LIVE UPDATES
Bota

"Bota po armatoset me shpejtësi"/ Analiza: Si po lulëzon biznesi i armëve?

Në kohë lufte dhe kërcënimesh globale, kjo industri po ecën më mirë se kurrë.

16 Qershor 2026, 08:01 Nga E.d
"Bota po armatoset me shpejtësi"/ Analiza: Si po lulëzon
Foto ilustruse

Kur dhe si do të jenë në gjendje avionët të fluturojnë në mënyrë neutrale ndaj klimës dhe pa gjurmë kondensimi? Si duket Phobos (mjet për kërkime hapësinore), me të cilin studiuesit evropianë të hapësirës planifikojnë të shpojnë një vrimë dy metra të thellë në Hënë dhe Mars, në vitin 2028? Pyetje të tilla marrin përgjigje në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionitdhe Teknologjisë Hapësinore (ILA), një nga panairet më të mëdha të këtij lloji në Evropë. Ai u zhvillua nga 10 deri më 14 qershor në Berlin.

Në ILA, kriza që përjetoi aviacioni civil për shkak të luftës me Iranin mezi ndihet. Konkretisht, në të gjithë botën flitet për çmimet e larta të naftës dhe mungesën e vajgurit. Çmimet e biletave të avionit po rriten ndërsa fluturimet po anulohen. Organizatorët e panairit, megjithatë, festojnë "ILA-n e rekordeve", siç deklaroi në hapje Michael Schöllhorn, President i Shoqatës së Industrisë HapësinoreGjermane.

Ndërsa 600 ekspozues nga 31 vende morën pjesë në vitin 2024, këtë vit kishte më shumë se 750 nga 37 vende. Hapësirat e ekspozitës nga të gjitha sallat janë "rezervuar që nga nëntori", tha Schöllhorn.

Dronë zbulues që mbahen rreth qafës

Industria e mbrojtjes është në qendër të vëmendjes. Bota po armatoset me shpejtësi. Në kohë lufte dhe kërcënimesh globale, kjo industri po ecën më mirë se kurrë. Theks i veçantë i vihet sistemeve pa pilot, veçanërisht dronëve. Ajo që dikur ishte një hobi dhe argëtim tani është një industri me vlerë miliarda euro.

Në të ashtuquajturin "Kafaz Droni", një kafaz i rrethuar nga rrjeta, një ushtar i Bundeswehr-it drejton një dron të vogël zbulues të quajtur "Black Hornet 4". Droni merr imazhe me cilësi të lartë dhe mund të zbulojë burime nxehtësie në tokë. Është aq i vogël sa pas demonstrimit zhduket në kutinë që piloti mban rreth qafës.

Theks i konsiderueshëm në aplikimin luftarak i vihet dronit më të madh të përfaqësuar nga ndërmarrja e përbashkët gjermano-ukrainase Quantum Frontline Industries. Ky model mund të fluturojë deri në 20 kilometra dhe të mbajë një ngarkesë që peshon deri në katër kilogramë. Hedhja e eksplozivëve tregohet duke përdorur imitime plastike. Është e qartë se përvoja nga lufta u përfshi në zhvillimin e saj. Kompania e teknologjisë së lartë Quantum Systems nga Mynihu, e cila u themelua në vitin 2015, luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e forcave të armatosura ukrainase.

Ndryshimet në sektorin e mbrojtjes janë gjithashtu qartë të dukshme në ILA: kompanitë e reja dhe të afta shpesh udhëheqin në zhvillimin e dronëve dhe zbatimin e inteligjencës artificiale. Ato janë të përfaqësuara mirë në panair.

Kompanitë e zhvillimit të mbrojtjes (start-up) Helsing dhe Stark Defense, kanë marrë tashmë porosi të mëdha nga Bundeswehr për dronë luftarakë, të ashtuquajturit "municion të lëvizshëm". Këto kompani promovuan sisteme shtesë pa pilot me funksione autonome në panair, të cilat ka të ngjarë të luajnë një rol gjithnjë e më të madh në skenarët e ardhshëm të luftës.

Kompanitë civile duan një pjesë të tortës

Për shkak të buxhetit të mbrojtjes gjermane në rritje të madhe - i cili duhet të arrijë në 108 miliardë euro vetëm këtë vit - duan të përfitojnë edhe kompanitë nga sektorë krejtësisht të ndryshëm ekonomikë.

Midis tyre është kompania tradicionale Heidelberger Druck, aktiviteti kryesor i së cilës është prodhimi i makinave të shtypjes. Ajo tani ofron sisteme mbrojtëse kundër dronëve.

"Ne po kërkojmë një mbështetje tjetër për biznesin sepse tregu klasik është i ekspozuar ndaj paqëndrueshmërive", tha për DW Matthias Rößling, drejtues i fabrikës së kompanisë në Brandenburg. Ai shpjegon se tregu i mbrojtjes në shumë fusha është "ende i nënshfrytëzuar".

Kompania Diehl Defense prezantoi versionin e ri të sistemit të saj të mbrojtjes kundërajrore "Iris-T". Ky sistem nuk përdoret vetëm nga Bundeswehr, por është shumë i kërkuar edhe në tregun ndërkombëtar. Porositë janë në proces, thonë ata nga kjo kompani, dhe deklarojnë se planifikojnë të investojnë deri në 1.5 miliardë euro në ndërtimin e vendeve të prodhimit, sallave të reja të prodhimit dhe makinerive.

Kjo tregon se mbrojtja ajrore është bërë përsëri jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ka të bëjë me mbrojtjen e territorit, popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike nga sulmet ajrore.

Qeveria paraqet një strategji të re të aviacionit

Një pikëpamje e tillë ndahet edhe nga Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili pret me padurim biznesin e mirë të kompanive gjermane. Në kohë vështirësish ekonomike në Gjermani, industria e aviacionit është një përjashtim i rrallë. Sipas të dhënave nga Ministria Gjermane e Ekonomisë, ky sektor do të rritet me 19 përqind në vitin 2026, dhe numri i punonjësve do të rritet në 130,000. Në ILA, Merzishte dukshëm i kënaqur me këto shifra.

"Industria e aviacionit dhe hapësirës është një industri strategjike kyçe", tha ai. Në vitet në vijim, është planifikuar të ndahen 35 miliardë euro për aktivitete mbrojtëse në hapësirë.

Merz shprehu gjithashtu shpresën se ISAR Aerospace do të lançojë me sukses mjetin e saj të lëshimit që në qershor.

Numri i fluturimeve dyfishohet deri në vitin 2050

Kjo strategji qeveritare duhet të forcojë gjithashtu trafikun ajror civil. Parashikohet që numri i fluturimeve të dyfishohet deri në vitin 2050. "Në njëzet vitet e ardhshme, bota do të ketë nevojë për më shumë se 40,000 avionë të rinj", tha Merz. Koncerni evropian Airbus duhet të përfitojë veçanërisht nga kjo. Në komunikim me partnerët francezë, Kancelari këmbëngul për një pjesë më të madhe të prodhimit në Gjermani në përputhje me investimet në rritje gjermane.

Organizatat mjedisore e kritikojnë strategjinë e re të aviacionit si shumë të fokusuar në rritjen ekonomike. Ata besojnë se mbrojtja e klimës është lënë në plan të dytë. Në të njëjtën kohë, Airbus në Hamburg teorikisht mund të prodhojë së shpejti avionë që fluturojnë në mënyrë neutrale ndaj klimës dhe pa gjurmë kondensimi. Megjithatë, parakushtet kryesore për këtë ende mungojnë. "Infrastruktura për avionët me hidrogjen nuk ekziston ende", tha drejtori financiar i Airbus, Thomas Toepfer, në ILA.

Sasitë e nevojshme të hidrogjenit të gjelbër nuk janë ende të disponueshme, shpjegoi Toepfer. Aeroportet nuk kanë aftësinë për të furnizuar avionë të tillë me karburant. Toepfer supozon se kjo mund të ndodhë në fillim ose në mesin e viteve 2030./DW

europe arme biznes

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi