LIVE UPDATES
Bota

"Brohoritje nga njëra anë, protesta nga ana tjetër"/ DW: Goditja në Karakas zhvendos edhe ekuilibrat e pushtetit në rajon

Bota ndërkohë hamendëson, se si mund të vazhdohet më tej pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë. A do të qeverisë qeveria e vjetër nën ministrin e Brendshëm me pushtet Diosdado Cabello? Apo do të ketë ndryshim sistemi dhe zgjedhje të reja? A kërcënon një luftë civile ndërmjet mbështetësve të Maduros dhe opozitës politike?

4 Janar 2026, 08:52 Nga E. D
"Brohoritje nga njëra anë, protesta nga ana tjetër"/
Nicolas Maduro, Donald Trump

VENEZUELË- Më 2 janar presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro shprehu gatishmëri për të zhvilluar "bisedime serioze me SHBA-në".Një ditë më vonë ai u arrestua nga forcat ushtarake të SHBA-së dhe duhet të përgjigjet tani para një trupi gjykues në Nju Jork ndër të tjera akuza edhe për tregti me drogë.

Bota ndërkohë hamendëson, se si mund të vazhdohet më tej pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë. A do të qeverisë qeveria e vjetër nën ministrin e Brendshëm me pushtet Diosdado Cabello? Apo do të ketë ndryshim sistemi dhe zgjedhje të reja? A kërcënon një luftë civile ndërmjet mbështetësve të Maduros dhe opozitës politike?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një konferencë shtypi të shtunën (03.01.2026) sinjalizoi drejtimin: "Tani SHBA do ta qeverisë këtë vend, derisa të arrijmë një tranzicion të sigurtë dhe të përshtatshëm", deklaroi ai.

Eksperti për Amerikën Latine Jesus Renzullo nga Instituti GIGA thotë, se kësisoj është e qartë: "SHBA-ja është koordinuar me elitat në Karakas dhe do të punojë për ndërtimin e kombit". Nuk përjashtohet një bashkëpunim me anëtarët e deritanishëm të qeverisë, shpjegon eksperti në bisedë për DW.

"Gëzim i madh"

Ndër venezuelasit, që janë arratisur nga vendi i tyre dhe jetojnë në emigracion, mbizotëron ndjenja e gëzimit dhe shpresa. Sipas ekspertit Oliver Stuenkelist "ndër shumë venezuelas, që unë njoh, është shumë e madhe ndjenja e lehtësimit". "Ata festojnë rrëzimin e Maduros dhe falenderojnë Trumpin."  

Venezuelasit në emigracion festojnë dhe falenderojnë presidentin e SHBA-së TrumpFotografi: Allison Robbert/AP Photo/picture alliance

Stuenkel është studiues në Carnegie Endowment for International Peace in Washington D.C. dhe profesor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Fundação Getulio Vargas (FGV) në São Paulo në Brazil.

Ai e konsideron grushtin e shtetit në Karakas si një konflikt ideologjik. Zgjedhësit dhe politikanët e spektrit të djathtë festojnë për Trumpin, ndërsa përfaqësuesit e spektrit të majtë politik kritikojnë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare.

Ende nuk është e parashikueshme, se si do të zhvillohet më tej gjendja në Venezuelë. "Duhet parë, nëse Trump thotë, misioni u përmbush, Maduro u largua", vë në dukje ai. "Dhe duhet parë, se çfarë qendrimi do të mbajë popullsia. Eshtë e paqartë, nëse do të ketë protesta të mëdha."

"Doktrina - Donroe" e Trumpit

Edhe pse shumë gjëra janë të paqarta, ka të dhëna të qarta, se cilat plane ndjek në përgjithësi administrata Trump. SHBA synon sipas strategjisë së sigurisë kombëtare 2025, "rivendosjen e rolit dominues në hemisferën perëindimore dhe zëvendësimin e doktrinës Monroe."

E ashtuquajtura doktrina Monroe është e lidhur me presidentin e SHBA-së James Monroe (1758–1831). Kjo doktrinë bazohet në parimin themelor të politikës së jashtme "Amerika e amerikanëve".

Asokohe me këtë synohej zhvendosja e fuqive koloniale europiane. Në vitet 80-të SHBA e riinterpretoi këtë doktrinë me pretendimin ndaj Amerikës Latine si hemisferë "e saj".

Presidenti i SHBA-së Donald Trump duket se po i referohet kësaj epoke dhe do të rivendosë dominancën e SHBA-së në rajon. Financial Times ka përdorur për këtë termin "Donroe-Doktrin". Jo "Amerika e amerikanëve", por "Amerika e amerikanëve të SHBA-së".

"Justifikim për regjimet autoritare"

"Venezuela me sa duket është vendi i parë, që bie viktimë e këtij imperialzimi modern", komenton Nju Jork Tajms. Kjo paraqet një qasje të rrezikshme dhe ilegale të rolit të Amerikës në botë.

"Trump duke operuar pa asnjë legjitimitet ndërkombëtar dhe pa kompetenca të vlefshme ligjore apo mbështetje në politikën e brendshme, rrezikon që t'u ofrojë një justifikim regjimeve autoritare në Kinë, Rusi apo në vende të tjera, që duan të dominojnë fqinjët e tyre."

Goditja ushtarake kundër Venezuelës zgjon kujtime nga epoka e viteve 1960 deri më 1990, kur SHBA në pretendimin se po lufton komunizmin mbështeste puçet ushtarake dhe diktatorët. Rrëzimi i Allendes më 1973 në Kili, diktaturat ushtarake në Argjentinë dhe Brazil dhe skuadriljet e vdekjes në El Salvador edhe sot e kësaj dite kanë lënë gjurmën për imazhin e armikut që ekzsiton ndaj SHBA-së në rajon.

Maria Machado: "Ne jemi gati"

Aksioni ushtarak i natës së shkuar në një farë mënyre ka disa paralelizma me rrëzimin e ish-diktatorit të Panamasë Manuel Noriega (1938 -2017). Noriega u rrëzua gjatë një invazioni të SHBA-së më 1989 dhe u arrestua. Më 1992 ai u dënua nga një gjykatë në SHBA për tregti me drogë dhe mitmarrje dhe deri në vdekje ishte i burgosur.

Për opozitën poplitike në Venezuelë të tilla aspekte të politikës së jashtme tani për tani nuk janë në plan të parë. Tani pas më shumë se 25 vjetësh sundim të revolucionit të bolivarian për herë të parë ka shans për ndryshim pushteti. 

"Venezuela po përjeton orë vendimtare. Ne jemi gati, për ta rindërtuar vendin tonë, shkruan ish-kandidati për president Edmundo González në platformën X.

Gonzalez i fitoi zgjedhjet më 24 korrik 2024, megjithatë këshilli elektoral shpalli zyrtarisht Maduron fitues.

Nobelistja e paqes Maria Corina Machado, e cila mbështeti Gonzálezin, pasi vet nuk u lejua të kandidojë për presidente, u bëri thirrje bashkëatdhetarëve për mbështetje. 

"Si president legjitim i Venezuelës Edmundo González duhet të marrë postin dhe të pranohet menjëherë si komandat suprem i forcave të armatosura", shkruan ajo në platformën X. "Ne jemi gati, të ushtrojmë mandatin tonë dhe të drejtojmë një tranzicion demokratik."

Nëse kjo do të ndodhë, është ende e hapur. Sepse as Machado dhe as González nuk ndodhen në Venezuelë. Trump theksoi në konferencë shtypi, se Venezuela ka edhe një zëvendëspresidente, Delcy Rodríguez. 

Eksperti Jesus Renzullo e vlerëson këtë si një indikacion, se administrata e SHBA-së do të negociojë me përfaqësuesit qeveritarë dhe do të shmangë trazirat politike.

Nju Jork Tajms në koementin e saj argumenton ngjashëm: "Pavarësisht arrestimit të Maduros gjeneralët, që kanë mbështetur regjimin e tij, nuk do të zhduken papritur. Po ashtu nuk ka gjasë që pushteti t'i dorëzohet Maria Corina Machados."/DW

nicolas maduro donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj