18 Mars 2024, 21:42
Nga S.N
Josep Borell
BRUKSEL- Nevoja për të ndihmuar Gazën në çdo mënyrë të mundshme është nënvizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Gjatë konferencës për shtyp që dha pas përfundimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel. Borrell vuri në dukje se korridori humanitar detar në Qipro duhet të zhvillohet, por në të njëjtën kohë ka nevojë për lehtësimin e hyrjes tokësore nga Izraeli.
Ai tha se mënyra më efektive për të marrë ndihmë në Gaza është me rrugë tokësore, por ai shtoi që në pamundësi nga kontrollet në pikat kufitare izraelite të dërgojnë ndihma nëpërmjet anijeve.
"Nëse nuk mund ta bëjmë këtë sepse ka një kufi për kamionët që mund të arrijnë atje, dhe që ka një kufi është e qartë, nëse kemi anije, le të dërgojmë ndihmë në atë mënyrë. Anija që shkoi nga Qipro në Gaza ishte nga një organizatë private, nga një OJQ spanjolle që ofron ushqim për Gazën”, tha Borell.
Borell tregoi se do të bëhet përpjekje për të stimuluar kanalin e korridorit humanitar detar. “Nëse nuk ka alternativë tjetër, është më mirë se asgjë. Është një nismë pozitive. Por në të njëjtën kohë, mënyra për të marrë sa më shumë ndihmë në Gaza do të ishte hapja e kufirit tokësor. Është si ndihma ajrore”, shtoi ai, duke shpjeguar se do të ishte më e lehtë për të ulur një aeroplan, por aeroporti afër vendit ku bien ndihmat është i mbyllur.
“Në të njëjtën mënyrë ne i kërkojmë Izraelit të hapë një port dhe Qiproja luajti një rol të rëndësishëm atje dhe falënderoj Qipron që kishte idenë dhe filloi të operojë", shpjegoi Borell.
Ai gjithashtu theksoi se të gjithë pengjet duhet të lirohen pa kushte dhe askush nuk duhet të bëjë pazare me jetën e civilëve. Në të njëjtën kohë, duke folur për Haitin, ai tregoi një shembull tipik të një shteti të dështuar në duart e bandave të krimit të organizuar.
Borell e krahasoi Haitin me Gazën duke thënë se edhe atje “Ne shohim zhvillimin e bandave, shohim zhvillimin e forcave që përfitojnë nga situata e tmerrshme. Ne duhet të rivendosim sigurinë, duhet të rivendosim mbështetjen njerëzore për të parandaluar që Gaza të kthehet në Haiti të Mesdheut".
josep borell izrael
Bota
18 Mars 2024, 21:26
S.N
Foto Ilustrim
HAITI- Më shumë se 10 trupa të vdekur u hoqën me ambulancë nga lagjja e pasur e kryeqytetit të Haitit n&e...
Bota
18 Mars 2024, 21:17
E. D
AFRIKA E JUGUT- Punonjësi i një kopshti zoologjik në Afrikën e Jugut për pak sa nuk mbeti pa organin gjenital, kur krokodili gjigant ...
Bota
18 Mars 2024, 21:07
S.N
Vedant Patel
SHBA- Washingtoni ka njoftuar se votimi që çoi në rinovimin e mandatit të Vladimir Putin nuk ishte i lire dhe ...
Bota
18 Mars 2024, 20:38
E. D
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, përgëzoi homologun e tij rus Vladim...
Bota
18 Mars 2024, 20:44
S.N
Foto Ilustrim
KATAR- Televizioni Al Jazeera i Katarit akuzoi sot ushtrinë izraelite për rrahjen dhe arrestimin e nj&...
Bota
18 Mars 2024, 20:38
S.B
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij në lidhje m...
Bota
18 Mars 2024, 20:25
E. D
Philippe Lazzarini
IZRAEL- Izraeli i mohoi kreut të agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët UNRWA hyrjen në&...
Bota
18 Mars 2024, 20:29
S.N
Reccep Tayyp Erdogan
TURQI- Rexhep Tajip Erdogan i shtoi “benzinë zjarrit” rreth çështjes së Qipros, në nj&eu...
Bota
18 Mars 2024, 20:06
E. D
Ndërtesa ku ndodhet selia e Millorad Dodikut, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Rusisë.
BOSNJE HERCEGOVINË- Mbrëmjen e 18...
Bota
18 Mars 2024, 20:02
S.N
Presidenti i Kubës
KUBA- Presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel ka thënë se qeveria e tij është e gatshme të angazhohet...