LIVE UPDATES
Bota

Biden dhe Trump qëndrime të ndryshme për NATO-n dhe sigurinë evropiane

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, NATO është përbën nga çështjet thelbësore të politikës së jashtme të fushatës së Presidentit Biden . Ndërkaq ish Presidenti Trump nuk beson se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë aleatët evropianë, në rast rreziku, nëse nuk rrisin buxhetin për mbrojtje. 

2 Prill 2024, 18:02 Nga N.F
Biden dhe Trump qëndrime të ndryshme për NATO-n dhe sigurinë
Trump dhe Biden

SHBA- Ndërsa NATO shënon 75-vjetorin e saj këtë javë, e ardhmja e Aleancës dhe roli i Shteteve të Bashkuara në sigurinë evropiane janë çështje që ndajnë kandidatët për President Joe Biden dhe Donald Trump. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, NATO është përbën nga çështjet thelbësore të politikës së jashtme të fushatës së Presidentit Biden. Ndërkaq ish Presidenti Trump nuk beson se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë aleatët evropianë, në rast rreziku, nëse nuk rrisin buxhetin për mbrojtje. 


Shtatëdhjetë e pesë vjet pas themelimit të saj NATO-, angazhimi më i drejtpërdrejtë amerikan për sigurinë evropiane mbetet përmes Aleancës. E themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, NATO fillimisht bashkoi Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende evropiane me zotimin se do të ndihmonin njëra- tjetrën në rast sulmi. Në ceremoninë e themelimit të NATO-s, Presidenti Harry Truman do të thoshte:

“Nëse ka diçka të sigurt sot dhe të pashmangshme në të ardhmen, ky është vullneti i njerëzve për liri dhe paqe”, tha Presidenti Truman më 4 prill 1949.

Kandidatët kryesor për President të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe Donald Trump kanë qëndrime të ndryshme për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, reagimin e NATO-s dhe domethënien për rolin e Amerikës në sigurinë evropiane. Kur ishte president, Trump u tha udhëheqësve të NATO-s se nuk ndanin buxhet të mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

“Ato që përfitojnë më pak nga NATO-ja janë Shtetet e Bashkuara. Ne përfitojmë më së paku”, tha Presidenti Trump më 3 dhjetor 2019.

Pesë vjet më vonë, Trump, gjatë një tubimi elektoral në Karolinën e Jugut tha se ashpërsia me anëtarët e NATO-s, dha rezultat.

“NATO ishte pothuajse e shkatërruar para se të zgjidhesha unë. Ata nuk mund ta besonin kur iu thashë që nëse nuk rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ne nuk do t’i mbronim ata. Që atëherë nuk janë ndarë asnjëherë më shumë para për mbrojtjen”, tha ish-Presidenti Trump ndërsa merrte pjesë në një tubim zgjedhor në Universitetin e Karolinës.

NATO-ja është zgjeruar pas mandatit të Presidentit Trump. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan së fundmi aleancës në zgjerimin e saj më të madh që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, gjë që mundësoi anëtarësimin e vendeve të Evropës Lindore në NATO. Presidenti Biden thotë se përgjigja ndaj agresionit rus në Ukrainë tregon se NATO po funksionon.

“Para se të fillonte lufta, i thashë Putinit se nëse pushtonte Ukrainën, NATO jo vetëm që do të forcohej, por do të bashkohej më shumë. Ne do të shihnim demokracitë e botës të ngriheshin dhe të kundërshtonin agresionin e tij, pikërisht atë që po shohim se po ndodh sot”, tha Presidenti Biden.

Si president, Trump i dha përparësi marrëdhënieve me Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin. Ndërsa bënte fushatë për një mandat të dytë, ai kujtoi pyetjen e një udhëheqësi të NATO-s për kërcënimet nga Rusia.

“Presidenti i një vendi të madh, u ngrit në këmbë dhe tha: ‘Nëse nuk rrisim buxhetin për mbrojtjen dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: 'Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt do t’i nxisja të bënin çfarë të donin’”, tha ish-presidenti Trump.

Presidenti Biden thotë se qasja e tillë ndaj sigurisë evropiane është e rrezikshme për Amerikën.

“Një ish-president republikan, [Donald Trump], i ka thënë Putinit: ‘Bëj çfarë të duash, duke iu përkulur një udhëheqësi rus. Unë mendoj se është skandaloze. Është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Presidenti Biden.

Trump, gjatë një interviste me rrjetin televiziv konservator britanik “GB News”, më 9 mars të këtij viti, u pyet: “se a do t’i ndihmonte Amerika nëse ata vepronin si duhej? Trump u përgjigj: 100 për qind. Biden thotë se NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë. Gjatë fushatës për rizgjedhjen e tij si President, Biden e ka bërë NATO-n një nga synimet thelbësore të politikës së tij të jashtme.

Marrë nga VOA

trump biden shba nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj