LIVE UPDATES
Bota

Biden: Pushtimi rus në Ukrainë është çështje globale

Pushtimi tremujor rus në Ukrainë, sulmi më i madh në ndonjë shtet evropian prej vitit 1945, ka rezultuar me mbi 6.5 milionë njerëz që kanë ikur nga shteti, ka shndërruar qytetet në gërmadha dhe me sanksione të pashembullta të Perëndimit ndaj Rusisë.

24 Maj 2022, 08:23 Nga DOSJA
Biden: Pushtimi rus në Ukrainë është çështje
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të martën se kriza në Ukrainë është çështje globale, e cila ka rritur rëndësinë e ruajtjes së rendit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe sovranitetit.

Komentet e Bidenit në Tokio kanë ardhur një ditë pasi ai ka ofruar mbështetje ushtarake për Tajvanin, ishull që vetëqeveriset, por të cilin Kina e sheh si të sajin.

“Kjo është më shumë sesa çështje evropiane. Është çështje globale”, ka thënë Biden për krizën në Ukrainë, në një takim të zhvilluar mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Indisë dhe Australisë.

Biden ka theksuar se Uashingtoni është me aleatët e saj dhe ka bërë thirrje për një rajon të lirë dhe të hapur të Indo-Paqësorit.

“Ligji ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut duhet të mbrohen gjithmonë, pavarësisht se ku janë shkelur në botë”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka thënë liderëve biznesorë botërorë në Forumin Davos, se bota duhet të shtojë sanksionet kundër Rusisë, për të penguar shtetet tjera nga përdorimi i “forcës brutale” për të arritur qëllimet e tyre.

Bashkimi Evropian pritet të pajtohet për një embargo në importet e naftës ruse “brenda ditësh”, ka thënë Gjermania, teksa Moska ka thënë se lidhjet ekonomike me Kinën do të rriten.

Aktualisht Rusia është izoluar nga Perëndimi për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë.

Një pjesë e 27 vendeve anëtare të bllokut evropian janë tejet të varura nga energjia ruse, duke nxitur kritika nga Kievi se blloku nuk ka vepruar mjaftueshëm shpejt për të ndalur furnizimet.

Hungaria është duke kërkuar investime në energji para se të pajtohet për embargo, duke u përplasur kështu me shtetet e BE-së që kërkojnë miratim të shpejtë të embargos.

BE-ja u ka ofruar 2 miliardë euro shteteve qendrore dhe atyre lindore që nuk kanë furnizimet tjera përveç atyre nga Rusia.

“Do të arrijmë marrëveshje brenda ditësh”, ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck, për transmetuesin ZDF.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Kremlini do të fokusohet në krijim të lidhjeve me Kinën, pasi janë shkëputur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

“Nëse Perëndimi dëshiron të ofrojë diçka për rikrijim të lidhjeve, atëherë ne do ta mendojmë seriozisht nëse na duhet diçka e tillë apo jo”, ka thënë ai në një fjalim sipas ministrisë ruse.

“Tani që Perëndimi ka marrë ‘pozicion diktatorial’, lidhjet tona ekonomike me Kinën do të rriten edhe më shumë”.

Pushtimi tremujor rus në Ukrainë, sulmi më i madh në ndonjë shtet evropian prej vitit 1945, ka rezultuar me mbi 6.5 milionë njerëz që kanë ikur nga shteti, ka shndërruar qytetet në gërmadha dhe me sanksione të pashembullta të Perëndimit ndaj Rusisë.

Zelensky ka bërë thirrje që aleatët e Ukrainës t’i bëjnë presion Moskës për këmbim të të burgosurve.

“Këmbimi i njerëzve – është çështje humanitare dhe vendim politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve”, ka thënë Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos të Zvicrës.“Neve nuk na duhen ushtarët rusë, na duhet ushtarët tanë”, ka thënë Zelensky. “Ne jemi të gatshëm për këmbim, që prej nesër”.

Rusia ka nisur mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, për atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar këtë vend fqinj dhe për të çrrënjosur nacionalistët e rrezikshëm – pretendime që Kievi dhe Perëndimi i kanë parë si arsyetime të rreme për të fituar territor. Pasi kanë marrë qytetin e Mariupolit javën e kaluar, pas disa muajsh luftime, forcat ruse tani kanë nën kontroll një pjesë të lindjes dhe jugut të Ukrainës.

Ata janë duke tentuar të rrethojnë forcat ukrainase dhe të fitojnë kontrollin e rajonit të Donbasit, ku Moska mbështet forcat separatiste. Një total prej 12,500 forcave ruse janë duke tentuar të marrin Luhanskun, ka thënë guvernatori rajonal, Serhiy Gaidai përmes Telegramit.

Ukraina është duke hetuar mbi 13,000 krime të dyshuara të luftës, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.Rusia e ka mohuar shënjestrimin e civilëve dhe përfshirjen në krime lufte.

Në një varrezë jashtë Mariupolit, Natalya Voloshina, e cila ka humbur djalin e saj 28-vjeçar në luftimet për këtë qytet, ka thënë se shumë prej të vdekurve të këtij rajoni nuk kanë askënd për t’i kujtuar.“Kush do t’i varrosë ata? Kush do t’iu vendosë një pllakë?” ka pyetur ajo.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?