27 Mars 2024, 21:44
Nga E. D
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskutojë për mbështetjen për Ukrainës gjatë bisedimeve që do të zhvillojë në Paris javën e ardhshme me presidentin francez, Emmanuel Macron, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.
Franca është në mesin e furnizueseve më të mëdha ushtarake të Ukrainës, shtet që po përballet me sulmet e pareshtura ruse, pasi Moska nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.
Kërkesa e presidentit amerikan, Joe Biden, për miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Kievin është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët.
“Sekretari Blinken do të takohet me presidentin Macron për të diskutuar për mbështetjen për Ukrainën, përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Gazë dhe një numër temash të tjera të rëndësishme”, tha për gazetarët zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.
Franca ka kërkuar një armëpushim të përhershëm mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndërkaq SHBA-ja, aleatja kryesore e Izraelit, së fundi lejoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të miratonte një rezolutë që bënë thirrje për armëpushim gjatë Muajit të Ramazanit.
Kjo do të jetë vizita e parë në pothuajse dy vjet në Francë e Blinkenit. Ndërkaq, Macron për herë të fundit kishte qëndruar në Uashington në dhjetor të vitit 2022.
Pas Parisit, Blinken do të qëndrojë në Bruksel për bisedime me ministrat e Jashtëm të NATO-s para samitit që do të mbahet në korrik në Uashington për 75-vjetorin e aleancës./REL
antony blinken
Bota
27 Mars 2024, 21:30
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia ka rritur importet e benzinës nga Bjellorusia fqinje në mars për të trajtuar rrezikun e mungesave në t...
Bota
27 Mars 2024, 21:15
E. D
fotot ilustruese
SPANJË- Dita spanjolle është jashtëzakonisht e gjatë. Dreka nuk fillon deri në dy pasdite. Puna shpesh p&eum...
Bota
27 Mars 2024, 21:07
E. D
Nikolai Farafonov
RUSI- Një gjykatë ruse ka dënuar me gjashtë vjet burg një bloger 35-vjeçar, i cili në postimet ...
Bota
27 Mars 2024, 20:56
E. D
foto ilustruese
LETONIA- Letonia ka shpallur “non grata” (person të padëshirueshëm) një punonjës të Ambasadë...
Bota
27 Mars 2024, 20:46
E. D
zjarri në Meksikë
MEKSIKË- Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha para gazetarëve të mërkurën se një val&e...
Bota
27 Mars 2024, 20:45
S.N
Foto Ilustrim
PALESTINË- Në një regjistrim të shkurtër audio, komandanti i Brigadave Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, u bëri...
Bota
27 Mars 2024, 20:34
S.N
Foto Ilustrim
TURQI- Fondacioni i Turqisë për Ndihmë Humanitare (IHH) zbuloi sot se dy anije të reja do të transportojn&eu...
Bota
27 Mars 2024, 20:22
E. D
Pamje nga pasojat e sulmeve në Belgorod
RUSI- Rusia njoftoi të mërkurën se ka ndalur sulmet me raketa të Ukrainës që kis...
Bota
27 Mars 2024, 20:16
S.N
Foto Ilustrim
MAL I ZI- Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaq&eu...
Bota
27 Mars 2024, 20:11
S.N
James Elder
PALESTINË- Zyrtari i UCEF-it James Elder tha se shpresat e njerëzve në Gaza janë shuar gjatë dy netëve të f...