LIVE UPDATES
Bota

“Bosnja e Kosova, shtetet më pro perëndimore”/ Sondazhi: Kush janë aleatët e Amerikës në Ballkan

Menjëherë pas publikimit të gjetjeve të Qendrës Kërkimore Pew, rezultatet e një sondazhi të kryer në rajon nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), treguan në mënyrë të ngjashme se imazhi i Amerikës është pozitiv në një cep të Evropës: në Ballkan.

23 Korrik 2022, 17:33 Nga Hamza Karçiç
“Bosnja e Kosova, shtetet më pro perëndimore”/ Sondazhi:
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara janë një partner i besueshëm, dhe imazhi i tyre ndërkombëtar është kryesisht pozitiv. Ky ishte në mënyrë të përmbledhur rezultati i sondazhit më të fundit të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar më 22 qershor. Ndërkohë, një sondazh tjetër i kryer në Ballkan tregoi se Amerika shihet shumë pozitivisht në këtë rajon, me Bosnjën dhe Kosovën që mbeten si vendet më pro-perëndimore. Që të dyja sondazhet tregojnë se imazhi global i Amerikës po përmirësohet.

Sondazhi i Qendrës Pew, i kryer në 17 vende, parashikon kohëra të mira për SHBA-në dhe Perëndimin. Amerika shihet në mënyrë të favorshme nga 61 për qind e të anketuarve nga shkurti deri në maj të këtij viti. Presidenti Joe Biden shihet pozitivisht nga 60 për qind e të anketuarve.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, pikëpamja ndaj NATO-s është pozitive dhe në rritje, me një favorizim të përgjithshëm prej 66 për qind. Në fakt, gjatë 18 muajve të fundit, 2 ngjarje e përmirësuan imazhin ndërkombëtar të Amerikës: fillimi i mandatit të presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë në janarin e vitit 2021, dhe përgjigja e udhëhequr nga SHBA-ja për ta ndihmuar Ukrainën përballë pushtimit të Rusisë në shkurt të këtij viti.

Menjëherë pas publikimit të gjetjeve të Qendrës Kërkimore Pew, rezultatet e një sondazhi të kryer në rajon nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), treguan në mënyrë të ngjashme se imazhi i Amerikës është pozitiv në një cep të Evropës: në Ballkan.

I kryer në fillim të këtij viti dhe para pushtimit rus të Ukrainës, rezultatet e sondazhit janë qetësuese. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten pro-amerikane dhe pro-perëndimore. Një ndarje etnike tregon se boshnjakët dhe shqiptarët janë aleatët kryesorë të Amerikës në këtë rajon.

80 për qind e boshnjakëve të anketuar në Bosnje, kishin një opinion pozitiv për SHBA-në, krahasuar me 36 për qind të serbëve dhe 59 për qind të kroatëve. Ndërkohë, 89 për qind e serbëve të Bosnjës kishin një opinion të favorshëm për Rusinë.

Në Maqedoninë e Veriut, 80 për qind e shqiptarëve kishin një pikëpamje të favorshme për SHBA-në. Në Kosovë, rezultatet janë edhe më të habitshme: 94 për qind e shqiptarëve të Kosovës kishin një pikëpamje të favorshme për SHBA-në. Presidenti Joe Biden mbetet një figurë popullore në Ballkan.

Si senator në vitet 1990, ai ishte një mbështetës i fortë i Bosnjës dhe Kosovës, dhe mbështeti në çdo rast angazhimin e fuqishëm të SHBA-së në Ballkan. Retorika e tij elokuente kujtohet ende me dashuri. 69 për qind e boshnjakëve kishin një pikëpamje të favorshme për Biden, ndërkohë vetëm 15 për qind e serbëve të Bosnjës kishin të njëjtën pikëpamje.

Përkundrazi, 83 për qind e serbëve të Bosnjës kishin një opinion pozitiv për presidentin rus Vladimir Putin. Në Bosnje, shumica është në favor të një politike të jashtme pro-perëndimore, me 42 për qind mbështetje.

Të pyetur se cila duhet të jetë politika e jashtme e Bosnjës, 58 për qind e boshnjakëve ishin në favor të një politike pro-BE dhe pro-perëndimore, ndërsa kroatët 52 për qind. Në Kosovë, rezultatet ishin edhe më mbështetëse për Perëndimin, me 84 për qind të shqiptarëve që janë në favor të këtij kursi.

Ngjashëm, në Maqedoninë e Veriut, 68 për qind e shqiptarëve janë në favor të një qasje pro-perëndimore. Në Bosnje, mbështetja e përgjithshme për anëtarësimin e plotë në NATO është solide, 51 për qind, me një rritje prej 3 për qind nga viti 2020. Anëtarësimi i Bosnjës në NATO mbështetet nga boshnjakët (69 për qind) dhe kroatët (77 për qind), ndërsa mbështetet nga vetëm 8 për qind e serbëve të Bosnjës.

Në Kosovë, 82 për qind e shqiptarëve janë pro anëtarësimit të plotë të vendit në NATO, në përputhje me përkushtimin e fortë të këtij shteti ndaj institucioneve perëndimore. Ajo që tregoi sondazhi i IRI-së, është se Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë pro-amerikane dhe pro NATO-s.

Kështu ka ndodhur që nga ndërhyrjet e udhëhequra nga SHBA në Ballkan në vitet 1990. Edhe kur anti-amerikanizmi u përhap globalisht pas pushtimit të Irakut nga SHBA, mbështetja për Amerikën ishte përgjithësisht e fortë në Bosnje dhe Kosovë, dhe kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Por puna e Amerikës në Ballkan mbetet e papërfunduar. Gjatë 15 viteve të fundit, SHBA-ja e zhvendosi fokusin e saj diku tjetër, dhe ky boshllëk i pushtetit është ndjerë në rajon, dhe atëështë munduar ta mbushë Rusia dhe Kina. Bashkimi Evropian u përpoq që të shtonte ndikimin e saj, por pa rezultat.

Ballkani mbetet aktualisht në harresë, pasi Bosnja dhe Kosova mbeten jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe pa një lidhje të fortë me institucionet perëndimore. Duke investuar politikisht, ushtarakisht dhe financiarisht në rindërtimin e Bosnjës dhe Kosovës, SHBA-ja nuk duhet të lejojë ndërhyrësit si Rusia dhje Kina që të zhbëjnë arritjet e ndërtimit të paqes prej më shumë se 2 dekadash.

Administrata Biden, duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për ta integruar në NATO Bosnjën dhe Kosovën. Me Maqedoninë e Veriut tashmë në NATO, pranimi i këtyre dy vendeve në aleancë do ta ankoronte fort tek Perëndimi këtë rajon të paqëndrueshëm.

Zgjerimi i NATO-s në Ballkan do të siguronte siguri dhe stabilitet për Bosnjën dhe Kosovën. Tani që anëtarësimi në BE, është në thelb jashtë diskutimit për të dyja vendet pas samitit të fundit të Këshillit Evropian, nevoja për t’iu bashkuar NATO-s është edhe më e rëndësishme. Pranimi e dy shteteve ballkanike në aleancë, është një mënyrë shumë efektive për të siguruar që Ballkani të mos mbetet si “fuçia e barutit” në Evropë.

Shënim: Hamza Karcic, profesor i asociuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës, Bosnje Hercegovinë.

hamza karcic aleatet e shba ne ballkan

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!