All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Biden mbledh mbi 26 milionë dollarë në aktivitetin me ish-presidentët Obama dhe Clinton

Në Sallën e Muzikës "Radio City", ish presidenti Obama lavdëroi vullnetin e presidentit Biden për të negociuar dhe tha se: “Ky është lloji i presidentit që unë dua”. Ish presidenti Clinton dha një zgjidhje të thjeshtë për votuesit këtë vit: “Qëndroni me atë çfarë funksionon”.

29 Mars 2024, 17:18 Nga N.F
Biden mbledh mbi 26 milionë dollarë në aktivitetin me
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

NJU JORK- Barack Obama, Bill Clinton dhe figura të spikatura të skenës u bashkuan të enjten për të shpalosur mbështetjen për presidentin Joe Biden. Aktiviteti arriti të mbledhë kontribute rekord prej mbi 26 milionë dollarësh për fushatën për rizgjedhjen e tij.

Në Sallën e Muzikës "Radio City", ish presidenti Obama lavdëroi vullnetin e presidentit Biden për të negociuar dhe tha se: “Ky është lloji i presidentit që unë dua”. Ish presidenti Clinton dha një zgjidhje të thjeshtë për votuesit këtë vit: “Qëndroni me atë çfarë funksionon”. Presidenti Biden e drejtoi menjëherë vëmendjen nga Donald Trump-i, duke thënë se idetë e kandidatit të pritshëm republikan janë “paksa të vjetra dhe jo në formë” të mirë.

Gjatë bisedës me tre presidentët, moderatori Stephen Colbert i quajti ata “kampionë të retorikës” dhe bëri shaka se tre presidentët kanë ardhur në qytetin e Nju Jorkut “dhe asnjëri prej tyre nuk ka ardhur për të dalë para gjykatës”, një thumbim ky për telashet ligjore të ish presidentit Trump.

Sasia e fondeve të mbledhura ishte një demonstrim i rëndësishëm i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden, ndërsa anketimet vazhdojnë të tregojnë një nivel të ulët mbështetjeje nga opinioni publik. Presidenti do të ketë tashmë mundësinë të testojë peshën e fondeve të mbledhura për fushatën, ndërsa përballet me zotin Trump, i cili provoi me fitoren përballë Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016, se nuk i nevojiten fondet më të shumta për të fituar.

Gjatë bisedës pothuajse njëorëshe, ish presidentët Obama dhe Clinton shpjeguan se sa e vështirë është puna e presidentit Biden. Ata folën për vetminë dhe zhgënjimin në lidhje me politikat që funksionojnë, por efektet e të cilave nuk ndihen menjëherë nga publiku. Ata folën nga përvoja e tyre në këtë post dhe u përpoqën të shpjegojnë se përse zoti Biden është njeriu i duhur në këtë detyrë.

“Është një karrige vetmitare”, tha ish presidenti Obama, i cili udhëtoi drejt Nju Jorkut së bashku me presidentin Biden në bordin e avionit presidencial Air Force One.

Biseda mori formë humoristike, por edhe serioze. Në mbyllje, treshja presidenciale vendosën syze dielli ndërsa qëndronin në sallën e errët të muzikës, si një gjest mbështetjeje për syzet karakteristike të firmës Ray-Ban që mban shpesh presidenti Biden.

Biletat ishin shitur të gjitha në sallën e aktivitetit që pasoi udhëtime të shumta të presidentit Biden në kuadrin e fushatës zgjedhore. Ai ka vizituar disa shtete kryesore për betejën elektorale gjatë tre javëve pas mbajtjes së fjalimit për Gjendjen e Vendit, që shërbeu si një thirrje për t’u bashkuar në mbështetje të rikandidimit të tij. Aktiviteti i së enjtes gjithashtu bashkoi tre dekada drejtimi të Amerikës nga demokratët.

Salla e muzikës e kishte reklamuar aktivitetin me mbishkrimin “Një Mbrëmje me Joe Biden, Barack Obama, Bill Clinton”. Oficerë të shumtë të policisë së qytetit të Nju Jork qëndronin në rrugët përreth në kuadrin e masave të forta të sigurisë.

Protestuesit e zemëruar me menaxhimin nga presidenti Biden të luftës në Gazë dhe mbështetjen e fortë për Izraelin, ndërprenë shkurtimisht aktivitetin dhe e shtynë presidentin Biden të zotohet se do të vazhdojë të punojë për të ndalur vdekjet e civilëve, në veçanti fëmijëve. Por ai shtoi se “rrezikohet ekzistenca e Izraelit”. Qindra persona të tjerë protestonin përpara godinës megjithë shiun që binte, duke kërkuar vendosjen e një armëpushimi në Gazë dhe duke valëvitur flamuj palestinezë.

Drejtuesi i shumicës demokrate në Senat, senatori nga Nju Jorku, Chuck Schumer, iu drejtua i pari rreth 5 mijë mbështetësve të mbledhur. Figura të njohura të industrisë së argëtimit morën gjithashtu fjalën. Lizzo luajti këngën e saj të re “About Damn Time” dhe drejtuesja Mindy Kaling bëri shaka duke thënë se ishte gjë e mirë të jesh në të njëjtin mjedis “me kaq shumë njerëz të pasur”, dhe shtoi se i pëlqen fakti që ata mbështesin një president që premton haptazi se “do t’jua rrisë taksat”.

Ish presidenti Obama i parashtroi audiencës zgjedhjet që kanë, duke thënë se “në fund të ditës, duhet të zgjidhni atë që ju kupton dhe kujdeset për ju. Jam shumë i sigurt se ai tjetri nuk e bën këtë”. Moderatori Colbert tha se ndoshta disa amerikanë mund t’i kenë harruar disa prej aspekteve më shqetësuese të presidencës Trump, përfshirë 6 janarin 2021, kur një turmë mbështetësish të zotit Trump hynë me forcë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje të pasuksesshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Presidenti Biden tha se shqetësimi për këto trazira u ndje edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, ndërsa udhëheqësit e huaj filluan të vënë në pikëpyetje stabilitetin e demokracisë amerikane. Ai shtoi se kjo demokraci është ende delikate.

Në mbi 26 milionë dollarët e mbledhur në Nju Jork përllogariten edhe paratë e dhëna nga mbështetësit gjatë javëve përpara aktivitetit, me dëshirën për të siguruar një biletë. Në total janë mbledhur 6 milionë dollarë më shumë se fondet që mblodhi zoti Trump në muajin shkurt.

Ekipi elektoral i ish presidentit Trump shpreson se do të mblidhen 33 milionë dollarë gjatë një aktiviteti të madh elektoral javën e ardhshme në Palm Beach, Florida. Shifra u bë e ditur nga një person që foli në kushte anonimiteti dhe ishte raportuar më parë në gazetën “Financial Times”.

Ish presidenti Trump ka mbajtur një profil të ulët gjatë javëve të fundit, pjesërisht për shkak të seancave të ndryshme gjyqësore, shpenzimet për të cilat po i paguan nga kontributet e donatorëve. Tubimet e tij të ardhshme elektorale janë planifikuar për të martën në Miçigan dhe në Uiskonsin. Disa udhëheqës republikanë janë të shqetësuar nëse ekipi i tij elektoral disponon infrastrukturën e duhur për t’u përballur në zgjedhjet e përgjithshme me presidentin Biden.

Ish presidenti Trump u gjend në zonën e Nju Jorkut të enjten, për të marrë pjesë në homazhet në Long Island për një oficer të policisë së Nju Jorkut që u vra në detyrë në Queens. Kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Michael Whatley, u përpoq ta paraqesë vendndodhjen e dy kandidatëve të enjten, si një demonstrim i një “kontrasti në stilin drejtues”.

“Në të njëjtën ditë që presidenti Trump ndjek homazhet për oficerin e vrarë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Jonathan Diller, Joe Biden ngre dolli dhe feston me njerëz të famshëm në një aktivitet për mbledhje fondesh me Barack Obamën dhe Bill Clintonin”, u shpreh zoti Whatley në një deklaratë.

Sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se faktet tregojnë se krimet e dhunshme u rritën gjatë mandatit të ish presidentit Trump dhe se administrata e presidentit Biden “ka bërë kryekëput të kundërtën, duke marrë masa të vendosura që nga fillimi për të fuqizuar buxhetin për policinë dhe duke arritur një rënie historike të nivelit të kriminalitetit”.

Marrë nga VOA

biden obama shba clinton

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj