LIVE UPDATES
Bota

Caktohet data e nisjes së gjykimit kundër Trumpit për ryshfet

Prokurorët thanë se vetëm një pjesë e vogël e të dhënave të reja janë të rëndësishme për çështjen, ndërkaq avokatët mbrojtës pretenduan se mijëra faqe janë potencialisht të rëndësishme, të cilat duhet të rishikohen.

25 Mars 2024, 19:15 Nga S.N
Caktohet data e nisjes së gjykimit kundër Trumpit për ryshfet
Donald Trump

SHBA- Një gjykatës në New York ka caktuar nisjen e gjykimit ndaj ish-presidentit Donald Trump, më 15 prill, lidhur me rastin që ka të bëjë me pagimin e parave në këmbim të heshtjes të një ylli të pornografisë.

Gjykatësi Juan M.Merchan mori këtë vendim të hënën, më 25 mars. Gjykatësi më herët qortoi avokatët e ish-presidentit, pasi u ricaktua data e gjykimit, pasi paraprakisht ishte shtyrë nisja e gjyqit.

Merchan ka kundërshtuar atë që sugjeroi se ishin pretendime të pabaza të avokatëve të Trumpit për “sjellje të pahijshme të prokurorëve”, pasi ekipi mbrojtës i Trumpit kishte pretenduar se prokurorët deri vonë nuk bënë publike dhjetëra mijëra faqe të dhënash nga një hetim i mëhershëm federal.

Prokurorët thanë se vetëm një pjesë e vogël e të dhënave të reja janë të rëndësishme për çështjen, ndërkaq avokatët mbrojtës pretenduan se mijëra faqe janë potencialisht të rëndësishme, të cilat duhet të rishikohen. Më herët gjatë këtij muaji, Merchan shtyu nisjen e gjykimit dhe u tha avokatëve që duhet të veprojnë më shpejtë nëse besojnë se nuk kanë të gjitha materialet që besojnë se duhet të marrin nga prokurorët.

“Ju po e akuzoni zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit dhe njerëzit e përfshirë në këtë çështje për sjellje jo të duhur prokuroriale dhe po tentoni të më përfshini dhe mua. Ju nuk keni asnjë provë për këtë”, tha ai.

I nominuari republikan për president të SHBA-së mori pjesë në seancën gjyqësore për caktimin e nisjes së gjyqit, që është rasti i parë nga katër raste penale ndaj tij që pritet të përfundojnë në gjykatore. Kjo seancë u mbajt në të njëjtën ditë që Trump dhe ekipi i tij ligjor morën një lajm të mirë nga një gjykatë e apelit në New York, që u pajtua të pezullojë mbledhjen e 454 milionë dollarëve gjobë për një rast për mashtrim civil, nëse ai paguan 175 milionë dollarë brenda 10 ditësh.

Rasti për pagesat për heshtje, që u ngrit vitin e kaluar nga prokurorët në New York, ka një rëndësi të madhe pasi duket se është rasti i vetëm ndaj Trumpit që do të shkojë në gjykim në muajt në vijim.

Trump është deklaruar i pafajshëm për akuzat se ka falsifikuar të dhënat e biznesit. Prokurorët thonë se Trump bëri pjesën e tij në përpjekjet për të mbrojtur fushatën e tij më 2016, për të fshehur atë që ai thotë se ishin histori të rreme të raporteve seksuale jashtëmartesore. Të hënën, Trump përsëriti për gazetarët pretendimin e tij se rasti ishte një “gjueti shtrigash”.

Rasti ka në qendër pretendimet se Trumpi regjistroi në mënyrë të rreme pagesat prej 130.000 dollarësh si tarifa ligjore për kompaninë e tij “për të fshehur sjelljen e tij kriminale dhe të të tjerëve”, u tha në dokumentet gjyqësore.

Paratë shkuan te avokati i atëhershëm personal i Trumpit, Michael Cohen, por prokurorët thanë se paratë nuk u përdorën për punë ligjore. Sipas tyre, këto para Cohen i mori për të rikuperuar paratë që i kishte paguar aktores së filmave pornografik, Stormy Daniels, në emër të Trumpit. Prokurorët thanë se paratë iu dhanë aktores në mënyrë që ajo të mos fliste publikisht për pretendimet e saj se kishte pasur raporte seksuale me Trumpin vite me parë.

Avokatët e Trumpit thonë se pagesat ndaj Cohen ishin bërë për shkak të punëve ligjore dhe jo për të mbuluar ndonjë rast.

Cohen u deklarua fajtor më 2018 për akuza federale, përfshirë shkelje të financimit të fushatës që lidhen me paratë e paguara ndaj Daniels. Ai ka deklaruar se Trump e ka udhëzuar atë për të paguar aktoren. Cohen tani është një prej dëshmitarëve kyçë në rastin kundër Trumpit.

Marrë nga REL

donald trump shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj