LIVE UPDATES
Bota

Borrell: Çështja e targave Kosovë-Serbi, më e vështirë për t’u zgjidhur

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët që drejtojnë makina me targa që i lëshon Serbia, t’i riregjistrojnë ato në RKS, Republika e Kosovës.

29 Gusht 2022, 21:06 Nga e.k
Borrell: Çështja e targave Kosovë-Serbi, më e
Joseph Borrell

BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.

“Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët”, thotë Borrell.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët që drejtojnë makina me targa që i lëshon Serbia, t’i riregjistrojnë ato në RKS, Republika e Kosovës.

Vendimi, i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht, ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës dhe është shtyrë për 1 shtator.

Çështja tjetër që ka shkaktuar tensione ajo e dokumenteve të udhëtimit tashmë është zgjidhur.


Në intervistën për REL-in, Borrell flet edhe për mundësinë e pezullimit të lehtësimit të vizave për rusët, për sanksionet e reja të mundshme kundër Rusisë, për një mision këshillues ushtarak të BE-së në Ukrainë e çështje të tjera.

Pyetje: Zoti Borrell, a mendoni se ka gjasa që, në të ardhmen e afërt, të ketë marrëveshje për të pezulluar lehtësimin e vizave [të BE-së] për Rusinë. Tashmë ka një pezullim të pjesshëm. A mund të ketë një të plotë?

Josep Borrell: Të shohim se çfarë vendosin ministrat gjatë takimeve në Pragë, sot [29 gusht], nesër dhe pasnesër. Ekziston një pezullim i pjesshëm tashmë. Mendoj se do të ketë një hap tjetër më tej. Por, nuk mund ta them nëse do të jetë [i plotë].

Pyetje: Ju do të favorizonit pezullimin e plotë?

Josep Borrell: Nuk do të thosha se asnjë rus nuk mund të shkojë kurrë në Evropë, për çfarëdo arsyeje. Por, u takon ministrave të vendosin.

Pyetje: Por, për lehtësimin e vizave, sepse kjo është diçka ndryshe… A do të ishit në favor të pezullimit të lehtësimit?

Josep Borrell: Varet nga mënyra se si e shikoni këtë.

“Jo të gjithë rusëve” duhet t’u ndalohen vizat për në BE

Pyetje: Shohim që ka një lloj përçarjeje në Evropë për çështjen e vizave. Disa vende, si Baltiku, Finlanda, kanë ndaluar lëshimin e vizave. Të tjerat janë më ngurruese. Si e shihni këtë? Si mund të arrihet këtu një kompromis evropian?

Josep Borrell: Mendoj se do të kemi të bëjmë me modifikimin e procesit të lehtësimit të vizave, jo thjesht heqjen e një pjese tjetër të tij, por modifikimin e strukturës së lehtësimit të vizave, e, më pas, marrjen e disa masave specifike për njerëz të caktuar. Mendoj se duhet të jemi më përzgjedhës. Jo të gjithë rusët të ndalohen.

Shumë njerëz duan të largohen nga Rusia. Më shumë se 300.000 janë larguar që nga fillimi i luftës [në Ukrainë, më 24 shkurt]. Dhe, shumica prej tyre janë njerëz profesionistë, me arsimim të lartë, që nuk duan të qëndrojnë më në Rusi. Ata nuk duan të shkojnë në luftë. Ata nuk e mbështesin luftën. Ata nuk duan të vazhdojnë të jetojnë nën regjimin e [presidentit rus, Vladimir] Putin dhe largohen. Pra, nuk mendoj se duhet t’ua mbyllim derën këtyre njerëzve.

Pyetje: Cilat kategori do të donit t’i vinit në shënjestër?

Josep Borrell: Çdo shtet anëtar do të bëjë një propozim. Por, sigurisht, përveç rasteve humanitare, atyre me arsye familjare, mendoj se duhet të kemi vëmendjen te studentët, te njerëzit me të cilët duam të jemi në kontakt. Unë mendoj se shoqëria civile ruse nuk duhet të shkëputet nga Evropa. Është mirë për ne dhe ata që të vazhdojnë të jenë në kontakt.

Pyetje: Duke shikuar kah paketat e ardhshme të sanksioneve, nuk ka mbetur edhe shumë për t’u sanksionuar tani. Është gazi, nafta e mbetur, energjia bërthamore. A mendoni se BE-ja ka gjasa ta shënjestrojë këtë sektor, në kohën kur çmimet e energjisë janë në kulm?

Josep Borrell: Sigurisht që çmimet e energjisë janë një problem i madh për evropianët, por për këtë rritje çmimesh ka shumë arsye, nuk janë vetëm masat kufizuese për energjinë që ne kemi importuar nga Rusia dhe masat kufizuese nga ana ruse. Në rastin e qymyrit dhe naftës, jemi ne ata që kemi thënë se nuk duam të presim. Në rastin e gazit, përballemi me një situatë, në të cilën do të jetë Putin ai që do të thotë: nuk duam ta shesim atë.

Por, përveç këtyre, ka shumë arsye të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me situatën në Ukrainë. Thatësira, prodhimi hidro është shumë i ulët, centralet bërthamore në Francë punojnë me 40% të kapacitetit të tyre, për shkak të problemeve teknike. Dhe, të gjitha këto së bashku shkaktojnë rritje të madhe të çmimeve. Pastaj, është [edhe] financimi i tregjeve dhe spekulimet… pritjet financiare bëjnë që çmimet të rriten.

Llogaritjet e Putinit, “krejtësisht të gabuara”

Pyetje: A mund të përjashtohen sanksionet e reja këtë dimër? A kanë marrë fund sanksionet tani për tani?

Josep Borrell: Jo, nuk kanë marrë fund. E dini, u takon shteteve anëtare të bëjnë më shumë propozime në tryezë. Kjo paketë e sanksioneve është paketa më gjithëpërfshirëse, më e fuqishme që kemi miratuar ndonjëherë dhe shënjestron sektorët kritikë të ekonomisë ruse dhe sektorët teknologjikë. Rusia varet nga teknologjia e nivelit të lartë – më shumë se 40% nga evropianët. Fushat e reja të naftës dhe gazit nuk do të mund të zhvillohen pa mbështetjen tonë teknike.

Pyetje: Por, kjo nuk i ka ndryshuar llogaritjet e Putinit kur bëhet fjalë për përfundimin e luftës.

Josep Borrell: Epo, unë shoh që llogaritjet e Putinit kanë qenë krejtësisht të gabuara. Unë nuk mendoj se Putin ka pritur që gjashtë muaj pas fillimit të luftës, ushtria ruse të jetë në situatën ku është. Ofensiva për të marrë Kievin ka dështuar plotësisht. Kështu që, unë mendoj se llogaritja e Putinit ka qenë një gabim i madh.

Putin ka gabuar duke besuar se Perëndimi nuk do të jetë i bashkuar, nuk do ta mbështesë Ukrainën. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën aq sa është e nevojshme. Ai, gjithashtu, ka qenë shumë, shumë keq i informuar për kapacitetin e rezistencës së ushtrisë dhe shoqërisë ukrainase. Pra, Putin ka bërë një gabim të madh.

Pyetje: Mund të ketë një marrëveshje për një mision këshillues ushtarak të BE-së në Ukrainë. Mund të na thoni pak më shumë për këtë? Si do të duket, ku do të vendoset?

Josep Borrell: Ne kemi folur për këtë mision me muaj të tërë, edhe para luftës, kur njerëzit kanë menduar se kjo është e mundshme. Dhe, neve na është dashur ta mbështesim ushtrinë ukrainase. Disa vende anëtare, kryesisht ato baltike dhe Polonia, kanë kërkuar nga ne, kanë kërkuar nga unë si përgjegjës për këtë lloj të aktiviteteve, që të paraqes një plan për këtë mision stërvitor të ushtrisë ukrainase.

Gjërat janë vonuar, sepse nuk ka pasur marrëveshje dhe njerëzit nuk kanë qenë të bindur. Tani kemi luftë dhe [situata] është: tani ose kurrë. Ne nuk mund të vazhdojmë të diskutojmë për diçka që ka qenë në tryezë me muaj të tërë, ndërkohë që lufta vazhdon. Pra, nëse duam ta kemi, duhet ta bëjmë tani. Të gjitha shtetet e tjera po bëjnë këtë, Mbretëria e Bashkuar po e bën këtë. Është vetëm propozimi im, jo vendimi im.

Pyetje: Sa i madh do të ishte?

Josep Borrell: Varet. Varet se çfarë lloj objektivi kemi. Nuk mendoj se ushtria ukrainase ka nevojë t’i trajnojë të dhjetëra mijëra ushtarët. Së pari, ata duhet të trajnohen për përdorimin e armëve që ne u ofrojmë. Por, kjo tashmë është bërë nga shtete të ndryshme anëtare që ofrojnë armë; ato ofrojnë edhe trajnime për përdorimin e tyre. Unë mendoj më shumë për trajnime të kualifikuara, nga pikëpamja e kapacitetit logjistik, kapacitetit teknologjik, kapacitetit organizativ. Ushtria e Ukrainës nuk është si ushtria e Malit apo e Mozambikut, ku duhet të fillosh nga baza. Gjërat bazike nuk janë të nevojshme. Po flasim për diçka më të fuqishme.

Kosovë-Serbi: Targa neutrale?

Pyetje: Të ndalemi te Kosova dhe Serbia. Në fundjavë, ato kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme [për dokumentet e udhëtimit], por është edhe një çështje tjetër që mbetet për t’u zgjidhur: targat e makinave. Ka pasur propozime që targat të bëhen neutrale ndaj statusit [të Kosovës]. Si do ta bindnit kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ta pranojë këtë, pasi ky propozim shihet si minim i sovranitetit të Kosovës?

Josep Borrell: Ju e dini, në rolin tim, unë duhet të përpiqem të kuptoj çdo pozicion. Pozicionet e serbëve dhe të kosovarëve. Çfarë qëndron pas kësaj çështjeje të identitetit, të qenët në një shtet, të qenët komb, të mos njihet nga shumë vende të botës, edhe brenda Bashkimit Evropian… E kemi zgjidhur problemin e kartave të identitetit dhe le të themi pasaportës, lëvizjes së lirë të njerëzve. Çështja e targave është më e vështirë për t’u zgjidhur, sepse nuk është vetëm dikush që lëviz, është një pronë që mund të shitet dhe të blihet. Por, unë jam optimist.

Kemi një periudhë dymujore [për ndërrimin e targave]. Nuk është diçka që do të ndodhë nesër. Kurti ka pranuar procesin rreth dymujor, për të shmangur çdo situatë që mund të krijojë më shumë rrezik.

Pyetje: Por, rruga kryesore për ju janë targat neutrale ndaj statusit. Po vazhdoni të ndiqni këtë?

Josep Borrell: Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët.

Pyetje: A mendoni se mund ta pranojnë këtë [propozimin për targa neutrale]?

Josep Borrell: Të shohim.

Nafta iraniane në vend të asaj ruse

Pyetje: Dhe është Irani… ka lëvizje drejt një lloj marrëveshjeje [për çështjen bërthamore të Iranit]. Në një skenar hipotetik, me marrëveshje, a mendoni se mund ta sjellim energjinë iraniane në BE këtë dimër?

Josep Borrell: Do të ishte shumë mirë për ne. Mendoj se kjo marrëveshje do të sillte në treg 1 milion fuçi në ditë, ndoshta më shumë se kaq. Iranianët po e shesin naftën e tyre në Kinë dhe do të ishin shumë të lumtur të dilnin në tregjet ndërkombëtare, me një çmim më të mirë. Pra, për ne, në kohën kur duam ta heqim qafe naftën ruse, është mirë të kemi burime të tjera nafte që mund ta balancojnë tregun.

Pyetje: A mendoni se kjo mund të ndodhë këtë dimër?

Josep Borrell: Nuk është aq e lehtë. Por, së pari, më duhet t’i bëj hapat e fundit në marrëveshje. Nuk jemi ende atje.

Marrë nga Rel

joseph borrell

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër