LIVE UPDATES
Bota

CIA tenton të rekrutojë agjentë të dyfishtë në Rusi

E shoqëruar me një muzikë melankolike, personazhi kryesor i videos, një personazh fiktiv, burrë 35 vjeç, shfaqet si një punonjës i agjencisë ushtarake të inteligjencës së Rusisë i cili e portretizon veten si patriot që e do Rusinë dhe që më parë ka shërbyer si parashutist.

23 Janar 2024, 21:09 Nga h.k
CIA tenton të rekrutojë agjentë të dyfishtë në
Foto ilustruese

RUSI-Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publikuar një video në gjuhën ruse, në tentim për të bindur punonjësit rusë të inteligjencës që të punojnë si agjentë të dyfishtë për Uashingtonin.

Drejtori i CIA-s, William Burns, deklaroi korrikun e vitit të kaluar se ka pakënaqësi në mesin e disa rusëve lidhur me luftën në Ukrainë dhe kjo pakënaqësi krijon mundësi për të rekrutuar spiunë dhe CIA do ta shfrytëzojë këtë situatë.

Videoja, e publikuar në kanalet zyrtare të CIA-s në rrjetet sociale, tenton të bindë ata që sugjeron se janë patriotë rusë që punojnë për shërbimet e inteligjencës dhe mund të ndihen të tradhtuar nga ajo që u cilësua si korrupsion në qarqet e elitës dhe mënyrës së dobët se si forcat e armatosura ruse janë të pajisura dhe furnizuara.

Ata që janë përreth jush ndoshta nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën. Por, ne duam. Ju nuk jeni të pafuqishëm”, thuhet në videon që është e fundit në serinë e videove rekrutuese që shënjestrojnë Rusinë. Më pas, në video shfaqen mënyrat se si të kontaktohet CIA.

E shoqëruar me një muzikë melankolike, personazhi kryesor i videos, një personazh fiktiv, burrë 35 vjeç, shfaqet si një punonjës i agjencisë ushtarake të inteligjencës së Rusisë i cili e portretizon veten si patriot që e do Rusinë dhe që më parë ka shërbyer si parashutist.

A keni guxim të mjaftueshëm që të përballeni me këtë tradhti”, thotë ai në video, para se ai të kuptojë se armiku i vërtetë brenda Rusisë është një formë e korruptuar e udhëheqjes.

Ky personazh fiktiv më pas thotë se për shkak të patriotizmit të tij ai ka vendosur që të veprojë dhe të punojë me CIA-n.

Një zyrtar i CIA-s, që foli në kushte anonimiteti, tha se ka parë interesim më të madh të rusëve si rezultat i këtyre videove. Por, ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ish-spiun i KGB-së që ka shërbyer në Gjermaninë e atëhershme Lindore, i ka bërë thirrje shërbimit të brendshëm të sigurisë, FSB, që të rrisë aktivitetet për të luftuar, atë që ai e ka cilësuar si rritje të spiunazhit nga Perëndimi.

Kremlini po ashtu ka thënë se ushtria është e pajisur me të gjitha që i duhen për luftën në Ukrainë, që ai e cilëson si “operacion të posaçëm ushtarak”. Po ashtu, ka hedhur poshtë pretendimet e ndryshme për korrupsion.

Videot rekrutuese të CIA-s janë publikuar në Facebook, X – që më herët njihej si Twitter – dhe Telegram, një platformë sociale mjaft popullore në Rusi.

E dini, kjo praktikë është e zakonshme, agjencitë e inteligjencës në mbarë botën shpesh përdorin mediat dhe rrjetet sociale për të rekrutuar punonjës të ri. Të gjithë e dimë se CIA e bën këtë çdo vit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov sugjeroi se CIA po humb kohë duke tentuar që të arrijë te rusët përmes platformës X, që është e ndaluar në Rusi, dhe rusët mund ta përdorin atë vetëm duke përdorur VPN. Facebook-u po ashtu është i ndaluar në Rusi.

Dikush duhet t’i tregojë CIA-s se në shtetin tonë VKontakte [rrjet social rus] është shumë më popullor se X, që është i ndaluar. Dhe se audienca në VKontakte është shumë më e madhe”, tha Peskov./REL 

agjentet e cias

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj