LIVE UPDATES
Bota

"Beteja që Trump ka pritur"/ New York Times: Si Presidenti po e nxit krizën në Los Angeles, duke rritur profilin e tij si lider

Urdhri për të dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles pa miratimin e Guvernatorit Gavin Newsom nuk ishte thjesht një tejkalim i autoritetit. Ishte një veprim i synuar në një fushëbetejë politike që Trump e kishte zgjedhur prej kohësh.

9 Qershor 2025, 16:15 Nga E. D
"Beteja që Trump ka pritur"/ New York Times: Si Presidenti po e
pamje nga protesta

SHBA- Nuk ishte thjesht një reagim, ishte skenari që vetë Trump kishte pritur të zhvillohej. Një betejë shumë simbolike, në zemër të një shteti thellësisht demokrat (Kalifornia), në sfondin e çështjes më të nxehtë në axhendën e tij politike emigracionin.

Urdhri për të dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles pa miratimin e Guvernatorit Gavin Newsom nuk ishte thjesht një tejkalim i autoritetit. Ishte një veprim i synuar në një fushëbetejë politike që Trump e kishte zgjedhur prej kohësh.

Siç shkruan New York Times, arsyeja për këtë ishin protestat që shpërthyen pas një operacioni masiv deportimi të emigrantëve në Los Angeles. Edhe pse autoritetet lokale nuk kërkuan ndihmë, Trump u duk i gatshëm për shfaqjen. 

Ai foli për një pushtim i përshkroi protestuesit si rebelë, premtoi se kushdo që pështyn mbi ushtarët do të paguajë shtrenjtë" dhe la të hapur mundësinë e thirrjes së Aktit të Kryengritjes. Steven Miller, një nga këshilltarët e tij më të ngushtë, e tha qartë: "Kjo është një luftë për shpëtimin e qytetërimit".

"Garda Kombëtare u dërgua, fotot u ngarkuan, videot u publikuan, flamuj meksikanë dhe të El Salvadorit, pamje tensioni, disa minuta dhunë midis shumë demonstratave paqësore. Gjithçka u përdor për të ndërtuar narrativën e pushtimit. Qëllimi: të bindte bazën e tij se Amerika është nën kërcënim dhe vetëm një udhëheqës i fortë mund ta shpëtojë atë," shkruan Nwe York Times. 

Guvernatori i Kalifornisë nuk u habit.

“E prisnim këtë, ishim të përgatitur”, tha Newsom për New York Times.

Ai akuzoi administratën se po kërkonte të destabilizonte shtetin e tij dhe i dërgoi një letër Departamentit të Mbrojtjes, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të Gardës Kombëtare.

“Që ata të kenë sukses, Kalifornia duhet të dështojë”, tha ai.

Kalifornia si shënjestër/ Strategjia e ndëshkimit

Ky konflikt nuk është i izoluar. Trump e ka shënjestruar vazhdimisht Kaliforninë kohët e fundit ai kërcënoi të shkurtojë fondet për shkak të pjesëmarrjes së një atleti transgjinor në ngjarje shkollore, ndërsa ngriu 4 miliardë dollarë fonde për projekte hekurudhore.

Megjithatë, për Shtëpinë e Bardhë, narrativa është e qartë.

"Qytetet dhe institucionet e drejtuara nga demokratët po e dështojnë popullin amerikan. Presidenti ndërmerr veprime kur ata refuzojnë," tha zëdhënësja Abigail Jackson./New York Times

protestat ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj