LIVE UPDATES
Bota

Biden mbron vendimin për furnizimin e Ukrainës me bomba thërrmuese: Më mori pak kohë të bindesha

Vendimi vjen në prag të samitit të NATO-s në Lituani, ku Presidenti Biden ka të ngjarë të përballet me pyetje nga aleatët se pse Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Ukrainës armë, që janë të ndaluara nga më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të aleancës, sepse ato shkaktojnë shumë viktima civile.

8 Korrik 2023, 07:19 Nga f.i
Biden mbron vendimin për furnizimin e Ukrainës me bomba
joe biden

SHBA- Presidenti Joe Biden mbrojti të premten vendimin ta furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese, një veprim që administrata e tij tha se ishte kyç për luftën dhe i mbështetur nga premtimi i Ukrainës për t’i përdorur me kujdes këto bomba të debatueshme.

Vendimi vjen në prag të samitit të NATO-s në Lituani, ku Presidenti Biden ka të ngjarë të përballet me pyetje nga aleatët se pse Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Ukrainës armë, që janë të ndaluara nga më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të aleancës, sepse ato shkaktojnë shumë viktima civile.

“Më mori pak kohë që të bindesha për ta bërë këtë”, tha presidenti Biden në një intervistë për rrjetin CNN. Ai shtoi se në fund pranoi rekomandimin e Departamentit të Mbrojtjes për ta furnizuar Kievin me këtë lloj municioni dhe e diskutoi çështjen me aleatët dhe me ligjvënësit në Kongres. Ai tha se “ukrainasve po u mbarojnë municionet” dhe bombat thërrmuese do të ofrojnë një zgjidhje të përkohshme për të ndihmuar në ndalimin e tankeve ruse.

Bombat thërrmuese janë pjesë e një pakete të re ndihmash ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

Vendimi vjen pavarësisht shqetësimeve të përhapura se këto lloje bombash mund të shkaktojnë viktima civile. Pentagoni do të ofrojë municione që kanë një “normë pashpërthyeshmërie” të reduktuar, që do të thotë se do të ketë shumë më pak raunde të pashpërthyera bombash që mund të rezultojnë në vdekje të paqëllimshme civile. 

Bombat thërrmuese hapen në ajër për të goditur disa objektiva në të njëjtën kohë.  Armët do të vijnë nga rezervat e Pentagonit dhe do të përfshijnë automjete të blinduara “Bradley” dhe “Stryker” dhe një sërë municionesh, përfshirë ato të artilerisë së rëndë të llojit HIMARS, tha Nënsekretari i Mbrojtjes për politikat, Colin Kahl në një konferencë me gazetarët të premten në Pentagon.

Të kërkuara prej kohësh nga Ukraina, bombat thërrmuese janë armë që hapen në ajër, duke lëshuar bomba më të vogla të cilat shpërndahen në një zonë të madhe dhe kanë për qëllim të shkatërrojnë objektiva të shumtë në të njëjtën kohë. Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar armët për të ndihmuar fushatën e tyre për të zbrapsur trupat ruse dhe për të arritur fitore në kundërsulmin e vazhdueshëm. Forcat ruse po përdorin tashmë bomba thërrmuese në fushën e betejës dhe në zonat e populluara civile, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, disa municione thërrmuese lënë pas “bomba” që kanë një shkallë të lartë dështimi për të shpërthyer – deri në 40 për qind në disa raste. Zyrtarët amerikanë thanë të enjten se shkalla e municioneve të pashpërthyera për bombat që do të shkojnë në Ukrainë është më pak se 3 për dind dhe për këtë arsye do të thotë më pak kërcënime për civilët. Bombat thërrmuese mund të gjuhen me artileri që Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë ofruar Ukrainës dhe Pentagoni ka një rezervë të madhe të tyre.

Sipas Pentagonit, përdorimi i fundit nga Shtetet e Bashkuara në shkallë të gjerë i bombave thërrmuese ishte gjatë sulmit në Irak në vitin 2003. Por forcat amerikane i konsideruan ato një armë kyçe gjatë pushtimit të Afganistanit në vitin 2001, sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”. Në tre vitet e para të atij konflikti, vlerësohet se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara hodhi më shumë se 1500 bomba thërrmuese në Afganistan. 

Përkrahësit e ndalimit të bombave thërrmuese thonë se ato vrasin pa dallim dhe rrezikojnë civilët shumë kohë pas përdorimit të tyre. Konventa për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese është nënshkruar nga më shumë se 120 vende. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina janë ndër vendet që nuk e kanë nënshkruar atë.

Gjatë një konference për shtyp para njoftimit të pakos së re ushtarake nga Pentagoni, Jake Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, mbrojti vendimin për dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë.

Ai tha se Rusia ka përdorur municione të tilla kundër Ukrainës që nga fillimi i konfliktit duke shtuar se përdorimi i predhave të artilerisë nga Ukraina është aq i shpeshtë, sa është e vështirë që sigurohet prodhim i mjaftueshëm, për të mbuluar nevojat. Zoti Sullivan foli dhe mbi takimin e ardhshëm të NATO-s. Ndërsa Ukraina nuk pritet të bëhet anëtare e aleancës gjatë këtij takimit, anëtarët e saj, do të diskutojnë rreth hapave të nevojshëm që Kievi të kualifikohet për anëtarësim në aleancën ushtarake, tha Shtëpia e Bardhë të premten. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se takimi i Vilniusit në Lituani, do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugën e Ukrainës për t’u bërë pjesë e aleancës./VOA

joe biden lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj