LIVE UPDATES
Bota

Blinken: Sinjalet se Hamasi përkrah marrëveshjen e armëpushimit të mbështetur nga OKB-ja, shpresëdhënëse

Bisedimet mbi planet për Gazën pas përfundimit të luftës Izrael-Hamas do të vazhdojnë të martën pasdite dhe në dy ditët e ardhshme, tha sekretari Blinken në Jerusalem, pas bisedimeve me udhëheqësit izraelitë.

11 Qershor 2024, 13:04 Nga M.B
Blinken: Sinjalet se Hamasi përkrah marrëveshjen e armëpushimit
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, tha të martën se një deklaratë e Hamasit në mbështetje të një rezolute të Kombeve të Bashkuara që përkrahë një propozim për një armëpushim në luftën e Gazës është një "shenjë shpresëdhënëse". Bisedimet mbi planet për Gazën pas përfundimit të luftës Izrael-Hamas do të vazhdojnë të martën pasdite dhe në dy ditët e ardhshme, tha sekretari Blinken në Jerusalem, pas bisedimeve me udhëheqësit izraelitë. “Është e domosdoshme që ne t’i kemi këto plane”.

Sekretari Blinken u takua me zyrtarë izraelitë të martën në një përpjekje të përbashkët për t'i dhënë fund luftës tetë mujore, një ditë pasi propozimi i presidentit Joe Biden për një armëpushim, u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Përpara udhëtimit të sekretarit Blinken, Izraeli dhe Hamasi përsëritën pozicionet e vijës së ashpër, që kanë dëmtuar ndërmjetësimin e mëparshëm për t'u dhënë fund luftimeve, ndërsa Izraeli ka vazhduar me sulmet në Gazën qendrore dhe jugore, ndër më të përgjakshmit që nga fillimi i luftës.

Të martën, megjithatë, zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, i cili ndodhet jashtë Gazës, tha se e pranon rezolutën e armëpushimit dhe është gati të negociojë mbi hollësitë, duke shtuar se i takon Uashingtonit të sigurojë që Izraeli t'i përmbahet asaj. Ai tha se Hamasi pranoi formulimin që përcakton tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve të mbajtura në territor për të burgosurit palestinezë që mbahen në Izrael.

“Administrata amerikane përballet me një sprovë të vërtetë për të përmbushur angazhimet e saj për ta detyruar okupatorin t'i jap fund luftës menjëherë duke zbatuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Abu Zuhri për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sekretari Blinken tha se deklarata e Hamasit ishte "një shenjë shpresëdhënëse", por është e nevojshme një fjalë përfundimtare nga udhëheqja e Hamasit në Gaza. "Kjo është ajo që ka rëndësi, dhe kjo është ajo që ne nuk e kemi ende".

Izraeli ka thënë se do të pajtohet vetëm me pushime të përkohshme në luftë derisa Hamasi të mposhtet, ndërsa Hamasi është kundërpërgjigjur se nuk do të pranojë një marrëveshje që nuk garanton se lufta do të marrë fund. Sekretari Blinken, duke folur me gazetarët, tha se bisedimet e tij po trajtonin gjithashtu planet për të ardhmen e Gazës, duke përfshirë sigurinë, qeverisjen dhe rindërtimin e enklavës së shkatërruar.

“Ne po e bëjmë këtë duke u këshilluar me shumë partnerë në të gjithë rajonin. Këto biseda do të vazhdojnë...është e domosdoshme që ne t'i kemi këto plane", tha ai.

Frika nga një luftë e madhe Izrael-Hezbollah

Në vizitën e tij, të tetën në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas tetorin e kaluar, sekretari Blinken shpreson gjithashtu t’i kundërvihet dhunës në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit, pasi të dyja palët sinjalizuan gatishmërinë për një konflikt të madh.

Sekretari Blinken u takua me presidentin izraelit Isaac Herzog, ish-shefin e ushtrisë Benny Gantz, i cili u largua nga qeveria e dominuar nga e djathta të dielën, për shkak të asaj që ai tha se ishte dështimi i qeverisë për të hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës, si dhe me udhëheqësin e opozitës Yair Lapid.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se sekretari Blinken diskutoi mbi propozimin e armëpushimit të presidentit Biden me zotin Gantz dhe përsëriti se ai do të avanconte interesat e sigurisë të Izraelit, do të sillte pengjet në shtëpi dhe do të rriste shanset për të rivendosur qetësinë përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin.

Propozimi i presidentit Biden parashikon një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në këmbim të palestinezëve të burgosur në Izrael në tri faza, duke çuar drejt një fundi të përhershëm të luftës.

Shtetet e Bashkuara janë aleati më i afërt i Izraelit dhe furnizuesi më i madh i tij me armë, por janë bërë gjithnjë e më kritikuese për numrin e lartë të vdekjeve të civilëve, shkatërrimin e madh dhe krizën humanitare të shkaktuar nga lufta e Izraelit në Gaza dhe kanë ushtruar trynsi më të madhe për t'i dhënë fund asaj.

Lufta u përshkallëzua të martën në Gaza ndërsa forcat izraelite shtuan sulmet në qytetin jugor të Rafahut, një ditë pasi katër ushtarë u vranë në një pritë të pretenduar nga Hamasi./ VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj