LIVE UPDATES
Bota

Brenda perandorisë së madhe financiare të Hamasit, si po shmangen sanksionet e Perëndimit

Të ardhurat e Hamasit paguajnë për gjithçka, nga pagat e mësuesve deri tek raketat. Rreth 360 milionë dollarë, arkëtohen çdo vit nga taksat e importit për mallrat e sjella në Gaza nga Bregu Perëndimor apo Egjipti. Ky është burimi më i lehtë i parave që mund të bllokojë Izraeli.

23 Nëntor 2023, 08:32 Nga a.g
Brenda perandorisë së madhe financiare të Hamasit, si po shmangen
foto ilustruese

“The Economist”

I parë nga njëri prej restoranteve më të shkëlqyer të Stambollit, Bosfori duket tejet madhështor. Vendi është një vendstrehim i preferuar i biznesmenëve, të famshmëve por edhe financuesve të Hamasit. Një burrë ndaj të cilit Amerika ka vendosur sanksione për financimin e grupit islamik, flet për rolet që ka në borde të ndryshme.

“Janë qesharake”-thotë ai, i pyetur mbi akuzat e SHBA-së. Por në fund e pranon:”Tani, nëse po më pyesni se çfarë bëjnë punonjësit tanë me paratë e tyre, e pse do të duhej ta di?”. Hamasi ka tre burime të fuqisë së saj:forcën fizike brenda Gazës, shtrirjen e gjerë të ideve radikale dhe të ardhurat e tij.

Që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka vrarë më shumë se 12.000 palestinezë në Gaza në përpjekje për të shkatërruar organizatën ekstremiste. Por synimi i deklaruar i Izraelit për ta bërë këtë, kërkon edhe çmontimin e bazës së tij financiare. Dhe shumë pak nga kjo e fundit gjendet në Gaza.

Më së shumti, ajo gjendet kryesisht jashtë Gazës, në vendet mike të lëvizjes. E pajisur me pastrues parash, kompani minerare dhe shumë mjete të tjera, perandoria financiare e Hamasit llogaritet se arkëton më shumë se 1 miliard dollarë në vit. Duke qenë se është krijuar me shumë kujdes për të shmangur sanksionet perëndimore, ajo mund të jetë e paarritshme për Izraelin dhe aleatët e tij.

Të ardhurat e Hamasit paguajnë për gjithçka, nga pagat e mësuesve deri tek raketat. Rreth 360 milionë dollarë, arkëtohen çdo vit nga taksat e importit për mallrat e sjella në Gaza nga Bregu Perëndimor apo Egjipti. Ky është burimi më i lehtë i parave që mund të bllokojë Izraeli.

Pas tërheqjes nga Rripi i Gazës në vitin 2005, ai kufizoi rreptësisht lëvizjen e mallrave dhe njerëzve përtej kufirit. Tani po ndalon hyrjen edhe të produkteve më themelore për jetesën normale. Megjithatë, një fluks shumë më i madh të ardhurash vjen nga jashtë.

Zyrtarët izraelitë mendojnë se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 750 milionë dollarësh në vit, duke e bërë atë burimin kryesor të financimit për rezervat aktuale të armëve dhe karburantit të Hamasit. Disa vijnë nga qeveritë mike, dhe pjesa më e madhe i takon Iranit. SHBA llogarit se Ajatollahët iranianë ofrojnë 100 milionë dollarë për grupet islamike palestineze, kryesisht në ndihmë ushtarake. Detyra e financuesve të Hamasit, është t’i lëvizin këto para pa rënë pre e sanksioneve të Amerikës. Vetëm gjatë muajit të kaluar, zyrtarët amerikanë, vendosën 3 raunde kufizimesh ndaj njerëzve dhe kompanive për shkak të financimit të Hamasit.

Shmangia e sanksioneve amerikane kërkon njëfarë zgjuarsie. Miliona dollarë shkojnë për Hamasin përmes tregjeve të kriptomonedhave. “Do të habiteshit se sa pjesë e aktivitetit tregtar shkon për llogari të Hamasit”- thotë Firuze Segzin, ekonomiste në Universitetin Bilkent.

Departamenti Amerikan i Thesarit, thotë se Hamasi ka kontrabanduar më shumë se 20 milionë dollarë përmes Redin, një agjenci shkëmbimi valutor që ndodhet në lagjen e vjetër Fatih në Stamboll. Por pjesa më e madhe e parave të Hamasit - të paktën 500 milionë dollarë në vit sipas pretendimeve të zyrtarëve izraelitë - vjen nga investimet e tij, disa prej të cilave janë kompani të regjistruara në vende të Lindjes së Mesme.

Ato drejtohen nga ekspertë të zyrës së investimeve të Hamasit, dhe të punësuarit janë anëtarë të lëvizjes. Zyrtarët amerikanë thonë se këto kompani dhurojnë para për bamirësi, të cilat nga ana e tyre i dërgojnë në formën e fondeve për Hamasin. Zyrtarët turq e pranojnë se ndonjëherë fitimet shpërndahen drejtpërdrejt. Zbërthimi i skemës së fluksit përmes të cilit lëvizin këto të ardhura është jo pak i ndërlikuar për entet rregullatore perëndimore.

Një kompani e tillë ndërtoi “Afra Mall”, qendrën e parë tregtare në Sudan, ndërsa një tjetër një minierë pranë Khartoum, kryeqyteti i vendit. Një e tretë ndërtoi disa rrokaqiej në Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumica e prej këtyre kompanive, mburren me marrëveshjet e tyre të biznesit, por e mohojnë lidhjen me Hamasin.

A mund të ndërpritet ndonjë nga flukset e të ardhurave që i ka mbetur Hamasit? Kjo varet nga vendet nëpër të cilat rrjedhin ato. Që nga viti 1989, kur Izraeli arrestoi disa drejtues të lartë të Hamasit në Gaza dhe Bregun Perëndimor, bankierët e organizatës kanë jetuar jashtë vendit.

Por me kalimin e kohës, ndryshimet gjeopolitike i kanë detyruar ata të vazhdojnë të zhvendosen herë pas here. Kështu Hamasi e braktisi qendrën e tij të parë financiare, Amanin, pasi u forcuan shumë lidhjet e Jordanisë me Amerikën.

Sot, ndërsa politikanët e Hamasit preferojnë Dohën, kryeqytetin e Katarit, dhe kompanitë e

tij shtrihen nga Algjeria dhe Sudani deri në Emiratet e Bashkuara Arabe, financuesit e organizatës jetojnë në masë në Stamboll. Atje jeton edhe Zaher Jabarin, i akuzuar nga Izraeli se drejton financat e Hamasit (akuzën që ai e mohon), ashtu si disa individë të tjerë që janë nën sanksionet e SHBA-së për shkak të financimit të organizatës.

I interesuar për të fituar ndikim rajonal nëpërmjet mbështetjes së kauzës palestineze, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ofron vazhdimisht strehim atyre. Izraeli thotë se qeveria turke i jep pasaporta (akuza që sërish i mohon), dhe e lejon Hamasin të ketë selinë e saj në këtë vend.

Ndërkohë, sistemi bankar i Turqisë e ndihmon Hamasin të shmangë sanksionet amerikane, duke arritur të kryejë transaksione komplekse në të gjithë botën. Atë e ndihmon edhe tregu i lulëzuar i kriptomonedhave. Shumë nga bankat më të mëdha të Turqisë, përfshirë Kuveyt Turk, janë akuzuar nga Izraeli dhe SHBA-ja se kanë ruajtur me vetëdije paratë e Hamasit. Madje ka zëra që thonë se Erdogan e miraton në heshtje këtë praktikë. Në vitin 2021, Task Forca e Veprimit Financiar, një organ mbikëqyrëse i vendeve të G-7, e vendosi Turqinë në “listën gri” të vendeve që bëjnë shumë pak për të ngrirë asetet e terroristëve. Askush nuk përfiton më shumë sesa biznesmenët e Hamasit.

Miratimi i heshtur i qeverisë turke “hap dyert dhe lehtëson bërjen e biznesit”, thotë një nga punonjësit e financave të grupit. Trend Gyo, një kompani e regjistruar në Stamboll, e cila është vendosur nën sanksione nga SHBA-ja për kanalizimin e fondeve për Hamasin, fitoi së fundmi një tender nga qeveria turke për të ndërtuar Universitetin Tregtar të Stambollit.

Kompanitë e ndërtimit, të cilat përfshihen në një masë të madhe në portofolin e investimeve të Hamasit, mund të përthithin në heshtje sasi të mëdha parash dhe të marrin rregullisht kredi në shuma të mëdha. Dhe e gjitha kjo i jep mundësi zyrtarëve turq të thonë se ato nuk po mbulojnë drejtpërdrejt financat e Hamasit.

Deri më tani, Hamasi duket i papërshkueshëm nga goditjet, të paktën në aspektin financiar. Izraeli i ka shkaktuar dëme në infastrukturë, por jo në të ardhurat dhe kursimet monetare të organizatës. Bankat turke nuk kanë qenë aspak bashkëpunuese. Sanksionet e shumta të vendosura nga Amerika, janë më pak efektive nëse objektivat e tyre kanë mundësi që të mbajnë para jashtë sistemit të saj bankar.

Dhe Hamasi di t’i fshehë mirë kompanitë e tij. “Sa herë që mendoni se keni në duar një peshk të madh, ai e ndryshon emrin”- thotë i dëshpëruar një ish-zyrtar i Thesarit të SHBA-së. Madje ekziston rreziku që financat e Hamasit të përmirësohen akoma më tej. Ndërsa Izraeli po i shton sulmet e tij në Gaza, qeveritë perëndimore mund të ndikohen shumë nga katastrofa humanitare atje.

Në këto kushte, vendet me popullsi pro-palestineze, mund ta bëjnë edhe më të lehtë që Hamasi të fitojë para. Për muaj të tërë, kanë qarkulluar zëra se disa nëpunës civilë në Ministrinë e Ekonomike në Turqi, po bashkërendojnë veprimet me zyrën e financave të Hamasit.

Për Izraelin skenari që Hamasi të bëhet më i pasur pavarësisht luftës që po ndodh në Gaza, do të ishte shumë i keq. Sepse me pasurinë dhe rrënjët e saj financiare të paprekura, ajo apo një organizatë e ngjashme, mund të lulëzojë pas shkatërrimit.

Ndërkohë banorët e Gazës janë të zhytur në një tragjedi të madhe, në mënyrë që Izraeli të shkatërrojë një grup, paratë dhe fuqia e të cilit janë të sigurta diku tjetër. Krahasoni pak gjendjen e tyre me panoramën e drejtuesve të Hamasit në Stamboll:duke ngrënë karavidhe, dhe duke kundruar me ëndje Bosforin.

hamas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj