planit Kombëtar dhe Rajonal të Partneritetit;
277 milionë euro nga Politika e Përbashkët Bujqësore;
592 milionë euro për programe në fushën e punëve të brendshme;
37 milionë euro për programet e bashkëpunimit ndërkufitar Interreg;
si dhe fonde shtesë nga programe të tjera të brendshme dhe të jashtme të Bashkimit Evropian.
Mali i Zi është vendi më i avancuar kandidat në procesin e integrimit evropian dhe konsiderohet si kandidati më i mundshëm për t'u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së.
Deri tani, ai ka mbyllur përkohësisht 16 nga 33 kapitujt e negociatave.
Autoritetet në Podgoricë presin që negociatat e anëtarësimit të përfundojnë deri në fund të këtij viti, duke krijuar kushtet që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian gjatë vitit 2028./REL
Mohammad Bayer Galibaf IRAN- Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bayer Galibaf, ka njoftuar formimin e një komiteti të përbashkët ...
Donald Trump TIRANË- Gjykata Supreme në SHBA ka hedhur poshtë urdhrin e Presidentit Donald Trump lidhur me të drejtën e shtet...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari Ministria e Jashtme e Katarit tha se nuk është planif...
Francesco Imprezzabile ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e policit italian Francesco Imprezzabile, teksa po ndiqte një sh...
Foto VENEZUELË- Tërmetet binjake që goditën Venezuelën janë konsideruar si tërmetet më të forta për vendi...
VENEZUELË- Tërmetet në Venezuelë shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe viktima të shumta. Ekipet e kërkim-shp&eum...
Sigfrido Ranucci ITALI- Arrestohen katër persona të dyshuar si autorët e atentatit me eksploziv ndaj gazetarit italian Sigfrido Ra...
Foto ilustruese SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi të hënën legjislacionin që do tu k&eu...
Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shfaqur një qasje optimiste, në lidhje me kontaktet që priten t&e...
Foto IRAN- Teherani është në mes të organizimit të një funerali gjashtëditor në shumë qytete për të...