LIVE UPDATES
Bota

BE rrit me 500 milionë euro ndihmën ushtarake për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Varshava do t’i kërkojë zyrtarisht Berlinit miratim për transferimin nga arsenali i saj i tankeve gjermane ‘Leoprad‘ në Ukrainë.

24 Janar 2023, 08:11 Nga I.A
BE rrit me 500 milionë euro ndihmën ushtarake për Ukrainën
Patriot

UKRAINË- Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan (23.01.2023) në Bruksel një ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë eurosh, përmes së cilës do të financohen blerjet e përbashkëta të armëve dhe municionit, bëjnë të ditur diplomatët. Kësisoj që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës shuma e vënë në dispozicion arrin në 3,6 miliardë euro.

Këto para dalin nga një fond i posaçëm në buxhetin e BE-së, i ashtuquajturi fond për facilitetin e paqes, në të cilin Gjermania si ekonomia më e madhe në grupin e 27 vendeve financon rreth një të pestën e fondit. Përveç kësaj ministri i Jashtëm Ukrainas Dmytro Kuleba i lidhur përmes video-konferencës u ka kërkuar homologëve të tij në BE tanke, sanksione të mëtejshme kundër rusëve dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, sikurse shkruan ai vet në rrjetin e komunikimit Twitter. "Ne na duhen hapa të guximshëm e me vendosmëri, për të siguruar fitoren e Ukrainës më 2023", thekson ai.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u konsultuan gjithashtu për paketën e 10-të sanksioneve kundër Rusisë, që do të miratohet në njëvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt. Sipas diplomatëve është parashikuar ndër të tjera që të vendoset një tavan për çmimin e naftës dhe derivateve të saj. Për këtë është i nevojshëm një vendim unanim mes vendeve anëtare.

Polonia do të paraqesë kërkesë zyrtare për transferimin e tankeve gjerman "Leopard" Në debatin për furnizimin e Ukrainës me tanket gjermane të tipit "Leopard" po bëhen lëvizje: Polonia do t'i kërkojë lejen qeverisë gjermane, që të miratojë dërgimin nga Varshava të tankeve "Leopard" nga arsenali i saj në Ukrainë. Këtë e vuri në dukje kryeministri polak, Mateusz Moraviecki. Ai nuk përmendi një datë konkrete se kur do të shtrohet kjo kërkesë.

Më parë erdhi deklarata e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, sipas së cilës qeveria gjermane nuk do ta pengojë furnizimin e tankeve Leopard në Ukrainë përmes Polonisë. Duke folur në intervistë me televizionin francez LCI, Baerbock tha, se "nëse na pyesin, nuk do të nxjerrim pengesa", por "deri tani nuk na kanë pyetur për këtë". Krahas Polonisë edhe Finlanda është shprehur e gatshme të dërgojë tanke Leopard nga arsenali i saj në Ukrainë. Por meqënëse këto tanke janë prodhim gjerman, është i nevojshëm miratimi i qeverisë gjermane për furnizimin e këtyre arsenaleve në vende të treta.

BE rrit presionin ndaj Berlinit

Në BE po rritet presioni ndaj Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me tanket "Leopard". I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel tha, se preferon furnizimin. "Ne jemi këtu për të diskutuar mbi këtë çështje", tha ai përpara një bisede përmes videos me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Megjithatë vendimi është në kompetencën e Berlinit.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha, se kancelari Olaf Scholz ka "një përgjegjësi të madhe, për të ndërmarrë një hap". Europianët përara ofensivës ruse që pritet në pranverë duhet të garantojnë, se "edhe materiali i duhur është në dispozicion (...), në mënyrë që Ukrainë të mund të mbrohet".

Sipas Asselborn-it Kievit i duhen të paktën 300 tanke, Eshtë fakt, "që vetëm tanket "Leopard" janë kaq të pranishëm në Europë", tha ai duke iu referuar rreth 2000 tankeve të këtij tipi në arsenalet europiane.

Ushtria gjermane (Bundeswehr) fillon me zhvendosjen e sistemeve të mbrojtjes nga ajri Patriot në Poloni. Këto bateri mbrojtëse, sipas Ministrisë së Brendshme, do të zhvendosen nga Gnoien në Mecklenburg-Poremani në juglindje të Polonisë në kufirin me Ukrainën. Fjala është për dy nga tre sistemet patriot, që do të kontribuojnë për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake dhe do të përforcojnë mbrojtjen nga ajri në krahun lindor të NATO-s.

Sistemet e mbrojtura nga toka Patriot janë të lëvizshme dhe pedalet e qitjes mund të montohen në kamionë për t'u transportuar. Një Bateri Patriot mund të mbajë në shënjestër deri në 50 objektiva dhe mund të luftojë pesë objekte fluturuese njëkohësisht. Gjermania i ofroi sistemet Patriot, pasi në mes të nëntorit në territorin e kufirit polak goditi një raketë nga Ukraina.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj