Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha se Costa po e viziton vendin ballkanik në një kohë vendimtare për synimet e Podgoricës për t’u bërë pjesë e BE-së.
PODGORICË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik dhe kyç për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin, dhe se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i bllokut deri në vitin 2028.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se Costa po e viziton vendin ballkanik në një kohë vendimtare për synimet e Podgoricës për t’u bërë pjesë e BE-së.
"Ardhja juaj konfirmon se perspektiva evropiane e Malit të Zi mbetet lart në agjendën e BE-së. Në këto kohë sfiduese, politika e zgjerimit mund të jetë vendimtare. Ne mund të jemi drita në fund të tunelit dhe konfirmim se procesi i zgjerimit është gjallë", tha Millatoviq.
Mali i Zi, siç deklaroi ai, dëshiron të jetë shembull i një historie të suksesshme evropiane. Mali i Zi i nisi bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2012, dhe prej atëherë i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht tre. Pas disa vitesh ngecjeje, ky vend i rinisi negociatat qershorin e kaluar dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.
Costa e përshkroi përparimin e Malit të Zi në rrugën e tij drejt BE-së si "mbresëlënës".
"Slogani '28 deri në vitin 2028' është shkëlqyeshëm, por do të ishte më mirë nëse do të arrihej më herët", tha ai, duke shtuar se Mali i Zi “mund të bëhet anëtari i 28-të dhe një lider në integrimin evropian të rajonit”.
Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, veçanërisht me vendet që janë tashmë anëtare të BE-së. I pyetur rreth shqetësimeve të disa institucioneve evropiane në lidhje me marrëveshjen e Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe, ai u përgjigj se marrëveshje të tilla duhet të jenë në përputhje me ligjet e BE-së.
"Sidomos në fushat e prokurimit publik dhe mbrojtjes së mjedisit”, tha ai.
Kuvendi i Malit të Zi i miratoi javë më parë me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Megjithatë, Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga këto dy marrëveshje - atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin./REL
Foto ilustruese SIRI- Donald Trump vlerësoi presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sarrah, pasi të ...
TURQI- Policia turke arrestoi të martën 97 studentë në Universitetin Bogazici të Stambollit, të cil&eum...
Foto ilustruese RUSI- Kremlini konfirmon se një delegacion rus do të shkojë në Stamboll të enjten për të marrë pjes...
Ministrja belge e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, në një takim “për dekurajim” në Kishinau me përfaqës...
Foto ilustruese ARABIA SAUDITE- Ahmed al-Sharaa kaloi nga një luftëtar i al-Kaedës në president të Sirisë...
foto ilustruese GAZA- Të paktën 22 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës mëngjesin e së mërkurës...
MAL I ZI- Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fush&eu...
Foto ilustruese BRUKSEL- Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për paketën e 17-të të sa...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ftoi homologun e tij amerikan Donald Trump të udhëtojë për në Turqi nes&...
Foto ilustruese FRANCË- Rrëmbimet në Francë të individëve të lidhur me kompanitë e kriptomonedh...