6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Clinton iu adresua përmes një videoje Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po zhvillon edicionin e dytë në Prishtinë.
KOSOVA- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Kosova ka shënuar “përparim të rëndësishëm" drejt arritjes së “barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë”. Clinton iu adresua përmes një videoje Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po zhvillon edicionin e dytë në Prishtinë. Ndër sukseset e Kosovës në fushën e të drejtave të grave, Clinton përmendi reparacionet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se “jeni përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e paqes, në zgjerimin e mundësive ekonomike dhe dëshmuat se bashkëpunimi sjell më shumë përftime sesa konflikti”.
“Paqja nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, veçmas tani kur tensionet në rajonin e Ballkanit edhe një herë po përshkallëzohen, teksa lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon dhe forcat antidemokratike në botë nxisin përçarje dhe urrejtje. Prandaj, forume të tilla janë të rëndësishme. Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë. Gratë janë promovuese të paqes dhe përparimit”, tha Clinton.
Edicioni i dytë i forumit përqendrohet në temën e dhunës seksuale gjatë konflikteve dhe në sigurinë klimatike. Clinton tha se ky forum është i rëndësishëm, pasi shfaq vendosmërinë për të amplifikuar zërat e grave dhe për të forcuar pjesëmarrjen e grave në të gjitha sferat e jetës dhe “për të siguruar një balancë gjinor në vendimmarrjen për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në mbarë botën”.
Ajo tha se po punon me Departamentin amerikan të Shtetit dhe Institutin Georgetown për krijimin e një qendre rajonale të ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë, që do të ketë selinë në Kosovë.
“Demokracitë tonë janë më të forta dhe më të qëndrueshme kur gratë janë të përfshira dhe trajtohen të barabarta dhe veçmas kur gratë udhëheqin”, tha Clinton në adresimin e saj.
Forumi dyditor, që zhvillohet nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbledh përfaqësues nga më shumë se 40 shtete në mbarë botën. Osmani, gjatë hapjes së punimeve të forumit, tha se në kohën kur në botë po zhvillohen disa konflikte, përfshirë atë në Gazë dhe Ukrainë, “agjenda për siguri dhe paqe të grave është më e rëndësishme se kurrë”.
Ajo tha se gratë dhe vajzat në zonat e konfliktit përballen me sfida të shumta, por “shpirti i tyre mbetet i pathyeshëm. Ato luftojnë për mbijetesë, luftojnë për liri”, u shpreh Osmani, duke shtuar se derisa ato e kanë të pamundur të përdorin zërin e tyre, e gjithë bota duhet të bëhet zëri i tyre. Organizimi i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë kishte qenë zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021. Forumi këtë vit përqendrohet në përpjekjet për të luftuar dhunën seksuale në konflikte, por edhe për të gjetur mënyrat për të ndihmuar gratë dhe vajzat të navigojnë në mënyrë të sigurt teksa përballen me kërcënimet e sigurisë klimatike.
“Objektivi i forumit është të adresojë kërcënimet ndaj sigurisë së grave, teksa po shfaqen sfida të reja të sigurisë, me qëllimin kyç të bashkimit të forcave për të çuar përpara agjendën e forumit”, thuhet në ueb-faqen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./ REL
Mbledhja e kabinetit izraelit të luftës IZRAEL- Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet sot për të diskutuar përgjig...
Dmytro Kuleba UKRAINA- Ukraina u bëri thirrje sërish aleatëve sot për hapa më të guximshëm për të furnizuar mb...
Amir Saeid Iravani NEW YORK- Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, pas takimit urgjent të Këshillit të Sigurimit th...
Foto ilustruese GAZA- Autoritetet izraelite kanë liruar 150 persona të arrestuar më parë në Gaza. Lajmin për lirim e të ...
Foto ilustruese KOSOVË- Dhjetë ditë pasi në Kosovë ka nisur regjistrimi i popullsisë, sipas Agjencisë së Statistika...
Foto ilustruese IZRAEL- Kabineti izraelit i luftës pas konsultimesh të gjata nuk mori një vendim për reagimin e mundshëm pas sulmi...
Vjosa Osmani KOSOVA- Nis sot edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja e Kosovës Vjosa...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë së fundmi është shpreh...
Foto nga vendi i ngjarjes MEKSIKA- Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në Coyoacan të Meksikës.&n...
Foto ilustruese FRANCË- Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin urdhëroi të dielën prefektët të rrisin masat ...