LIVE UPDATES
Bota

Biden paralajmëron Kinën: Do të ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmoni Tajvanin

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin, nëse Kina do ta sulmonte atë.

23 Maj 2022, 18:56 Nga DOSJA
Biden paralajmëron Kinën: Do të ndërhyjmë ushtarakisht
Joe Biden

Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte Tajvanin. Kështu deklaroi Presidenti Joe Biden gjatë një konference për shtyp në Tokio, kur u pyet nga gazetarët për të qartësuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Kjo deklaratë përfaqëson një zhvendosje nga qasja e “paqartësisë strategjike” të përqafuar prej kohësh për këtë çështje nga presidentët amerikanë.

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin, nëse Kina do ta sulmonte atë.

Në një konferencë për shtyp në Tokio, Presidenti Biden u pyet nëse Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të "përfshiheshin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin", duke pasur parasysh se Uashingtoni nuk u tregua i gatshëm ta bënte këtë pas agresionit rus në Ukrainë.

"Po. Ky është zotimi që kemi marrë”, tha Presidenti Biden, pa shpjeguar se çfarë do të përfshinte një mbrojtje hipotetike e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin.

“Arsyeja pse e them këtë është sepse tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për Ukrainën. Nëse, pas gjithë ç’ka bërë (Putini) do të ketë një riafrim mes ukrainasve dhe Rusisë, dhe sanksionet nuk vazhdojnë, atëherë çfarë sinjali do t’i dërgohej Kinës për koston e një përpjekjeje për ta marrë Tajvanin me forcë?”, shtoi Presidenti Biden.

Kjo është ‘lëvizja e fundit’ e dukshme e Presidentit Biden nga qasja e "paqartësisë strategjike" që presidentët amerikanë kanë përqafuar prej kohësh kur flitej për një pushtim të mundshëm kinez të Tajvanit.

Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe është zotuar se do ta rimarrë atë, nëse do të jetë e nevojshme edhe me forcë. Ministria e jashtme kineze dënoi komentet e Presidentit Biden.

“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Mos i dilni kundër 1.4 miliardë kinezëve”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Presidenti Biden prezantoi gjithashtu të hënën një iniciativë që synon të demostrojë angazhimin ekonomik amerikan në Azi, përkundër aktivitetit të Kinës. Megjithëse i vlerësojnë këto përpjekje, kritikët thonë se një kuadër i tillë bashkëpunimi nuk do të përbëjë detyrim ligjor për vendet pjesëmarrëse.

“Nga ana e tyre, kinezët po e kodifikojnë angazhimin e tyre. Mendoj se është problematike kur Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë një gjë të tilë. Nëse jemi në këtë konkurencë ekstreme me Kinën, ne nuk po veprojmë si ata. Dhe duket se ata po bëjnë punë më të mirë”, thotë Derek Grossman, Korporata RAND.

Sidoqoftë, Presidenti Biden konfirmoi mbështetjen amerikane për politikën e “një Kine të vetme”.

“Mbështesim politikën e ‘një Kine të vetme’. Mbështesim hapat e ndërmarrë në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë se Kina ka juridiksionin që të ndërhyjë dhe të përdorë forcën për të marrë Tajvanin. Prandaj, qëndrojmë të vendosur përkrah Japonisë dhe vendeve të tjera në mënyrë që kjo të mos ndodhë. Nuk pres që të ndodhë; nuk do të ketë përpjekje për diçka të tillë. Shumë do të varet nga sa fort bota do ta bëjë të qartë që një veprim i tillë do të shkaktojë pakënaqësi afatgjatë në komunitetin botëror”, tha Presidenti Biden.

Bazuar në politikën e “një Kine të vetme”, Shtetet e Bashkuara njohin Pekinin si qeveri të Kinës dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mbajnë kontakte jozyrtare me Tajvanin, madje edhe një ambasadë de facto në kryeqytetin Taipei. Shtetet e Bashkuara e furnizojnë Tajvanin me armatime ushtarake për të mundësuar mbrojtjen e këtij vendi ishullor./VOA/

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!