LIVE UPDATES
Bota

Beteja me dezinformatat ruse në Maqedoninë e Veriut

Sipas hulumtimit, “narrativat armiqësore ruse në Maqedoninë e Veriut” në vitin e parë të agresionit rus kundër Ukrainës kishin pesë synime kryesore; arsyetimin e agresionit, portretizimin e Ukrainës si kërcënim për ekzistencën e Rusisë për shkak të afërsisë së saj me Perëndimin dhe nazizmin e pretenduar, përmes narrativave "Laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë dhe se ukrainasit janë nazistë".

5 Gusht 2023, 20:51 Nga k.m.
Beteja me dezinformatat ruse në Maqedoninë e Veriut
Foto ilustruese

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka bërë gjithçka për të rritur ndikimin e saj në Maqedoninë e Veriut, sipas të të ashtuquajturit koncept i "fuqisë së mprehtë", tregojnë të dhënat e një studimi të asociacionit civil "Most". Ky hulumtim analizon propagandën ruse, ndikimin dhe narrativat dezinformuese lidhur me luftën në Ukrainë, e që janë të pranishme online në Maqedoninë e Veriut në periudhën mars 2022 - shkurt 2023. Një koncept i tillë i "fuqisë së mprehtë", siç thuhet në studim, zbatohet veçanërisht përmes promovimit të vëllazërisë sllavo-ortodokse dhe shfrytëzimit të kishës për qëllime të tilla.

"Ndikimi rus e tërheq popullsinë në konceptin e vlerave të përbashkëta me “vëllezërit sllavë dhe ortodoksë nga Rusia që nuk kanë asgjë të përbashkët me botën perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, duke inkurajuar kështu rezistencën ndaj Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s", thuhet në studim.

Sipas hulumtimit, “narrativat armiqësore ruse në Maqedoninë e Veriut” në vitin e parë të agresionit rus kundër Ukrainës kishin pesë synime kryesore; arsyetimin e agresionit, portretizimin e Ukrainës si kërcënim për ekzistencën e Rusisë për shkak të afërsisë së saj me Perëndimin dhe nazizmin e pretenduar, përmes narrativave "Laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë dhe se ukrainasit janë nazistë".

“Ky ndikim i jashtëm është i dëmshëm. Është një propagandë që përçan hapësirën informative duke bërë përpjekje për të rritur ndikimin te qytetarët përmes manipulimeve të ndryshme. Synimet tjera kishin të bëjnë me plasimin e dezinformatave se sanksionet dëmtojnë Perëndimin më shumë se Rusinë dhe krijimin e perceptimit se Perëndimi dëshiron të shkatërrojë Rusinë për shkak të botëkuptimit të saj ortodoks, një tregim që është promovuar nga zyrtarët rusë, si dhe aleatët dhe propaganduesit rusë”, ka deklaruar Rosana Aleksoska, nga asociacioni civil "Most".

Një synim tjetër i dezinformatave ruse, sipas hulumtimit, kishte të bënte me kthimin në të kaluarën përmes manipulimeve lidhur me ngjarjet në Jugosllavi, si dhe duke promovuar narrativën “Kosova është Serbi, Donbasi është Rusi”.

“Të gjitha këto synime, sipas studimit, kanë qëllime përçarëse dhe synojnë të nxisin ndjenjën anti-perëndimore në audiencë, duke bërë gjithçka për të penguar integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit. Maqedonia e Veriut dhe Ballkani janë lart në agjendën e Kremlinit”, thuhet në studim.

Ndërkohë, Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për gazetari hulumtuese, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut është i pranishëm në veçanti në dhjetë vjetët e fundit.

“Maqedonia e Veriut llogaritet si një nyje, një udhëkryq apo si një terren, në të cilin shumë më lehtë ushtrohet strategjia e Rusisë që të ketë një ndikim të madh me një kosto të vogël. Këtë ajo e arrin me propagandën e saj duke nxitur përçarje në baza etnike dhe religjioze dhe duke joshur kështu popullatën ortodokse dhe sllave që të bashkohet rreth Moskës si një promotore dhe mbrojtëse e interesave sllave”, thotë Neziri.

Ai shton se kjo propagandë bëhet me një kosto të lirë përmes mediave të ndryshme, kryesisht portaleve dhe rrjeteve sociale.

“Është një ndikim me një kosto shumë të lirë dhe efikase, sidomos te gjeneratat e reja andaj institucionet tona, sikur edhe vendet tjera të Ballkanit duhet të kenë strategji konkrete që t’i përgjigjen kësaj lufte hibride që ka për qëllimin devijimin nga qëllimet strategjike të këtyre vendeve drejt integrimeve euroatlantike”, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti Neziri.

Studimi i asociacionit civil "Most", bazohet në gjetjet dhe rekomandimet e bëra në studimin "Dezinformimi dhe shtrembërimi i informacionit në Maqedoninë e Veriut", botuar nga "Most" në dhjetor 2021.

“Autoritetet, partitë politike, komuniteti akademik, sektori privat, mediat dhe të gjithë aktorët e tjerë duhet të njohin praninë e ndikimit malinj rus në vend. Pasi të bëhet kjo, duhet të hartohet, miratohet dhe zbatohet në mënyrë konsistente një plan strategjik afatgjatë për të luftuar ndikimin e huaj malinj, si dhe një plan afatgjatë komunikimi strategjik”, thuhet në studimin e asociacionit civil "Most"./REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj