LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama dërgoi kriminelët e RENEA-s për të dhunuar deputetët e opozitës duke u treguar tytat e armëve

Berisha tha se parlamenti është thjesht një vegël e verbër e Edi Ramës, i cili për të trysnuar, për të dhunuar deputetët e opozitës dërgoi aty kriminelë të RENEA-s, të armatosur që u drejtuan tytat e armëve deputetëve, të cilët në misionin e mosbindjes civile po përfaqësonin vullnetin e popullit opozitar.

17 Tetor 2024, 19:29 Nga N.F
Berisha: Rama dërgoi kriminelët e RENEA-s për të dhunuar
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi trazirat e regjistuara ditën e sotme në Parlament. Ai u shpreh se sot ishte një ditë beteje për opozitës. 

Berisha tha se parlamenti është thjesht një vegël e verbër e Edi Ramës, i cili për të trysnuar, për të dhunuar deputetët e opozitës dërgoi aty kriminelë të RENEA-s, të armatosur që u drejtuan tytat e armëve deputetëve, të cilët në misionin e mosbindjes civile po përfaqësonin vullnetin e popullit opozitar. Kreu i PD-së shtoi se aktet e sotme të Elisa Spirogjokës, të deputetëve, të mercenarëve me uniformë dhe gardistëve dëshmoi se parlamenti është në agoni dhe se jetën e ka të shkurtër.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Përshëndetje të përzemërta oratorëve, deputetit Dash Sula për fjalën e tij dhe të gjithë oratorëve që nga kjo tribunë e fjalës së lirë përcjellin në mbarë vendin, në mendjen dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë, të vërtetat e këtij regjimi që bazohet mbi krimin, drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.


Miqtë e mi, sot ishte ditë beteje për opozitën. Ishte ditë triumfi. Ishte ditë sulmi. Ndaj dhe në emër tuaj dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë deputetët e opozitës, të cilët me qëndrimin e tyre u dëshmuan shqiptarëve se çfarë përfaqëson narkoparlamenti i Edi Ramës. Se çfarë përfaqëson regjimi i tij dhe çfarë janë të aftë të bëjnë gangsterët, kriminelët me uniformë, narkodeputetët e këtij regjimi. Sot në oborrin, në sallën e parlamentit, opozita e frymëzuar nga qytetarët opozitarë, e vendosur të mbrojë me mosbindje civile Kushtetutën, ligjin, të drejtat e popullit opozitar, dëshmoi se ai parlament i narkoshtetit, nuk meriton të jetë asnjë ditë më.


Se ai parlament është thjesht një vegël e verbër e Edi Ramës, i cili për të trysnuar, për të dhunuar deputetët e opozitës, dërgoi aty kriminelë të RENEA-s, të armatosur që u drejtuan tytat e armëve deputetëve, të cilët në misionin e mosbindjes civile po përfaqësonin vullnetin e popullit opozitar.
Aktet e sotme të Elisa Spirogjokës, të deputetëve, të mercenarëve me uniformë, gardistëve, të cilët zbatonin urdhrat e Spirogjokës, bastardit të familjes Hoxha në krye të ministrisë së rendit, që sillte i tmerruar për veten e tij, bandën e RENEA-s kundër deputetëve, dëshmoi se parlamenti është në agoni dhe se jetën e ka të shkurtër.

berisha renea deputetet te opozites

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj