Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MPB-ja njoftoi se gjatë bllokadave janë lënduar katër policë dhe është dëmtuar një veturë zyrtare e policisë. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga veprimet e paligjshme dhe të mos bllokojnë rrugët, në mënyrë që të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.
SERBI- Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad, ku qytetarë dhe studentë ishin mbledhur për të bllokuar rrugët. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi në mëngjes se janë larguar të gjitha bllokadat. Sipas MPB-së, gjatë natës janë kontrolluar gjithsej 1.297 persona, ndërsa 79 janë shoqëruar në stacione policore. Prej tyre, 72 për kundërvajtje dhe shtatë të tjerë për dyshim të shkeljes së Kodit Penal.
"Janë hequr të gjitha bllokadat në territorin e Serbisë dhe Beogradit dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme", thuhet në njoftim.
Policia konfirmoi se në disa vende ka pasur incidente të izoluara, përfshirë në Beograd, Nish, Novi Pazar dhe Novi Sad. Në këto lokacione janë arrestuar disa persona për prishje të rendit dhe kryerje të veprave penale. MPB-ja njoftoi se gjatë bllokadave janë lënduar katër policë dhe është dëmtuar një veturë zyrtare e policisë. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga veprimet e paligjshme dhe të mos bllokojnë rrugët, në mënyrë që të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.
Një njësi e xhandarmërisë ndërhyri para Fakultetit Juridik në Beograd, ku studentët protestues pretenduan se policia tentoi të hynte brenda objektit, duke shkelur kështu autonominë universitare. Gazetari i së përjavshmes Radar, Vuk Cvijiq, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, tha për televizionin N1 se studentët kishin bllokuar rrugën dhe se policia intervenoi me automjete dhe dhunë.
"Ata u tërhoqën brenda fakultetit, por policët arritën deri në derë, ndërkohë që komandantët u thërrisnin për të mos hyrë", tha ai, duke shtuar se pati disa të arrestuar.
Policia mohoi që ka hyrë në objektin e fakultetit dhe deklaroi se ka vepruar vetëm ndaj atyre që kishin vendosur pengesa në rrugë, duke respektuar autonominë universitare. Më herët, në bulevardin "Mbreti Aleksandër", pati përplasje mes policisë dhe qytetarëve. Sipas MPB-së, një polic u lëndua dhe një automjet policor u dëmtua gjatë përpjekjes për të arrestuar një person që kishte bllokuar rrugën me kontejnerë.
Intervenime ka pasur edhe para stacionit të policisë në lagjen Vraçar të Beogradit dhe rrugëve përreth, ku ishin mbledhur qytetarë dhe studentë që prisnin lirimin e të ndaluarve – përfshirë edhe të mitur – të arrestuar më herët në rrugën Njegosheva dhe para Fakultetit Juridik.
Pasi të miturit u liruan, personat e rritur u dërguan te gjykatësi kujdestar në Gjykatën për Kundërvajtje. Më pas, forcat e xhandarmërisë shpërndanë protestuesit, duke përdorur edhe shkopinj gome. Situata të ngjashme u regjistruan edhe në pjesë të tjera të Beogradit.
Në Novi Sad, bllokadat nisën pas orës 18:00 dhe vazhduan gjatë gjithë natës. U bllokuan disa kryqëzime në Bulevardin e Çlirimit dhe rrugë të tjera kryesore. Edhe pse policia ndërhyri disa herë për të larguar protestuesit, ata u kthyen sërish pas largimit të policisë.
Organizata akademike "Studentët në bllokadë" kishte bërë thirrje për mosbindje civile pas një mitingu të mbajtur më 28 qershor në Beograd. Studentët kërkojnë zgjedhje të reja që në maj. Ata organizojnë protesta dhe bllokada nëpër fakultete tash e sa muaj, duke kërkuar përgjegjësi penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor./REL
Foto JAPONI- Një tërmet i ri me magnitudë 5.5 ballë, sipas të dhënave fillestare, goditi një ishull të largët ...
Foto KRETË- Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët për të vënë nën kontroll zjarrin që po...
foto ilustruese BRITANI- Katër aktivistë pro-palestinezë janë akuzuar pasi hynë në mënyrë të paligjshme në...
Foto POLONI- Opozita në Poloni po ushtron presion mbi qeverinë pro-evropiane për shkak të politikës ndaj migracionit. Me kontrolle...
Foto GJERMANI- Ministri i brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt po kërkon bisedime të drejtpërdrejta me regjimin islamik tale...
foto ilustruese IRAN- Më 28 qershor, Rafael Grossi, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se ir...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, deklaroi se ende nuk është e qartë nëse Seuli dhe Uashingt...
foto ilustruese INDONEZI- Të paktën katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur ...
Foto FRANCË- Gjykata Franceze e Auditorëve përmes një raporti të publikuar së fundmi mbi gjendjen dhe perspektivat e financav...
Foto ITALI- Rajoni i Piemontes në Torino, është qyteti i pari në Itali që vendos të ndalojë dërgesat me biçi...