24 Gusht 2023, 12:34
Nga a.l
Samiti i BRICS
Udhëheqësit e bllokut të vendeve në zhvillim, BRICS, kanë ftuar Arabinë Saudite, Iranin, Etiopinë, Egjiptin, Argjentinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për anëtarësim në këtë bllok.
Kjo ftesë vlerësohet si një tentim për ta rritur ndikimin në botë të këtij blloku që është zotuar ta mbrojë “Jugun Global”. Sipas një definicioni të dhënë nga Universiteti i Virxhinias, nocioni “Jugu Global” u referohet shteteve të disfavorizuara ekonomikisht në botë.
Zgjerimi gjithashtu mund t’ua hapë rrugën dhjetëra vendeve të interesuara për anëtarësim në BRICS, ku aktualisht janë të anëtarësuar Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Këto kërkesa vijnë në një kohë kur polarizimi gjeopolitik po i nxit përpjekjet e Pekinit dhe Moskës për ta forcuar këtë bllok si një kundërpeshë të qëndrueshme ndaj Perëndimit.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i cili po e organizon samitin e këtij viti të liderëve të BRICS-it, njoftoi më 24 gusht se kandidatët e rinj do të pranohen si anëtarë më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Debati mbi zgjerimin e BRICS-it ka qenë në krye të agjendës gjatë samitit treditor që po zhvillohet në Johanesburg. Përderisa të gjithë anëtarët e BRICS-it shprehën publikisht mbështetjen për zgjerimin e bllokut, drejtuesit nuk u pajtuan lidhur me detajet e këtij procesi.
Megjithëse rreth 40 për qind e popullsisë së botës dhe një e katërta e prodhimit të brendshëm bruto global i takojnë vendeve të BRICS-it, ky bllok nuk ka arritur ta ketë ndikimin e dëshiruar si një lojtar politik dhe ekonomik global.
Më shumë se 40 vende kanë shprehur interesim për t’iu bashkuar BRICS-it, thonë zyrtarët e Afrikës së Jugut, dhe 22 vende kanë kërkuar zyrtarisht të pranohen.
Ata përfaqësojnë një grup të ndryshëm kandidatësh potencialë të motivuar kryesisht nga dëshira për ta ndryshuan rendin botëror, të cilin shumë prej tyre e konsiderojnë të manipuluar kundër tyre dhe në favor të shteteve të Perëndimit./ REL
samiti i brics
Bota
24 Gusht 2023, 12:31
a.l
Anija Kozmike
JAPONI- Publikohen fotot e para të sipërfaqes së Hënës në polin jugor. Zbarkimi i kësaj anije në kuad...
Bota
24 Gusht 2023, 12:22
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Një figurë e shquar në mesin e komunitetit ultra-nacionalist të Rusisë, Alexander Dugin, e p&eu...
Bota
24 Gusht 2023, 12:10
a.l
Australi
AUSTRALI- Një raport i qeverisë Australiane thekson se ngrohja globale mund t'i kushtojë ekonomisë së vendit qindra milia...
Bota
24 Gusht 2023, 12:07
a.l
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump vuri në shënjestër pasardhësin e tij Joe Biden, rivalët e tij republikanë dhe...
Bota
24 Gusht 2023, 11:53
a.l
Avioni i Prigozhin
RUSI- Banorët e një fshati afër vendit të rrëzimit të avionit ku humbi jetën shefi i mercenarëv...
Bota
24 Gusht 2023, 11:48
a.l
Oliver Vera
RUSI- Një zëdhënës i qeverisë franceze tha se shumë detaje në lidhje me rrëzimin e avionit që sup...
Bota
24 Gusht 2023, 11:45
I.A
Ron DeSantis
SHBA- Governatori Ron DeSantis mbrojti trajtimin e tij të krimit në Florida në debatin presidencial të GOP ...
Bota
24 Gusht 2023, 11:31
a,b
Kuvend
SERBI- Ngjarje tronditëse brenda Kuvendit të Serbisë. Një 45-vjeçar ka humbur jetën sot në ndërtes&eu...
Bota
24 Gusht 2023, 11:04
a.l
Foto ilustruese
Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara zbulon se në Etiopi janë shënujar mbi ...
Bota
24 Gusht 2023, 11:06
I.A
Dnjepër
RUSI- Rusia nisi një sulm me raketa në qytetin në jug të Ukrainës, Dnjepër, në orët e para të 24 ...