LIVE UPDATES
Bota

BIRN: PS ‘pezullon’ ligjin për të shmangur hetimin parlamentar për çështjen “McGonigal”

Në një akt të paprecedentë, mazhoranca socialiste deklaroi të enjten se ligji për komisionet hetimore nuk mund të zbatohet deri në përfundimin e procesit të ndryshimit të tij, duke shmangur një komision hetimor për çështjen “McGonigal” - ku një ish-zyrtar i lartë i FBI-së akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama.

16 Shkurt 2023, 20:04 Nga k.m.
BIRN: PS ‘pezullon’ ligjin për të shmangur hetimin
Edi Rama

Socialistët refuzuan të merrnin në shqyrtim në Kuvend kërkesën e opozitës për ngritjen komisionit që ngrinte pikëpyetje mbi ligjshmërinë e takimeve të kryeministrit me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj lajmëroi se nuk do të kishte një vendim për ngritjen e këtij komisioni duke e kushtëzuar këtë me një proces për ndryshimin e ligjit që ka ndërmarrë Kuvendi.

“Konferenca e Kryetarëve vendosi shtyrjen e vendimit për kërkesën deri në miratimin e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”- tha ajo.

Por, deputetët e opozitës kundërshtuan duke e cilësuar një përpjekje antikushtetuese.

“Këtë ligj mund ta pezullojë vetëm Gjykata Kushtetuese”- argumentoi Oerd Bylykbashi duke e cilësuar të papranueshme që sipas tij pezullohet një ligj me vendim të një organi të Kuvendit.

“Sot duhet që ky parlament të hetojë në të drejtën e vet. Ka madje edhe marrëveshje për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”- tha ai.

Kryetari i grupit parlametar socialist, Taulant Balla, i cili e kishte paralajmëruar këtë qëdrim të mazhorancës që kur u dorëzua kërkesa e opozitës, e mbrojti vendimin si një detyrim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po pa sqarur se cilit vendim i referohej.

“Vendimet e Gjykates Kushtetuese zbatohen automatikisht”, tha ai duke shtuar se “ndaj është ngritur nje komision i posaçëm për ndryshime në ligjin ku të transfuzohen këto vendime”.

I pyetur nga BIRN se mbi ç’bazë ligjore një ligj duhet të pushojë së ekzistuari kur për të është hapur një proces ndryshimi, Balla nuk u përgjigj. Edhe Felaj nuk solli argumente për të njëjtën pyetje, ndërsa referoi procesverbalin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për të parë arsyet ‘ligjore’ të përdorura nga përfaqësuesit socialistë. Por, Kuvendi nuk e vuri në dispozicion procesverbalin e mbledhjes së datës 7 shkurt, i cili duhet të ishte publik, me arsyetimin se kalon disa procesura administrative para publikimit.

Ndërkohë Felaj dhe Balla pretenduan se kërkesa e opozitës ishte e falsifikuar dhe se sekretariati i Kuvendit për procedurat po hetonte mbi këtë pretendim.

“Ajo kërkesë dyshohet të jetë e fallsifikuar, gjë e cila është konstatuar pas përfundimit të mbledhjes së konferencës, çka po trajtohet nga sekretariati për procedurat, etikën dhe votimin,”- tha Felaj.

Vendimi i PS-së u komentua nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e cilësoi rastin një “skandal të paprecedentë”.

“Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita kërkon komision hetimor, ata të mos e japin. Por gjëja më e pabesueshme është që zonja thotë se Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor,”- thaq Topalli duke folur gjatë një proteste të opozitës para godinës së Kuvendit të enjten.

Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës ka si bojekt verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”./BIRN

edi rama arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën