1 Dhjetor 2025, 20:54
Nga M.L
Foto ilustruese
Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja kundër Qeverisë së presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko, të cilën e akuzon për një fushatë “hibride” kundër Lituanisë fqinje, tha të hënën shefja e BE-së, Ursula von der Leyen.
Lituania e mbylli kufirin me Bjellorusinë në tetor pasi dhjetëra balona të ngarkuara me cigare të paligjshme hynë në hapësirën e saj ajrore, duke detyruar disa aeroporte të mbyllen dhe duke nxitur tensione mes dy vendeve.
“Gjendja në kufi me Bjellorusinë po përkeqësohet, me shpeshtimin e futjes së balonave të kontrabandës në hapësirën ajrore të Lituanisë”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian në X pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda.
“Një sulm i tillë hibrid nga regjimi i Lukashenkos është plotësisht i papranueshëm. Lituania vazhdon të ketë mbështetjen tonë të plotë”, tha von der Leyen, duke shtuar se “ne po përgatisim masa të mëtejshme në kuadër të regjimit tonë të sanksioneve”.
Mbyllja e kufirit në tetor la mijëra kamionë lituanë të bllokuar në Bjellorusi. Disa prej tyre ende ndodhen atje të ngecur, dhe Vilniusi e ka akuzuar Minskun për “shantazh” lidhur me miliona euro mallra të mbetura.
Ndërkohë, shërbimi diplomatik i BE-së tha se e ka thirrur të hënën të dërguarin e Bjellorusisë në takim për shkak të “veprimeve hibride që burojnë nga territori bjellorus dhe që përbëjnë një kërcënim për BE-në”, përfshirë edhe “çështjen e papranueshme” të kamionëve të bllokuar.
BE-ja ka vendosur sanksione vazhdimisht ndaj Minskut që nga viti 2020 - duke përfshirë edhe ato ndaj Lukashenkos dhe familjes së tij - për shtypjen brutale të kundërshtarëve dhe për mbështetjen e luftës së Moskës në Ukrainë.
Lukashenko, është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe e lejoi Moskën ta përdorte vendin e për ta nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022./ REL
Bota
1 Dhjetor 2025, 20:47
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një front i ftohtë nga Kanadaja pritet të sjellë të paktën 30 cm dëborë në nj&e...
Bota
1 Dhjetor 2025, 20:39
E.d
Jafar Panahi
IRAN- Një gjykatë iraniane e dënoi regjisorin Jafar Panahi në mungesë me një vit burg me akuzat pë...
Bota
1 Dhjetor 2025, 17:18
E.d
Foto ilustruse
AUSTRALI- Katër burra nga Sidnei janë akuzuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar t&e...
Bota
1 Dhjetor 2025, 17:19
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Më pak se 10% e njerëzve që mund të përfitojnë nga ilaçet kundër obezitetit janë n&eum...
Bota
1 Dhjetor 2025, 17:14
M.L
Macron, Zelensky
FRANCË- Nevoja për një “fund dinjitoz” të luftës u nënvizua nga Presidenti ukrainas Volodym...
Bota
1 Dhjetor 2025, 17:03
E.d
Foto ilustruse
KOLUMBI- Vullkani Purache në Kolumbinë jugore, ku niveli i alarmit është rritur në portokalli pë...
Bota
1 Dhjetor 2025, 16:39
E.d
Foto ilustruese
AUSTRALI- Carly Ray, një mësuese 37-vjeçare në një shkollë të mesme në Australi, k...
Bota
1 Dhjetor 2025, 16:16
E.d
Foto ilustruse
BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Një 19-vjeçar u sulmua i gjallë nga luanët&...
Bota
1 Dhjetor 2025, 16:21
M.L
Foto ilustruese
IRLANDË- Një studim i kohëve të fundit nga organizata franceze "Fondation pour 'Enfance" tregoi se 50% e materialit (fo...
Bota
1 Dhjetor 2025, 16:11
M.L
Donald Trump
SHBA- Të hënën pasdite, Donald Trump do të kryesojë një takim në Zyrën Ovale mbi hapat e mëtejsh&...