LIVE UPDATES
Bota

Christopher Hill: Dhuna dhe vandalizmi kundër institucioneve shtetërore nuk kanë vend në shoqëri demokratike

Grupe studentësh drejtuan një protestë të hënën në Beograd, pas një nate të tensionuar ku qindra demonstrues u përpoqën të hynin në kuvendin e kryeqytetit dhe u përleshën me forcat e rendit.

25 Dhjetor 2023, 20:45 Nga I.A
Christopher Hill: Dhuna dhe vandalizmi kundër institucioneve
Protesta

SERBI- Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve në Serbi të bashkëpunojnë me misionin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE-në), për të shqyrtuar pretendimet për parregullsi dhe theksoi se dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe komisionerëve të zgjedhjeve është “e papranueshme”. Sipas Departamentit të Shtetit legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjithë pjesëmarrësve, që të njohin vullnetin e zgjedhjeve.

“Mbetemi të angazhuar për të bashkëpunuar me Serbinë për forcimin e demokracisë dhe rendit e ligjit, avancimin e bashkëpunimit rajonal, rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë është me Perëndimin,” thuhet në përgjigjen me shkrim që Departamenti amerikan i Shtetit i ka dërguar Zërit të Amerikës i pyetur se cili është reagimi i zyrtarëve amerikanë mbi valën e re të protestave në Beograd, që u shndërruan në protesta të dhunshme të dielën.

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, përmes komenteve në platformën sociale X, shkroi se “dhuna dhe vandalizmi kundër institucioneve shtetërore nuk kanë vend në shoqëri demokratike.” Ai i bëri thirrje policisë që “ndërsa ruan rendin publik, të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe të drejtat e tyre.”

“Në orët dhe ditët në vijim, udhëheqësit e Serbisë dhe qytetarët e saj duhet ta kenë parasysh se: legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjitha partive, fituese dhe humbëse, nga respektimi i vullnetit të njerëzve siç është shprehur në kutinë e votimit,” shkruante ambasadori Hill.

Ai tha se “puna e institucioneve zgjedhore të Serbisë mbetet qenësore ndërkohë që Serbia punon me OSBE-në dhe të tjerët për t’iu dhënë përgjigje mangësive në proceset e veta demokratike.” “Ankesat duhet të bëhen përmes mjeteve ligjore, paqësore dhe pa dhunë,” shtoi zoti Hill.

“Kam besim se Serbia do të kalojë nëpër këto sfida duke dal nga to me demokraci të forcuar. Të gjithë qytetarët e Serbisë kanë të drejtën të dëgjohen dhe përgjegjësi të shprehin pikëpamjet e tyre politike në mënyrë paqësore dhe pa dhunë.”

Grupe studentësh drejtuan një protestë të hënën në Beograd, pas një nate të tensionuar ku qindra demonstrues u përpoqën të hynin në kuvendin e kryeqytetit dhe u përleshën me forcat e rendit.

Policia serbe tha të hënën se janë arrestuar të paktën 38 persona që morën pjesë në protestën e së dielës kundër parregullsive gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit, në të cilat sipas rezultateve paraprake fituese doli Partia Përparimtare serbe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuiçiç.

Grupi opozitar “Serbia kundër dhunës” ka organizuar protesta që nga dita e zgjedhjeve duke thënë se ka pasur mashtrime zgjedhore, veçanërisht në kryeqytet dhe kjo është pohuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Disa nga politikanët e opozitës filluan një grevë urie.

Të dielën në mbrëmje, qindra protestues u përpoqën të hynin në kuvendin e bashkisë së Beogradit, duke thyer dritaret para se policia të ndërhynte me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për t’i shpërndarë.

Zyrtari i lartë i policisë Ivica Ivkoviç u tha gazetarëve se të arrestuarit po përballen me akuza për nxitje të ndryshimit të dhunshëm të rendit kushtetues, në lidhje me përpjekjen për të përmbysur qeverinë dhe për sjellje të dhunshme. Ai shtoi se tetë oficerë të policisë u plagosën, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Opozita tha se policia rrahu disa mbështetës të saj.

Të hënën grupe studentësh bllokuan disa rrugë në Beograd duke kërkuar që autoritetet të hapin listat e votuesve, pas pretendimeve se shumë njerëz që nuk jetojnë në Beograd kanë votuar atje. Studentët paralajmëruan bllokim të mëtejmë rrugësh nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Autoritetet i kanë mohuar pretendimet për parregullsi.

President serb Aleksandar Vuçiç, i cili të hënën u takua me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i përshkroi protestat e së dielës si një përpjekje për rrëzimin e qeverisë me ndihmë nga jashtë, por pa dhënë asnjë provë për pretendimet e tilla.

“Isha në ballkonin e presidencës mbrëmë. Aty është zyra ime. Unë nuk u frikësova aspak nga. Nuk kam ikur në asnjë vend të huaj. Nuk u fsheha në asnjë nga bunkerët. Unë kurrë nuk do të fshihem nga njerëzit e dhunshëm. Do të jem gjithmonë pranë popullit tonë, do ta mbrojmë dhe ruajmë demokracinë. Ne do të mbrojmë dhe ruajmë paqen dhe qëndrueshmërinë në Serbinë tonë”, tha presidenti serb.

Ambasadori rus u tha medieve të vendit të tij se presidenti Vuçiç ka “prova të pakundërshtueshme” se perëndimi po inkurajon protestat e opozitës.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç falënderoi të hënën Rusinë që siç tha, e kishte informuar që më parë Serbinë për mundësinë e një kryengritjeje. Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Marrë nga VOA

ana bërnabiç christopher hill osbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj