LIVE UPDATES
Bota

Bëhen të pavlefshme dokumentet me emrin “Maqedoni”

Zëvendësimi i dokumenteve personale, pasaportave, letërnjoftimeve, patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit me ato me emrin “Maqedonia e Veriut”, është obligim për banorët e këtij vendi, bazuar në atë që njihet si Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që ishte arritur më 17 qershor 2018.

13 Shkurt 2024, 15:52 Nga Isuf Kadriu
Bëhen të pavlefshme dokumentet me emrin “Maqedoni”
Pasaportë me emrin e vjetër të shtetit.

MAQEDONIA E VERIUT- Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me emrin e vjetër, “Republika e Maqedonisë”, nga 13 shkurti kanë dalë jashtë përdorimit për dalje dhe hyrje në këtë shtet.
 Zëvendësimi i dokumenteve personale, pasaportave, letërnjoftimeve, patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit me ato me emrin “Maqedonia e Veriut”, është obligim për banorët e këtij vendi, bazuar në atë që njihet si Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që ishte arritur më 17 qershor 2018. Marrëveshja kishte hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2019 dhe kishte një periudhë prej pesë vjetësh për t’i zbatuar obligimet e saj, përfshirë edhe ndërrimin e dokumenteve personale.

Nëpërmjet një letre qarkore dërguar të gjitha ministrive greke, ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, “rikujtoi se mesnatën e 12 shkurtit 2024, skadon periudha kalimtare pesëvjeçare lidhur me dokumentet për përdorim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut”. Kreu i diplomacisë greke, gjithashtu ka bërë me dije se për të hyrë në territorin grek automjetet nga Maqedonia e Veriut duhet të kenë shënimin NMK ose NM.

Pavarësisht skadimit të afatit të dokumenteve të vjetra, shërbimet doganore dhe policore të Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se shtetas maqedonas në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi edhe më 13 shkurt e kanë kaluar kufirin me dokumentet e vjetra me emrin Republika e Maqedonisë. Edhe pas skadimit të afatit, më 12 shkurt, shumë shtetas nuk janë pajisur me dokumente personale me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Ministrisë maqedonase të Punëve të Brendshme, rreth 650 mijë qytetarë nga 1.8 milion sa numëron Maqedonia e Veriut, ende nuk kanë arritur të bëjnë zëvendësimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit. Për kaosin e krijuar para sporteleve, institucionet kanë fajësuar edhe qytetarët, të cilët, sipas tyre, e kanë pritur momentin e fundit për zëvendësimin e dokumenteve edhe pse kishin kohë të mjaftueshme për të aplikuar. Për shkak të mungesës së formularëve, qytetarët shqiptarë nuk mund të marrin pasaporta dhe letërnjoftime në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një konferencë për media të premten tha se qytetarët që ndodhen jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me një fletë udhëtimi, e cila lëshohet në zyrën diplomatike dhe misionet konsullore. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar më 12 shkurt, me procedurë të shpejtë, ndryshimet dhe plotësimet në dy ligje për sigurinë në komunikacion, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin Republika e Maqedonisë deri në fund të vitit 2024. Përdorimi i tyre vlen vetëm brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndryshimet u miratuan pasi ligji aktual nuk e parashikonte një gjë të tillë. Ndryshimi i tyre pasoi reagimet e shumta në opinion pasi në rast të kundërt, nga 13 shkurti të gjithë shtetasit me patentë shoferë të vjetër mund të përballeshin me gjoba të larta. Për gjendjen e krijuar, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, që është nga radhët e VMRO DPMNE-së, e cila është pjesë e Qeverisë teknike, ka akuzuar ish-ministrin Oliver Spasovski, duke ftuar organet e ndjekjes të veprojnë për shkeljet ligjore dhe për mosveprim në kohë. Akuzat e tilla janë hedhur poshtë nga Lidhja Social Demokrate e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski duke akuzuar opozitën për përhapje të panikut.

“Përhapja e panikut dhe dhënia e çfarëdo deklarate populiste që nuk është në drejtim të zgjidhjes së problemit me dokumente personale, nuk sjell asgjë të mirë”, thuhet në reagimin e LSDM-së./ REL

dokumente maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj