7 Korrik 2023, 09:04
Nga A.B
Foto ilustruese
SHBA- Kërkimet në fushën e teknologjisë për shkak të përhapjes së shpejtë të inteligjencës artificiale (në sajë edhe të ChatGPT), do të sjellin ndryshime rrënjësore në jetën e përditshme të njeriut. Një nga fushat tashmë të prekura nga përdorimi i inteligjencës artificiale është ajo e arsimit, me shkencëtarët që vlerësojnë se ChatGPT mund të zëvendësojë edhe... shkollën.
Një nga ekspertët kryesorë në botë në inteligjencën artificiale, profesor Stuart Russell, shpjegon për Guardian se si studentët e rinj mund të mësohen nga ChatGPT. Shkencëtari britanik i kompjuterave me bazë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, tha se "tutorët" e personalizuar të stilit ChatGPT do të mundësonin shkollimin global përmes smartphone.
'Teknologjia mund të "mësojë" pjesën më të madhe të materialit deri në fund të shkollës së mesme'- tha profesori.
“Duhet të jetë e mundur brenda pak vitesh, ndoshta deri në fund të kësaj dekade, të ofrohet një cilësi mjaft e lartë e arsimit për çdo fëmijë në botë”, tha Stuart Russell duke folur në OKB.
Russell citoi gjithashtu prova nga studimet që tregojnë se mësimi i personalizuar përmes teknologjisë mund të jetë dy deri në tre herë më efektiv se mësimet tradicionale në klasë , duke i bërë fëmijët më të interesuar për të mësuar.
"Në Oksford dhe Kembrixh ata nuk përdorin më klasën tradicionale ... ata përdorin mësimdhënie të individualizuar ndoshta sepse është më efektive," tha ai.
Në fakt, OpenAI, kompania që krijoi ChatGPT, njoftoi një partneritet në mars me një jofitimprurëse arsimore, Akademia Khan, për të "pilotuar" një mësues virtual të mundësuar nga ChatGPT-4./Dosja.al
chat gpt
Bota
7 Korrik 2023, 09:05
f.i
pamje nga vendngjarja
FILIPINE- Mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një motoçiklist në Filipine, i cili...
Bota
7 Korrik 2023, 08:56
f.i
Joaquin Sperani
SHBA- Argjentina është tronditur nga krim i rëndë. Protothema raporton se 14-vjeçari Joaquin Sp...
Bota
7 Korrik 2023, 08:56
A.B
Deputeti
GREQI- Një deputet grek është kapur duke luajtur lojëra gjatë seancës parlamentare. Kjo ndodhi ditën e dje...
Bota
7 Korrik 2023, 08:42
f.i
pamje nga ngjarja
UKRAINË- Numri i të vdekurve është rritur në 10 pas një sulmi me raketa ruse në Lviv, raporton CN...
Bota
7 Korrik 2023, 08:12
f.i
pamje nga ngjarja
GREQI- Një sulm me bojëra dhe fikse zjarri ka ndodhur në konsullatën franceze në Patras. Mediat e huaja rap...
Bota
7 Korrik 2023, 08:04
f.i
Marc Zuckerberg dhe Elon Musk
SHBA- "Twitter" ka kërcënuar se do të padisë pronarin e Facebook, Marc Zuckerberg për platformë...
Bota
7 Korrik 2023, 08:05
A.B
Administrata Biden ka vendosur t'i sigurojë Ukrainës bomba thërrmuese si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake me vlerë...
Bota
7 Korrik 2023, 07:55
A.B
Halima, 8 vjeçe, u mërzit shumë kur mësoi se pasi kishte kaluar shumë vështirësi për t’u shkolluar nën su...
Bota
7 Korrik 2023, 07:45
A.B
Autobus
SHBA- Dy autobusa u përfshinë në një aksident në qendër të Manhattan mbrëmjen e kaluar, duke plagosur 18 pe...
Bota
7 Korrik 2023, 07:39
A.B
Viktima dhe autori
MEKSIKË- Meksika është tronditur nga detajet e vrasjes brutale të një gruaje nga bashk...