Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Bëje Kosovën të madhe sërish”, në sheshin e Prishtinës vendosen postera me imazhin e Trumpit dhe Grenellit
Në poster duket presidenti i zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ndërkohë pas tyre është flamuri amerikan dhe mbishkrimi "Make Kosova great again".
12 Nëntor 2024, 19:14Nga N.F
Poster
PRISHTINË-Ditën e sotme janë vendosur postera në sheshin e Prishtinës. Në poster duket presidenti i zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ndërkohë pas tyre është flamuri amerikan dhe mbishkrimi "Make Kosova great again". Gjithashtu një ditë më parë janë vendosur postera me thirrjen për “Serbinë e madhe”
Në garën e 5 nëntorit garuan demokratja Kamala Harris, aktualisht zëvendëspresidente e Amerikës, dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021. Trump arriti ta mposhte Kamala Harris duke fituar të gjitha shtetet kyçe dhe të sigurinte shumicën e votave elektorale.