LIVE UPDATES
Bota

Betimi i qeverisë së re serbe, REL: Të gjitha qeveritë e Ivica Daçiçit

Në këtë mënyrë, Daçiç dhe socialistët vazhdojnë bashkëpunimin dhjetëvjeçar me Partinë Progresive Serbe (SNS), që është shtylla kurrizore e koalicionit qeverisës, lider i së cilës është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

25 Tetor 2022, 11:44 Nga d.a.
Betimi i qeverisë së re serbe, REL: Të gjitha qeveritë e
Vucic dhe Dacic

SERBI- Lideri socialist serb, Ivica Daçiq, po kthehet në Qeverinë e Serbisë. Përveçse do të jetë ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër, Daçiq do të ketë edhe funksionin e koordinatorit të shërbimeve të sigurisë.

Në këtë mënyrë, Daçiç dhe socialistët vazhdojnë bashkëpunimin dhjetëvjeçar me Partinë Progresive Serbe (SNS), që është shtylla kurrizore e koalicionit qeverisës, lider i së cilës është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Socialistët ishin partnerë të progresistëve në Qeveri edhe atëherë kur SNS-ja mund ta formonte në mënyrë të pavarur qeverinë. Partia Socialiste e Serbisë (SPS) nga opinioni konsiderohet si parti me orientim pro-rus.

“Daçiç ka një logjikë të rëndësishme në politikë - që uji i qetë dhe rezultatet i fundosin edhe brigjet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Sllavica Gjukiç-Dejanoviç, zyrtare e lartë e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).

Me këtë fjalë të urtë, e cila nënkupton se me punë këmbëngulëse mund të arrihet deri te qëllimi, Gjukiç-Dejanoviç sqaron, sipas saj, faktin se Daçiç ka arritur ta ruajë partinë pas ndryshimeve politike të 5 tetorit, 2000, në Serbi. Ajo e konsideron këtë si suksesin e tij më të madh.

Ky ish-bashkëpunëtor i ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviq, ka mbijetuar shembjen politike të regjimit të tij, më 5 tetor të vitit 2000.

“Edhe kur mendonin se do të zhdukeshim nga skena politike, ne u ngritëm si feniks”, tha Daçiq në fushatën para zgjedhjeve të vitit 2012.

Jo vetëm që nuk janë zhdukur nga skena politike, por tash e një dekadë e gjysmë, socialistët kanë qenë një partner i vogël në çdo qeveri.

Gjatë asaj kohe, Ivica Daçiq ishte ministër i Punëve të Brendshme, kryeministër, shef i diplomacisë dhe kryetar i Kuvendit të Serbisë.

Dushan Spasojeviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, e shpjegon këtë duke thënë se Partia Socialiste e Serbisë është një parti pragmatike, me një elektorat shumë të qëndrueshëm.

“Daçiq dhe socialistët ishin të dobishëm për pothuajse të gjitha qeveritë dhe shumica e qeverive i donin ata në përbërjen e tyre”, thotë ai.

Edhe në fillim të viteve 2000, socialistët u bënë një faktor i domosdoshëm në formimin e qeverive.

Në disa raste, si partner më i vogël, ata mbuluan numrin e nevojshëm të deputetëve për të formuar shumicën qeverisëse. Së pari për Partinë Demokratike në vitin 2008, dhe më pas për Partinë Progresive Serbe në vitin 2012.

Krahas pozitave të ministrit dhe zëvendëskryeministrit, Daçiq në mandatin e ri do të jetë edhe koordinator i shërbimeve të sigurisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një fjalim para opinionit, më 27 gusht, tha se kjo tregon besimin që ka tek Ivica Daçiq.

Kjo, sipas Sllavica Gjukiq-Dejanoviqit, do të thotë se bashkëpunimi ndërmjet SNS-së dhe SPS-së, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, “ka justifikuar synimet për forcimin e shtetësisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo qytetari të Serbisë”.

Byroja për koordinimin e shërbimeve të sigurisë e harmonizon në mënyrë operative punën e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Agjencisë së Sigurisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, si dhe koordinon aktivitetet e tyre.

Politologu Dushan Spasojeviq, megjithatë, nuk mendon se pozita e koordinatorit të shërbimeve të sigurisë do t’i sjellë Daçiqit më shumë pushtet.

“Daçiq dhe Vuçiq kanë bashkëpunuar për një kohë shumë të gjatë dhe mendoj se më shumë është rezultat i një marrëdhënieje personale dhe më pak diçka që lidhet me rezultatet e zgjedhjeve”, thotë Spasojeviq.

Në fillim, nga viti 2004 deri më 2008, socialistët mbështetën Qeverinë e pakicës të udhëhequr nga Vojisllav Koshtunica, atëherë lider i Partisë Demokratike të Serbisë me orientim të djathtë.

Koshtunica, si kandidat i opozitës demokratike, fitoi zgjedhjet për president të Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 2000, kundër liderit të SPS-së, Sllobodan Millosheviq.

Më pas, në vitin 2008, socialistët i mundësuan Partisë Demokratike të formonte qeverinë.

Asokohe, Daçiq u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm. Me liderin e atëhershëm të demokratëve dhe presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, ai nënshkroi Deklaratën për pajtimin politik të partive të tyre.

Me atë deklaratë, ata u angazhuan për tejkalimin e konflikteve nga e kaluara dhe synuan anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Katër vjet më vonë, Daçiq i mundësoi Partisë Progresive Serbe të formonte Qeverinë.

Për këtë, edhe pse ishte partner më i vogël në koalicionin qeverisës, atij iu dha posti i kryeministrit, ndërkaq e mbajti edhe postin e ministrit të Brendshëm.

Më pas, në vitin 2014, u bë ministër i Jashtëm dhe qëndroi në atë detyrë deri në vitin 2020. Gjatë dy vjetëve të fundit ka qenë në krye të Kuvendit të Serbisë.

Për faktin se kanë arritur të jenë një faktor i rëndësishëm në koalicionet qeverisëse gjatë dy dekadave të fundit, socialistët falënderojnë besnikërinë e elektoratit.

“Ky është, në fakt, vullneti i qytetarëve”, thotë Sllavica Gjukiq-Dejanoviq.

Në zgjedhjet e fundit të muajit prill, SPS-ja mori 100 mijë vota më shumë.

Politologu Dushan Spasojeviq thotë se SPS-ja, përveç bredhjeve dhe ndryshimeve, arriti të pozicionojë ideologjinë e saj në periudhën e pas-Millosheviqit.

Në programin e SPS-së thuhet se është parti e së majtës demokratike, e cila angazhohet për drejtësinë sociale dhe solidaritetin. Po ashtu, aty është e shkruar se Kosova është pjesë përbërëse e identitetit dhe shtetësisë serbe. Gjithashtu thuhet se të jesh i orientuar kah Bashkimi Evropian, nuk do të thotë të mbyllesh ndaj marrëdhënieve reciproke të dobishme me të tjerët.

Para zgjedhjeve parlamentare, në muajin prill, Ivica Daçiq ishte një nga kundërshtarët më të zëshëm të vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës fqinje.

Bashkë me Bjellorusinë, Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Ne nuk do ta dëmtojmë Rusinë me këtë, por do ta dëmtojmë veten”, tha Daçiç për televizionin Prva, më 14 mars, derisa po fliste për sanksionet.

Daçiq e sheh Rusinë si mbrojtëse të interesave të Serbisë, sepse beson se në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ajo do të vërë veton ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë që Kosova shpalli në vitin 2008.

Gjithashtu, lideri socialist e quan presidentin rus, Vladimir Putin, mik të Serbisë dhe të popullit serb.

Prej vitesh në media është raportuar se Moska këmbëngul për pjesëmarrjen e socialistëve në Qeveri.

Por, zyrtarja e SPS-së, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq i hedh poshtë këto pretendime.

“Serbia ka politikën e vet dhe Daçiq e Vuçiq punojnë në interes të Serbisë, nuk janë të dëgjueshëm (ndaj të tjerëve) dhe prandaj qëndrojnë”, thotë ajo.

SPS-ja është konsideruar nga publiku si një parti pro-ruse që nga themelimi i saj.

Por, në vitin 2016, Daçiq i tha medias serbe B92 se “ai nuk e percepton SPS-në si partinë më të fortë pro-ruse në qeveritë e mëparshme”.

Megjithatë, SPS-ja tradicionalisht mban pozita udhëheqëse në sektorin e energjisë në Serbi, i cili varet në masën më të madhe nga Rusia.

Srbijagas, kompania shtetërore e furnizimit me gaz, ka vite që drejtohet nga stafi i SPS-së. Në mandatin e kaluar të Qeverisë serbe, socialistët kishin edhe resorin e energjetikës.

Gjithashtu, liderit të socialistëëve i është dhënë dekorata Urdhri i miqësisë së Federatës Ruse, në vitin 2018.

Ivica Daçiq, si kryeministër në Qeverinë e udhëhequr më herët nga Partia Progresive Serbe, ka nisur dialogun në Bruksel, me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, nën ombrellën e Bashkimit Evropian.

Takimi i tyre i parë u mbajt në tetor të vitit 2012 dhe Daçiq, asokohe, tha se ishte koha për një marrëveshje historike.

Është e njohur edhe deklarata e Daçiqit nga ai takim: “I kam thënë edhe Thaçit se sa është Kosova e tij, po aq është edhe e imja, sepse unë, ndër të tjera, kam lindur në Kosovë”.

Si kryeministër, Daçiq nënshkroi, në emër të Beogradit, Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në vitin 2013. Nga pala kosovare, nënshkroi Thaçi.

Me atë marrëveshje rregullohen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim të afrimit të Serbisë dhe Kosovës me Bashkimin Evropian.

Por, gjithashtu, si ministër i Jashtëm, ai ishte përfshirë në fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Serbia filloi atë fushatë në vitin 2017.

“Kur ai numër të bjerë në 96 ose më pak (shtetet që e njohin Kosovën), mund të konsideroj se e kam kryer atë që kam premtuar”, tha Daçiq për Radiotelevizionin e Serbisë, në korrik të vitit 2019.

Dy të paditurit më të kërkuar të Hagës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, u arrestuan dhe iu dorëzuan Tribunalit të Hagës në kohën kur ministër i Policisë në Serbi ishte Ivica Daçiq.

Në atë kohë, socialistët ishin partnerë të Partisë Demokratike (DS) në Qeverinë e Serbisë. Asokohe, në krye të DS-së ishte presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiq.

Radovan Karaxhiq, ish-president i Republikës Sërpska, u arrestua në korrik të vitit 2008 në Beograd.

Tri javë më pas, Daçiq deklaroi se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ishte e përfshirë në këtë arrestim.

“Mua vetëm më njoftuan për këtë, madje pasi që ishte arrestuar. U njoftua zyrtarisht se shërbimet tona sekrete morën pjesë në operacion”, tha Daçiç për Press, në gusht të vitit 2008.

Në maj të vitit 2011, u arrestua Ratko Mlladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska.

Më pas, Daçiq u tha gazetarëve se Mlladiqin e arrestoi MPB-ja serbe, pa ndihmën e ndonjë shërbimi të huaj.

Tribunali i Hagës i dënoi Karaxhiqin dhe Mlladiqin me burgim të përjetshëm për krime në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ngritjen e Ivica Daçiqit nuk e dëmtuan as aferat që e përcollën.

Në aferën “Valixhja” të vitit 2006, u arrestuan zëvendësguvernatori i atëhershëm i Bankës Popullore të Serbisë, Dejan Simiq, dhe zyrtari i Partisë Socialiste të Serbisë, Vlladimir Zagragjanin, nën dyshimin se kishin marrë ryshfet.

Ivica Daçiq u largua nga banesa para arrestimit.

Duke dëshmuar në gjyq, në prill të vitit 2009, ai tha se pasi kishte shkuar në banesën e Simiqit me Zagragjaninin, e kishte thirrur për një takim urgjent sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i Qeverisë së Serbisë. Siç theksoi ai, kjo ishte arsyeja pse ishte larguar.

Aktorët e aferës “Valixhja”, në vitin 2011, u liruan nga akuzat.

Më pas, në shtator të vitit 2015, Rrjeti hulumtues për hetimin e krimit dhe korrupsionit në Serbi (KRIK) publikoi një video të Daçiqit me Rodolub Radulloviqin, i njohur si Banane Misha.

Radulloviq u dënua me nëntë vjet burgim me vendimin e Gjykatës së Apelit në Beograd, të shpallur më 12 tetor, për kontrabandë kokaine nga Amerika Latine në Evropën Perëndimore.

KRIK theksoi se Radulloviq, nga nëntori 2008 e deri në prill 2009, u xhirua nëntë herë duke u takuar me njerëz nga udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme – përfshirë ministrin e atëhershëm të Policisë, Ivica Daçiq.

Daçiq u përgjigj se Radulloviqi, në atë kohë, nuk ishte në databazat e MPB-së të grupeve kriminale.

Daçiq po ashtu ka thënë se shërbimet nuk e kanë njoftuar se Radulloviq është person i rrezikshëm për sigurinë e Serbisë.

Shefi i shtabit të Daçiqit, Branko Llazareviq, u gjykua gjithashtu para Gjykatës së Lartë për Krimin e Organizuar në Beograd, për zbulimin e një sekreti zyrtar. Llazareviq u lirua nga kjo akuzë.

Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, e pyetur se si sillet Daçiq si kryetar partie, thotë se është “i menjëhershëm, konkret dhe korrekt”.

“Ai mendon shumë shpejt. I komunikon vendimet ngadalë, por i merr ato shpejt. Ai di të ndajë thelbësoren nga e parëndësishmja dhe, në momentin e duhur, të vendosë prioritetet e duhura. Ai di të bëjë një ndryshim në strategji dhe taktikë, për të arritur qëllimet që gjithmonë nënkuptojnë të mirën për Serbinë”, thotë ajo.

Daçiq, gjatë karrierës së tij, kaloi rrugën nga “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e deri te “Më evropiani”.

Në janar të vitit 2010, lideri socialist u hoq nga “lista e zezë” amerikane, në të cilën u vendos si përfaqësues i regjimit të Millosheviqit.

Më pas, si zëvendëskryeministër, atij iu dha një vizë diplomatike për të shkuar në lutjet e mëngjesit, të cilat, nga presidenti i SHBA-së organizohen tradicionalisht çdo vit, në muajin shkurt.

Në Serbi, në vitin 2009, ai u shpall “Më evropiani”. Kjo mirënjohje për kontributin në afrimin me BE-në ndahet nga organizata joqeveritare e Beogradit, Shtëpia e Parë Evropiane.

Daçiq është i njohur edhe për këndim. Videot duke u kënduar shtetarëve të huaj në ngjarje ceremoniale, janë bërë disa herë virale./REL/

ivica daçiç aleksander vucic qeveria e re serbe

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!