LIVE UPDATES
Bota

Chollet për Financial Times: Këto janë hapat që duhet të merren për të arritur dialogun

SHBA-të, sipas Chollet, e dinë mirë rolin e Rusisë, e cila mbështet Serbinë.

13 Janar 2023, 11:17 Nga a.l
Chollet për Financial Times: Këto janë hapat që duhet
Derek Chollet

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, po rrisin presionin diplomatik ndaj Kosovës dhe Serbisë për të parandaluar “metastazimin e dhunës”, pas situatës së krijuar në Veri në dhjetor të vitit të kaluar në një rajon si Ballkani Perëndimor, ku Rusia ka ende ndikim.

Ne ishim të shqetësuar për metastazimin e dhunës. Gjëja e fundit që secili prej nesh dëshiron tani është një krizë në këtë pjesë të botës, duke pasur parasysh se ne kemi krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, jo shumë larg Gadishullit Ballkanik”, ka deklaruar Chollet, në një bisedë me gazetarin, Marton Dunai, nga prestigjiozja britanike “Financial Times”.

Chollet, diplomati amerikan i rangut më të lartë i cili vizitoi rajonin gjatë kësaj jave, ka përshkruar situatën e krijuar në Veri të Kosovës në dhjetor si “të kthjellëta për shumë njerëz”.

Ne nuk duam të gjendemi përpara një diplomacie që de-eskalon kriza. Së pari, targat, pastaj barrikadat, nuk duam diçka tjetër në javën e ardhshme”, ka shtuar Chollet.

Sipas tij muajt e fundit kishte një mundësi të rrallë të arritjes së një marrëveshjeje, pasi Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të linin mënjanë çështjen e targave duke u fokusuar në marrëveshjen të bazuar në propozimin franko-gjerman.

Unë mendoj se ka një rrugë të mesme që mund ta ndjekim, përndryshe nuk do të investonim në këtë çështje ashtu siç po e bëjmë”, ka pohuar Chollet duke shtuar se ai është optimist se një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë e realizueshme.

Diplomati amerikan, ndër të tjera për Financial Times, ka përshkruar hap pas hapi se si mund të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë duke marrë për bazë propozimin franko-gjerman.

“Hapi i parë është që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet pa e njohur plotësisht njëra-tjetrën, siç kanë bërë vendet e tjera. Të paktën si hap fillestar, kjo është një mënyrë për ta vendosur Kosovën në rrugën euroatlantike”.

Për të arritur këtë, argumenton më tej Chollet, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis.

Ndërsa serbët përfundimisht do të duhet të pranojnë një nivel të sovranitetit, Kosova duhet t’u japë qytetarëve të saj serbë autonomi më të madhe, në veçanti një Asociacion formal për komunat me shumicë serbe në Veri të vendit. Për këtë të fundit unë i thash kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se ka një urgjencë të madhe për ta krijuar atë. Ata kuptojnë rëndësinë e kësaj”, ka treguar Chollet.

SHBA-të, sipas Chollet, e dinë mirë rolin e Rusisë, e cila mbështet Serbinë.

“Megjithatë Serbia, e varur prej kohësh nga energjia ruse, ka filluar të diversifikojë burimet e saj të energjisë dhe të zvogëlojë mbështetjen ruse. Kjo e ka lënë çështjen e Kosovës si levën e fundit që Moska ka mbi Beogradi, një aspekt që nuk i ik Uashingtonit”, ka pohuar ai.

Prandaj shton më tej Cholllet, një arsye se pse ShBA-të insistojnë në një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht heqja e levës së Rusisë nga Serbia./Albanianpost.com

derek chollet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj