LIVE UPDATES
Bota

Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se disa emigrantë pa dokumente të martuar me shtetas amerikanë do të lejohen të aplikojnë për leje qëndrimi të përhershme pa u larguar më parë nga vendi.

13 Korrik 2024, 16:58 Nga r.ll
Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime
foto ilustruese

SHBA- Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e imigracionit. Dallimet e tyre mbi këtë çështje u shfaqën në debatin e tyre të parë presidencial. Pas kufizimit të përkohshëm të kërkesave për azil në kufirin SHBA-Meksikë, Presidenti Biden njoftoi masa mbrojtëse për emigrantët pa dokumente të martuar me shtetas amerikanë. Ndërsa, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros, zoti Trump thotë se do të nisë dëbimet në shkallë të gjerë, nëse ai i fiton zgjedhjet.

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se disa emigrantë pa dokumente të martuar me shtetas amerikanë do të lejohen të aplikojnë për leje qëndrimi të përhershme pa u larguar më parë nga vendi.

“Këto çifte kanë familje, i dërgojnë fëmijët e tyre në kishë dhe në shkollë, paguajnë taksa dhe kanë kontribuar në vendin tonë për dhjetë vjet ose më shumë”, thotë Presidenti Biden.

Lëvizja e zotit Biden pasoi vendimin e tij për pezullim të kërkesave për azil në kufirin SHBA-Meksikë, në rastet kur numri i emigrantëve që e kalojnë kufirin pa autorizim arrin një mesatare ditore prej 2,500 vetash.

"Unë nuk jam i interesuar të bëjë lojë politike me çështjen në kufi ose imigracionin. Unë jam i interesuar për zgjidhjen e këtyre çështjeve", tha ai.

Vendimi për pezullimin e kërkesave për azil në kufi nuk vlen për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, imigrantët me urgjenca mjekësore dhe fëmijët e pashoqëruar nga prindërit e tyre.

“Në fillim të mandatit të tij, Presidenti Biden, në përgjithësi kishte qëllime shumë të mira dhe politikat e tij ishin më pro emigrantëve. Por tani jemi në kohën e zgjedhjeve. Pra, tani duket se ka një trysni më të madhe nga grupe të ndryshme votuesish”, thotë Elizabeth Vaquera nga Universiteti George Washington.

Ish Presidenti Trump thotë se plani i zotit Biden për bashkëshortët e qytetarëve amerikanë është "një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë amerikane".

“Kur të rizgjidhem, plani i paligjshëm i zotit Joe Biden për amnisti do të shkatërrohet dhe do të pezullohet që në ditën e parë të kthimit tim në detyrë”, tha ai.

Zoti Trump premton dëbime në shkallë të gjerë të imigrantëve.

“Nuk kemi zgjidhje. Pak çaste pas inaugurimit tim, ne do të fillojmë operacionin më të madh të dëbimit në Amerikë. Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse kjo nuk është e qëndrueshme”, thotë ai.

“Ai flet për dëbim të miliona njerëzve dhe aktivizimin e Gardës Kombëtare për realizimin e këtij operacioni të grumbullimit të njerëzve në shkallë të gjerë dhe krijimin e kampeve për njerëzit, që do të prisnin për dëbimin nga vendi. Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin për të bërë gjërat për të cilat ai po bën fushatë”, thotë Elizabeth Vaquera nga Universiteti George Washington.

Votuesit amerikanë janë të ndarë mbi çështjen e imigracionit. Sipas një sondazhi të organizatës kërkimore Pew, më shumë se 60 për qind e mbështetësve të zotit Trump e mbështesin një përpjekje kombëtare për të dëbuar emigrantët pa dokumente.

Ky sondazhi tregon se për këtë çështje ka dallime edhe në mesin e votuesve që kanë prirje për të mbështetur demokratët, me 16 për qind që thonë se emigrantët pa dokumente nuk duhet të lejohen të qëndrojnë në vend. Kjo është një rritje me 9 për qind krahasuar mbështetjen që këta votues i dhanë kësaj çështjeje gjatë përballjes Biden-Trump në vitin 2020./VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj