LIVE UPDATES
Bota

Besimi i votuesve në rrezik nga Inteligjenca Artificiale në SHBA

Deri më tani, inteligjenca artificiale në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Amerikë ra në sy në zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, ku mijëra votues morën telefonata me një zë që tingëllonte si zëri i presidentit Joe Biden, që u thoshte të mos votojnë.

24 Prill 2024, 19:49 Nga E. D
Besimi i votuesve në rrezik nga Inteligjenca Artificiale në SHBA
foto ilustruese

SHBA- Inteligjenca artificiale është e pranishme në mbarë jetën politike amerikane, që nga mbledhja e fondeve dhe deri tek reklamat e fushatës. Disa ligjvënës po bëjnë përpjekje për rregulla më të forta për përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë zgjedhjeve presidenciale të këtij viti. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, disa prej ligjvënësve mendojnë se inteligjenca artificiale vë në rrezik besueshmërinë tek votuesit për materialet që iu paraqiten.

Deri më tani, inteligjenca artificiale në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Amerikë ra në sy në zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, ku mijëra votues morën telefonata me një zë që tingëllonte si zëri i presidentit Joe Biden, që u thoshte të mos votojnë.

“Votimi këtë të martë vetëm u mundëson republikanëve të rizgjedhin Donald Trump-in”, thoshte zëri i rremë gjatë telefonatës.

Zëri u prodhua nga magjistari nga Luiziana, Paul Carpenter, për një pagesë prej vetëm 150 dollarësh.

“Nëse ka nevojë për një lloj loje të tillë, unë mund ta ofroj këtë”, thotë zoti Carpenter.

Senatori Richard Blumenthal thotë se nuk duhet pritur deri sa kjo të ndodhë sërish.

“Dezinformimi dhe materialet e rrema do të kenë së shpejti ndikim mbi publikun amerikan. Do të jenë në formën e reklamave politike dhe formave të tjera të dezinformimit që janë të mundësuara nga inteligjenca artificiale. Përbën rrezik të qartë për demokracinë tonë”, tha senatori Richard Blumenthal, anëtar i Komisionit për Gjyqësorin.

Gjatë një seance dëgjimore për inteligjencën artificiale, senatori Josh Hawley tha se ka ardhur koha për të vepruar.

“Po bëhen shumë të dukshme rreziqet e kësaj teknologjie pa një kuadër rregullator. Mendoj se pikëpyetja tani është nëse do të shohim ndonjë katastrofë”, tha ai.

Ekziston që tani mundësia për t’i pikasur telefonatat si ajo në Nju Hempshër, thotë programuesi i zërave artificialë Zohaib Ahmed.

“Mendojmë se vendosja e shenjave mbi materialet ku është përdorur inteligjenca artificiale është një zgjidhje tashmë e gatshme dhe mund të kontrollojmë që tani përmbajtjen e materialeve zanore”, tha zoti Ahmed.

Por ndërsa teknologjia ekziston, ajo që mungon është kuadri rregullator, thotë eksperti i fushës së gjurmimit të materialeve të rreme Ben Colman.

“Ekziston një bazë e mirë në nivel kombëtar dhe të shteteve. Kur fut diçka p.sh. në YouTube, kontrollohet për disa gjëra. Kontrollohet për dhunë. Kontrollohet për imazhe që mund të jenë të papërshtatshme për të miturit. Apo nëse po përdor këngën më të fundit të Drake-ut? Kjo bëhet për shkak të rregullave. Pra që të kontrollohen materialet për përmbajtje të prodhuar nga inteligjenca artificiale, do të ishte thjesht një tjetër kontroll përgjatë këtij procesi”, tha zoti Colman.

Komisioni amerikan i Zgjedhjeve po shqyrton vendosjen e rregullave që do të ndalonte përdorimin e inteligjencës artificiale për të mashtruar votuesit.

Sekretari i shtetit Nju Hempshër, David Scanlan i tha Senatit se përdorimi i materialeve të rreme të prodhuara me inteligjencë artificiale, si telefonata që imitonte zërin e presidentit Biden, rrezikojnë besimin e votuesve.

“Aspekti më thelbësor i rolit tim si sekretar shteti është që të sigurohem që zgjedhjet të mos prishen, që njerëzit të kenë besim dhe ta dinë se u mbajtën me ndershmëri dhe saktësi, në standartet më të larta të mundshme. Dhe nëse e humbasim këtë, do të jetë shumë, shumë e vështirë për ta rifituar”, tha zoti Scanlan.

Në Nju Hempshër, ligjvënësit po punojnë për një legjislacion ku do të kërkohet që reklamat politike 90 ditë përpara zgjedhjeve të bëjnë të ditur nëse audioja, fotografitë apo videot “janë manipuluar apo prodhuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe nëse paraqesin një artikulim apo sjellje që nuk ka ndodhur ndonjëherë”./VOA

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj