LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA, Biden dhe Trump fillojnë betejën në Xhorxhia

Dy kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin prej javësh se përbëjnë rrezik për demokracinë, por të shtunën, për herë të parë këtët vit, ata do të ndodhen njëkohësisht në këtë shtet të rëndësishëm për betejën zgjedhore.

9 Mars 2024, 20:44 Nga S.N
Zgjedhjet në SHBA, Biden dhe Trump fillojnë betejën në
Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA- Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 fillon të shtunën, aty ku gara u ndal në vitin 2020. Ose më saktë, aty ku nuk përfundoi ndonjëherë.

Presidenti Joe Biden dhe kandidati republikan për president Donald Trump do të bëjnë fushatë në Xhorxhia. Dy kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin prej javësh se përbëjnë rrezik për demokracinë, por të shtunën, për herë të parë këtët vit, ata do të ndodhen njëkohësisht në këtë shtet të rëndësishëm për betejën zgjedhore.

Ndoshta nuk mund të ketë një shtet tjetër ku do të ketë konkurencë më të fortë se sa në Xhorxhia për zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit. Xhorxhia favorizoi zotin Biden në zgjedhjet e vitit 2020 dhe ishte në qendër të pretendimeve të pavërtetuara të zotit Trump se pati manipulime të gjera. Ai përballet me akuza penale në këtë shtet për përpjekjet për të ndërhyrë në procesin e numërimit të votave.

Zoti Trump pritet të sigurojë emërimin si kandidat zyrtar i partisë së tij të martën, kur Xhorxhia, së bashku me Havajin, Misisipin dhe Uashingtonin do të mbajnë zgjedhjet e tyre paraprake. Të enjten, Presidenti Biden mbajti në Kongres fjalimin për gjendjen e vendit, ku kritikoi gjerësisht ish Presidentin Trump, duke e akuzuar atë se po rrezikon demokracinë, se po sillet me servilizëm ndaj Rusisë dhe se po saboton reformën dypartiake për emigracionin.

Sidoqoftë, Presidenti Biden vazhdon të përballet me reagime kundër ndër radhët e demokratëve për mbështetjen e vendosur që i dha Izraelit në luftën kundër Hamasit në Gazë. Kjo pakënaqësi mund të reflektohet tek votimet në Xhorxhia të martën. Një sërë grupesh në Xhorxhia kanë filluar një fushatë përmes së cilës u bëjnë thirrje votuesve që t’i hedhin fletëvotimet bosh të martën, në vend që të votojnë për zotin Biden, duke shpresuar se mund t’i dërgojnë kështu një mesazh Shtëpisë së Bardhë që të rishqyrtojë mbështetjen e saj për Izraelin.

Ish Presidenti Trump mban të shtunën në mbrëmje një tubim në qytetin Rome, të Xhorxhias, një bastion konservator në këtë shtet, në zemër të distriktit të ligjvënëses republikane Marjorie Taylor Greene, një aleate e vendosur e ish Presidentit Trump. Presidenti Biden do të ketë një aktivitet në mbrëmje në zonën e Atlantas, në Xhorxhia, ku pjesët urbane që po zgjerohen me shpejtësi, shihen si një element thelbësor për shpresat e demokratëve në këtë shtet.

Marrë nga VOA

donald trump joe biden shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj