LIVE UPDATES
Bota

“Braktisja e shtetit” - Pse ka largime nga FSK-ja?

Thotë se arsyet që e shtynë ta linte punën e ushtarakut, janë disa, por dominon mungesa e meritokracisë në rastet e avancimeve, e pastaj ambicia personale për zhvillim e mirëqenie.

4 Mars 2024, 18:15 Nga I.A
“Braktisja e shtetit” - Pse ka largime nga FSK-ja?
FSK

“Nuk është ideja që po ndahesh me institucionin, por [ndjenja] sikur po e braktis shtetin, po e lë keq”...

Kështu shprehet një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili vendosi ta ndërpriste angazhimin në këtë institucion, pas disa vitesh shërbim.

Thotë se arsyet që e shtynë ta linte punën e ushtarakut, janë disa, por dominon mungesa e meritokracisë në rastet e avancimeve, e pastaj ambicia personale për zhvillim e mirëqenie.

“Lidershipi senior [në FSK] vjen më shumë nga lufta dhe jo nga një edukim formal siç e kemi pasur ne. Stili i lidershipit në organizatë është pak më klanor dhe më tradicional, nuk është i bazuar në parimet moderne”, thotë ish-pjesëtari i FSK-së për Radion Evropa e Lirë.

Duke dashur të mbetet anonim, ai kujton se iu deshën rreth dy vjet për të marrë vendimin e largimit nga FSK-ja - “më të vështirin në jetë”.

“Më mungon ushtria. Mënyra se si lidhesh me njerëz në ushtri, është diçka e papërsëritshme. Është vështirë të shkëputesh nga ushtria... aty lidhesh edhe ideologjikisht”, thotë ai.

Sot tregon se bën një prej punëve më të kërkuara në treg, të cilën nuk ka mundur ta bëjë brenda institucionit të sigurisë, dhe se gjeneron të hyra dukshëm më të larta.

Dorëheqjet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës shënuan shifra më të larta në dy vjetët e fundit, krahasuar me vitin 2021.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave që siguroi REL-i nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, u miratua largimi i 134 ushtarakëve.

Ata e lanë vullnetarisht Forcën dhe një pjesë e tyre e gjeti veten në institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, thotë ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shqetësuese është “edhe nëse një person largohet”.

Ligji për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës e parasheh ndërprerjen vullnetare të shërbimit.

Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se cila është strategjia për mbajtjen e personelit dhe si i adreson ajo ankesat e pjesëtarëve të FSK-së.

Por, ministri Maqedonci thotë se numri i dorëheqjeve nuk e rrezikon procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.

“Është numër i madh [i largimeve nga FSK-ja], por duke pasur parasysh interesimin e qytetarëve tanë për t’iu bashkuar FSK-së, në aspektin operacional, nuk është që i shkakton dëm të pariparueshëm dalja e një pjese të njerëzve”, thotë Maqedonci.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar, FSK-ja ka pranuar 600 rekrutë të rinj.

“Për ne mbetet jetik interesimi i madh i qytetarëve për t’iu bashkëngjitur FSK-së”, thotë ai.

“I kemi edhe pesë vjet përpara për të përmbushur numrin e nevojshëm [për ushtrinë]”, shton ministri, duke iu referuar afatit për përmbushjen e planit të transformimit.

Ky proces i transformimit të FSK-së në ushtri nisi në vitin 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet. Deri në fund të tij, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht. Po ashtu, pritet të ketë përgjegjësi shtesë në ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial, si dhe në ofrimin e mbështetjes ushtarake për autoritetet civile, mes tjerash.

Statistikat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se gjatë tre vjetëve të fundit janë rekrutuar 1.836 ushtarë dhe kadetë të rinj në FSK.

Aktualisht, numri i pjesëtarëve është 4.141, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Shifra, sipas saj, gati se është dyfishuar gjatë kësaj periudhe.

Ish-nënkoloneli i ushtrisë britanike, Ade Clewlow, i cili ka shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s, thotë për Radion Evropa e Lirë se largimet e ushtarakëve janë shqetësuese në rastet kur ata janë persona me pozita vendimmarrëse, ose që kanë aftësi të tilla që me largimin e tyre, i zvogëlojë aftësitë e FSK-së.

“Cilësia e oficerëve të rinj të rekrutuar në FSK është shumë e lartë dhe, në mënyrë të pashmangshme, ata do të kenë ambicie. Vendimet e marra në moshë të re [për t’iu bashkuar institucionit] shpesh ndryshojnë me kalimin e kohës, andaj është e pashmangshme që oficerët që janë trajnuar në akademi prestigjioze ushtarake, të lëvizin në një karrierë të dytë në një pikë”, thotë Clewlow, i cili është edhe autor i librit “Nën një qiell me pupla: Historia e pathënë e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarur”.

Sipas tij, mbajtja e personelit të talentuar në organizata ushtarake, si FSK-ja, është një nga sfidat më të mëdha.

Këtu, ai përmend nevojën për kushte të mira të punës, në mënyrë që oficerët dhe ushtarët të duan t’i shërbejnë vendit të tyre.

“Pagesa duhet të jetë mjaft e mirë për të mundësuar një mënyrë jetese të arsyeshme për personelin, por është e pamundur të jetë e njëjtë me pagat e sektorit privat. Dhe njerëzit që duan të shërbejnë, e dinë këtë. Megjithatë, ajo që sektori privat nuk mund të ofrojë, është stabiliteti që vjen me shërbimin ushtarak, shumëllojshmëria që qëndron në zemër të një karriere ushtarake dhe ndjenja për diçka jomateriale, që ju po e bëni ndryshimin duke i shërbyer vendit tuaj”, thotë ish-oficeri britanik.

“Në Mbretërinë e Bashkuar ne i themi kontratë sociale në mes të shtetit dhe individit. Për ta shpjeguar: një ushtar apo oficer ka zgjedhur t’i shërbejë vendit të tij, andaj është i gatshëm të japë jetën për vendin e tij. Pra, në kthim, shteti duhet të kujdeset për ata njerëz, jo vetëm kur ata shërbejnë, por edhe më pas, si veteranë”, shton Clewlow.

Numri i dorëheqjeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës kërkon vëmendje, thotë për Radion Evropa e Lirë Xhavit Gashi, gjeneral në pension i Kosovës.

Ai vlerëson se ka sfida në menaxhimin e personelit dhe, sipas tij, FSK-ja duhet të bëjë analiza të detajuara dhe “t’i adresojë në mënyrë proaktive çështjet e rekrutimit dhe të mbajtjes” së stafit.

“Nëse FSK-ja është në gjendje të ruajë një bilanc pozitiv midis rekrutimeve dhe largimeve dhe të adresojë çdo shqetësim specifik që mund të kontribuojë në largime, atëherë mund të argumentohet se situata nuk është aq shqetësuese sa mund të duket në shikim të parë”, thotë Gashi.

“Me 1.836 rekrutime të realizuara [në tre vjet], FSK-ja duket se ka një rrjedhë të fortë të personelit të ri që i kompenson largimet”, thotë ai.

Zhvillimi i programeve për të mbajtur dhe motivuar personelin ekzistues është i rëndësishëm në këtë kontekst, sipas Gashit.

“Për t’i adresuar sfidat e mbajtjes dhe motivimit të personelit në FSK, është esenciale të rishikohen - dhe nëse është e nevojshme - të përmirësohen programet ekzistuese dhe të zhvillohen iniciativa që u përgjigjen nevojave të ushtarakëve”, thotë ai.

Sipas tij, trajnimet profesionale, sistemet e vlerësimit, mbështetja për mirëqenien, mundësitë e avancimit, përfshirja në vendimmarrje dhe aktivitetet ndërtuese të ekipit “janë kyçe” për motivimin e personelit.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Maqedonci, thotë se shumë vende të NATO-s dhe të tjera përballen me vështirësi në mbajtjen e personelit.

“Ky është trend global, për shkak të profesioneve të reja, për shkak të mundësive që të rinjtë kanë në fusha të tjera”, sipas tij.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i sigurojë statistikat e dorëheqjes së ushtarakëve, viteve të fundit, në vendet e rajonit.

Por, për shembull, Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut pranoi për REL-in se fenomeni ekziston, megjithëse tha se, “për shkak të ndjeshmërisë së çështjes”, nuk mund të ndajë informacione të detajuara për opinionin.

Clewlow thotë se largimi i personelit nga ushtria ka qenë gjithmonë problem.

Duke e shpjeguar këtë, ai thotë se kur ekonomia është në rritje, personeli ushtarak beson se ka më shumë mundësi jashtë institucionit dhe e lë pas karrierën ushtarake.

Në këtë aspekt, ai përmend avancimin e industrisë së teknologjisë, si inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike.

“Shpesh, shërbimi ushtarak ofron një terren shumë të mirë rekrutimi për kompanitë civile që dëshirojnë të rrisin fuqinë e tyre punëtore. Për t’iu kundërvënë kësaj, individët që shërbejnë në FSK, duhet të ndihen të vlerësuar”, thotë ai.

Edhe sipas Gashit, mbajtja e personelit ushtarak paraqet sfidë të vazhdueshme për shumë shtete.

“Profesionet e reja kanë ndikim”, thotë ai.

Sipas tij, personeli ushtarak fiton kualifikime, të cilat i bëjnë më atraktivë për t’u rekrutuar pastaj nga institucionet tjera. Këtu, ai përmend profesionet që lidhen me sigurinë kibernetike dhe të ngjashme, që edhe në Kosovë kanë pasur bum.

Përveç rasteve me ndërprerje vullnetare të punës, pjesë e FSK-së nuk janë edhe disa që u shkarkuan për shkak të shkeljeve disiplinore dhe të tjerë që hynë në kategorinë e nëpunësve civilë. Gjithashtu, rreth 60 të tjerë u larguan për shkak të pensionimit.

Të gjithë këta e çojnë në 221 numrin e largimeve nga FSK-ja gjatë vitit 2023.

Ish-pjesëtari i FSK-së, me të cilin bisedoi Radio Evropa e Lirë, thotë se është shumë e rëndësishme që institucioni të punojë në mbajtjen e personelit.

Sipas tij, me daljen e pjesëtarëve, për karrierën e të cilëve është investuar, “nuk humbin vetëm shpenzimet, por edhe një pjesë e memories institucionale”.

“Kemi marrë edukim tepër të mirë dhe disa aftësi që janë shumë të kërkuara në tregun privat... Nëse është nevoja, unë dhe shumë kolegë jemi të gatshëm të kthehemi në shërbim - normalisht nëse ka një situatë serioze”, thotë ai.

Marrë nga REL

fsk

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!