LIVE UPDATES
Bota

Biden fajëson Trump për bllokim të projektligjit për sigurinë kufitare

Projektligji duket se po shkon drejt mosmiratimit, pasi republikanët në Senat sinjalizuan kundërshtimin e tyre. Kjo e lë presidentin Biden pa ndonjë rrugë të qartë për të çuar përpara ndihmën për Ukrainën, përmes Kongresit.

7 Shkurt 2024, 08:50 Nga M.B

Presidenti Joe Biden tha se një projektligj ndërpartiak që parashikon ndihmë financiare për Ukrainën dhe fonde për rritjen e sigurisë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është bllokuar në Kongres. Presidenti demokrat bëri përgjegjës për situatën ish-presidentin Donald Trump, kandidati kryesor republikan për president.

Biden fajëson Trump për bllokim të projektligjit për
Joe Biden

SHBA- Ai i bëri thirrje Kongresit të “tregojë vendosmëri” dhe të kundërshtojë ish-Presidentin. Projektligji duket se po shkon drejt mosmiratimit, pasi republikanët në Senat sinjalizuan kundërshtimin e tyre. Kjo e lë presidentin Biden pa ndonjë rrugë të qartë për të çuar përpara ndihmën për Ukrainën, përmes Kongresit.

"Sinjalet tregojnë se ky projektligj nuk do të shkojë në Senat. Përse? Arsyeja e thjeshtë: Donald Trump-i", tha Presidenti Biden. "Sepse Donald Trump-i mendon se kjo e dëmton politikisht".

Shqetësimet për emigracionin janë bërë një ndër çështjet kryesore në fushatën presidenciale të këtij viti, ndërsa ish-Presidenti Trump përgatitet për një tjetër përballje me Presidentin Joe Biden. Trump ka nxitur republikanët në Kongres të refuzojnë marrëveshjen ndërpartiake rreth sigurisë kufitare, e cila u bë publike të dielën. Projektligji me një buxhet prej 118 miliardë dollarësh, që përfshin gjithashtu ndihmën për Izraelin dhe Ukrainën, po humbet mbështetjen në Kapitol. Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë shprehur kundër ndërsa më shumë se 20 senatorë republikanë kanë thënë se parashikimet ligjore nuk janë të rrepta mjaftueshëm. Disa demokratë e kanë kundërshtuar gjithashtu projektligjin sepse thonë se disa nga masat e tij i trajtojnë emigrantët shumë ashpër. Presidenti Biden nuk i përmendi kundërshtitë në radhët e demokratëve, por fajësoi republikanët se po i nënshtrohen trysnisë së ish Presidentit Trump, që sipas tij, i ka kontaktuar ligjvënësit republikanë për t'i "frikësuar ata që të votojnë kundër këtij propozimi".

“Sinqerisht, ata e kanë detyrim ndaj popullit amerikan të tregojnë vendosmëri dhe të bëjnë atë që është e drejtë”, tha Presidenti Biden.

Të martën, edhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer kritikoi ish-Presidentin Trump për rritjen e kundërshtive ndaj marrëveshjes rreth sigurisë kufitare.

“Donald Trump-i parapëlqen që të vazhdojë kaosi në kufi, në mënyrë që ta shfrytëzojë në fushatën elektorale, në vend që të lejojë Senatin të bëjë gjënë e duhur dhe të japë zgjidhje për situatën”, tha Schumer./ VOA

joe biden donald trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj