19 Shtator 2022, 20:27
Nga e.k
Pamje nga funerali i Mbretëreshës Elisabeth II
BRITANI- Kurorëzimi i Elizabeth II, në vitin 1953, ishte një nga ngjarjet e para që u pasqyrua drejtpërdrejt në televizion nga BBC, në një kohë kur pak njerëz kishin televizorë.
Funerali i saj sot, 70 vjet më vonë, në një botë që ka ndryshuar në mënyrë dramatike, është një ngjarje televizive dhe tashmë online në një shkallë globale.
Mijëra njerëz pranë Kështjellës Windsor
Megjithatë, edhe pse e gjithë bota tani ka televizorë dhe telefona celularë inteligjentë, ka miliona që kanë zgjedhur të jenë personalisht në rrugët e Londrës. Një aspekt i veçantë i ceremonisë është edhe koreografia e përpunuar e bartjes së trupit dhe kortezhi si dhe liderët nga e gjithë bota të ftuar në kryeqytetin britanik.
Qytetarë të shumtë duke ndjekur funeralin e Mbretëreshës në ekranet gjigande
Rreth 1 milion njerëz udhëtuan për në Londër për funeralin, me British Rail që kishte planifikuar 250 shërbime shtesë treni për pelegrinët. Për ata që nuk mund të merrnin pjesë në ceremoni, u hapën 125 kinema për ta transmetuar drejtpërdrejt.
Që nga e enjtja, kur turma u lejua të kryente homazhe, rreth 300,000 njerëz kanë kaluar nëpër sallë. Radhët ishin deri në 8 kilometra dhe pritja mund të zgjaste deri në 17 orë por të gjithë qëndruan në vendet e tyre.
Në qendër të Londrës, më shumë se 36 km kangjella dhe barriera u ngritën për të mbajtur turmat në pika të caktuara rreth terrenit ku do të kalojë kortezhi. Kishte 100,000 njerëz në rrugën për në Pallatin Windsor dhe kjo ishte vetëm një pjesë e turmës.
Sa njerëz e ndoqën ceremoninë nga shtëpia? Sipas llogaritjeve të para të mediave britanike, funeralin e Mbretëreshës e ndoqën rreth katër miliardë teleshikues, ndoshta edhe më shumë.
Është një ngjarje që kapërceu në interesin televiziv martesën e Charles dhe Dianës në 1981.
Bota
19 Shtator 2022, 20:35
s.s
Një gazetë me një foto kopertine të Mahsa Amini një grua që vdiq pasi u arrestua nga "policia e moralit" e Republikës Islam...
Bota
19 Shtator 2022, 20:23
s.s
Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bota “duhet të ndalojë Rusinë para se të jetë sh...
Bota
19 Shtator 2022, 20:19
I.A
varri
UKRAINË- Ekspertët mjeko-ligjorë ukrainas kanë zhvarrosur deri më tani 146 trupa, kryesisht civilë, në një ve...
Bota
19 Shtator 2022, 20:10
e.k
Departamenti i Krimeve të rënda në Kosovë
KOSOVË- Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë...
Bota
19 Shtator 2022, 20:04
s.s
Arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth në Kështjellën Windsor
BRITANI- Arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth II, 96-vje&cce...
Bota
19 Shtator 2022, 19:55
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bota “duhet të ndalojë [Rusinë] para se të jet&e...
Bota
19 Shtator 2022, 19:24
I.A
Vjosa Osmani
SHBA- Pasi mori pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabetë II, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udh&...
Bota
19 Shtator 2022, 19:15
I.A
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi sot në Washington se është...
Bota
19 Shtator 2022, 19:17
s.s
Kalaja Mbretërore Balmoral
BRITANI- A do të ndryshojnë rezidencat mbretërore në pronësi të monarkut të ndjer&e...
Bota
19 Shtator 2022, 19:10
I.A
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se një pjesëtar serb i Policis&...