6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas agjendës së Këshillit të Sigurimit, në raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të vlerësohet edhe puna e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, teksa ka folur për politikanin dhe biznesmenin Millan Radoiçiç, i cili e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e këtyre sulmeve.
“Ky është shtet ligjor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, për t’i hetuar të gjitha rrethanat dhe për të vepruar siç parashihet”, ka thënë Bërnabiq për Televizionin serb Prva.
Ajo ka theksuar se, “nuk e arsyeton” vrasjen e askujt, dhe as vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se serbët në Kosovë janë duke vuajtur nga presioni i vazhdueshëm nga autoritetet e Prishtinës, prandaj ka qenë "çështje ditësh, çështje minutash”, deri tek incidenti.
Bërnabiç megjithatë, nuk ka përmendur dëshmi për presionin e pretenduar. Ajo ka vlerësuar se autoritetet në Serbi duhet “të mbledhin dëshmi dhe ta mbrojnë të vërtetën absolute”, para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 18 tetor.
Sipas agjendës së Këshillit të Sigurimit, në raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të vlerësohet edhe puna e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiç, është marrë në pyetje më 3 tetor, katër ditë pasi e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Ai është liruar nga mbajtja më 4 tetor. Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiç, pas intervistimit. Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut nga arratisja.
Radoiçiç akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Radoiçiç e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.
Me vendimin e 4 tetorit, Radoiçiqit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës. Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”. Serbia e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.
Marrë nga REL
Zdravko Ponosh SERBI- Ish-kryekomandanti i ushtrisë serbe, opozitari serb, Zdravko Ponosh ka folur në lidhje me lirimin nga paraburgimi t&eu...
Jaysley Beck ANGLI-Jaysley Beck, 19-vjeçarja angleze që ishte pjesë e ushtrisë mbretërore mësohet të ketë vrar&eu...
Greg Fergus KANADA- Dhoma e ulët e Parlamentit të Kanadasë zgjodhi Greg Fergus si kryetar të ri, duke e bërë atë ka...
Albin Kurti dhe Luan Dalipi KOSOVË- Shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të terro...
pamje nga vendngjarja INDI- Të paktën 23 anëtarë të ushtrisë indiane janë të zhdukur pasi përmbytjet shka...
parlamenti europian STRASBURG- Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë për sulmin në Banjskë. Ky njoftim vjen ve...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkua...
foto ilustruese ITALI- Është publikuar videoja e momentit të rënies nga ura të autobusi në Venecia, duke lënë ...
foto ilustruese ITALI- Një çift që jeton në Palermo të Italisë nuk mund të konsiderohen si njerëz me shumë f...
fituesit e "Nobel" në mjekësi SUEDI- Çmimi Nobel 2023 në Kimi u është dhënë Moungi G Bawendi, Louis E Brus dhe Al...