LIVE UPDATES
Bota

Blinkeni thotë se Izraeli gabon nëse e pushton Rafahun e Gazës

Deklarata e Blinkenit tregon se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë duke u rritur. Blinken, i cili po e viziton Lindjen e Mesme për herë të gjashtë urgjentisht prej se nisi lufta më 7 tetor, u takua me diplomatët e lartë arabë në Kajro për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe për planet për të ardhmen e enklavës palestineze pas luftës.

21 Mars 2024, 21:01 Nga S.N
Blinkeni thotë se Izraeli gabon nëse e pushton Rafahun e Gazës
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli do të gabojë nëse kryen ofensivë të madhe tokësore në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, dhe se ajo është e panevojshme për ta mposhtur Hamasin, grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Deklarata e Blinkenit tregon se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë duke u rritur. Blinken, i cili po e viziton Lindjen e Mesme për herë të gjashtë urgjentisht prej se nisi lufta më 7 tetor, u takua me diplomatët e lartë arabë në Kajro për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe për planet për të ardhmen e enklavës palestineze pas luftës. Ai tha se një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm” me lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi është tejet i nevojshëm menjëherë.

Blinken theksoi se hendeku është duke u ngushtuar në negociatat indirekte që SHBA-ja, Egjipti dhe Katari janë duke i ndërmjetësuar tash e sa javë. Ai do të udhëtojë drejt Izraelit të premten për t’u takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës.

Rritja e mosmarrëveshjeve mes Netanyahut dhe presidentit amerikan, Joe Biden, për mënyrën se si Izraeli po i kryen luftën në Gazë, me gjasë do t’i lënë nën hije këto bisedime, posaçërisht vendosmëria e Netanyahut për ta nisur ofensivën tokësore në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit në veri të territorit.

Netanyahu pretendon se pa pushtimin e Rafahut, Izraeli nuk mund ta arrijë synimin për shkatërrimin e Hamasit, i cili e kreu sulmin e 7 tetorit dhe mori pengje, gjë që bombardimet dhe ofensivën e Gazës nga Izraeli.

“Një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte gabim, diçka që ne nuk e mbështesim. Dhe, nuk e nevojshme për t’u marrë me Hamasin”, tha Blinken në një konferencë për media të enjten në Kajro.

Pushtimi i Rafahut do të nënkuptonte vrasjen e më shumë civilëve dhe përkeqësimin e krizës humanitare në Gazë, tha ai. Gjatë një bisede online me senatorët republikanë të mërkurën, Netanyahu u zotua se do t’i shpërfillë paralajmërimet kundër pushtimit të Rafahut. Ai nguli këmbë se ofensiva do të kryhet në Rafah, sipas senatorëve që morën pjesë në bisedë.

Senatori John Kennedy tha se Netanyahu e bëri të qartë se ai dhe populli i Izraelit e ka ndër mend ta zhvillojë luftën me të gjitha forcat e mundshme dhe se ai nuk do të udhëhiqet as nga presidenti Biden e as nga senatori Schumer.

Lufta e Izraelit në Gazë i ka zhvendosur 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë palestinezë nga shtëpitë e tyre. Zyrtarët e OKB-së thonë se një çerek i popullsisë vuan nga uria. Mbi 32.000 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite prej se nisi lufta, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve kur llogarit viktimat.

Pjesëtarët e Hamasit i vranë rreth 1.200 njerëz gjatë një sulmi befasues më 7 tetor në Izrael, si dhe i rrëmbyen 250 të tjerë. Besohet se Hamasi është duke i mbajtur edhe rreth 100 pengje të tjera.

Marrë nga REL

antony blinken gaza izrael

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend