"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ministri Osmani në faqen e tij zyrtare në facebook ka thënë se partneriteti me SHBA-të është tejet i rëndësishëm dhe se sipas tij dy vendet tani janë në një fazë të re të miqësisë.
SHBA- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është pritur në një takim nga Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, Antony Blinken. Ministri Osmani në faqen e tij zyrtare në facebook ka thënë se partneriteti me SHBA-të është tejet i rëndësishëm dhe se sipas tij dy vendet tani janë në një fazë të re të miqësisë.
“Falënderim i veçantë për Dialogun e shkëlqyer Strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e Stejt Departamentit. Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë. SHBA-të mbështesin pa mëdyshje integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit. Si aleatë të NATO-s i ndajmë principet dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe e dënojmë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës”, ka thënë Osmani.
Ai e konsideroi një nder i veçantë që Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që mban Dialog Strategjik me ShBA-të, një proces i rëndësishëm përmes së cilit thellohet partneriteti ynë strategjik dhe më konkretisht vihet në kornizë bashkëpunimi ynë bilateral.
Në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë, ku u shpreh dënim i përbashkët i pushtimit ushtarak rus, si dhe mbështetja dhe solidariteti i fuqishëm me Ukrainën. Njëherazi, u theksua se situata aktuale kërkon dinamikë të re në proceset eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të konfirmojë besueshmërinë e BE-së dhe do të inkurajojë proceset për tejkalimin e dallimeve dhe pajtimin në rajon.
“Procesi i zgjerimit të BE-së paraqet çështje sigurie, kurse perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe besueshmëria e këtij procesi janë thelbësore për stabilitetin rajonal dhe evropian. Jemi mirënjohës për mbështetjen e fuqishme amerikane për fillimin sa më të shpejtë të procesit të negociatave të Maqedonisë së Veriut, që aktualisht është mënyra më e mirë që të ruhet besueshmëria e këtyre proceseve,”- tha Osmani.
Në takim, ministri Osmani e përshëndeti partneritetin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në kontekstin e NATO-s, duke theksuar kështu partneritetin strategjik mes dy vendeve, tashmë të avancuar edhe me Dialogun Strategjik, si një nga shtyllat më të rëndësishme për stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut dhe për zhvillimin e saj demokratik dhe civilizues.
Delfini në brigjet e Detit të Zi UKRAINË- Studiuesit në Parkun Natyror Tuzlivski lymany në rajonin Odesa në Ukrainë...
Zelenskyy UKRAINË- Në Kiev, presidenti i Ukrainës Zelenskyy ka shënuar ditën e 100-të të luftës me një video p...
Foto ilustruese UKRAINË- Ambasadori i Ukrainën në Ankara tha sot se Turqia është një nga vendet që blen grurin...
MAQEDONIA E VERIUT- Historianët bullgarë do të nisen për në Strasburg më një mision të vetëm, për të bi...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Selanikun të premten e ardhshme, më 10 qershor 2022. Sipas...
Greg Steube SHBA- Një ligjvënës republikan ka nxjerrë armët gjatë një debati mbi kontrollin e armëve në Dhom&e...
Foto ilustruese GREQI- Vjedhja e celularit dhe 400 eurove u denoncua të enjten në polici, nga një turist holandez 58-vjeçar, i cili n...
Vucic dhe Dendias SERBI- Më herët gjatë ditës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç priti në takim ministrin e...
Ratko Mlladiç HAGË- Avokati i gjeneralit Ratko Mlladiç, Branko Lukiq, tha se ai ishte në gjendje shumë të keqe shënd...
BE BRUKSEL-Këshilli i Bashkimit Europian ka përfunduar procedurën për miratimin e paketës së gjashtë të sanksioneve...