LIVE UPDATES
Bota

Covid bën namin në SHBA, një milion të vdekur

Numri i konfirmuar i vdekjeve nga COVID-i është i barabartë me numrin e amerikanëve që humbën jetën gjatë Luftës Civile dhe Luftës së Dytë Botërore të marra së bashku. Është njëlloj sikur Bostoni dhe Pitsburgu të shfaroseshin.

16 Maj 2022, 21:58 Nga DOSJA
Covid bën namin në SHBA, një milion të vdekur
Covid

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti 1 milion të hënën, një shifër dikur e paimagjinueshme që ka tronditur dhe pikëlluar mijëra njerëz që kanë humbur njerëzit e tyre. Numri i konfirmuar i vdekjeve nga COVID-i është i barabartë me numrin e amerikanëve që humbën jetën gjatë Luftës Civile dhe Luftës së Dytë Botërore të marra së bashku. Është njëlloj sikur Bostoni dhe Pitsburgu të shfaroseshin.

“Është e vështirë të imagjinosh një milion njerëz të zhdukur nga kjo tokë”, tha Jennifer Nuzzo, e cila drejton një qendër të re pandemie në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Brown në Providence të shtetit Rhode Island. “Kjo ende po ndodh dhe ne po e lëmë të ndodhë”.

Shumë njerëz që kanë humbur të dashurit e tyre thonë se nuk mund të kthehen në normalitet. Ata dëgjojnë zërat e regjistruar të njerëzve të tyre të humbur ose shikojnë filmimet me ta. Kur njerëzit e tjerë shprehen se kanë mbaruar punë me virusin, ata mbushen me zemërim ose pikëllohen në heshtje.

“Normalitet. Unë e urrej atë fjalë”, thotë 55 vjeçarja Julie Wallace nga Elyria, Ohio, e cila humbi burrin e saj nga COVID-19 në vitin 2020. “Ne nuk mund të kthehemi kurrë në normalitet”.

Tre nga çdo katër vdekje u regjistruan tek grupmosha 65 vjeç e lart. Më shumë burra humbën jetën sesa gra. Në përgjithësi, shumica e të vdekurve ishin të bardhë. Por popullsitë me ngjyrë, hispanikët dhe indigjenët kanë pasur afërsisht dy herë më shumë gjasa të vdesin nga COVID-19 sesa popullsia e bardhë.

Shumica e vdekjeve ndodhën në zonat urbane, por vendet rurale që ishin kundër maskave në disa raste paguan një çmim të lartë.

Numri i vdekjeve, që nga shpërthimi i pandemisë e deri më sot, bazohet në të dhënat nga çertifikatat e vdekjes të mbledhura nga Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.

Por numri i saktë i jetëve të humbura nga COVID-19, në mënyrë të drejtpërdrejt ose indirekte, si rezultat i mbingarkesës së sistemit të kujdesit shëndetësor në vendin më të pasur në botë, besohet të jetë shumë më i lartë.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve të raportuara nga COVID-19 sesa çdo vend tjetër, megjithëse ekspertët e shëndetit kanë shprehur dyshime prej kohësh se numri real i vdekjeve në vende si India, Brazili dhe Rusia është më i lartë se shifrat zyrtare.

Ky moment historik vjen pak më shumë se tre muaj që kur Shtetet e Bashkuara shënuan 900,000 të vdekur. Ritmi është ngadalësuar që nga rritja e madhe e dimrit e shkaktuar nga varianti Omicron. Mesatarisht në Shtetet e Bashkuara rreth 300 njerëz humbasin jetën nga COVID-19, krahasuar me 3,400 në ditë gjatë janarit të vitit 2021.

Ndërkohë rastet e reja po shtohen përsëri, një rritje prej më shumë se 60% gjatë dy javëve të fundit në një mesatare prej rreth 86,000 në ditë. Niveli më i lartë i infektimeve arriti gjatë periudhës së dimrit me mbi 800,000 në ditë. Një javë më parë, Katredalja Kombëtare e Uashingtonit i ra këmbanës 1,000 herë, një herë për çdo 1,000 vdekje. Presidenti Joe Biden dha urdhër të enjten që flamujtë të ulen në gjysmë shtizë dhe e quajti çdo jetë “një humbje të pazëvendësueshme”.

“Si komb, ne nuk duhet të mpihemi nga një pikëllim i tillë. Për t'u shëruar, duhet t’i ruajmë ata në kujtesën tonë”, tha Presidenti Biden.

Më shumë se gjysma e vdekjeve ndodhën pas daljes së vaksinës në dhjetor të vitit 2020. Dy të tretat e amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar dhe gati gjysma e tyre kanë marrë të paktën një dozë përforcuese. Por kërkesa ka rënë dhe fushata për vaksinimin është goditur rëndë nga keqinformimi, mosbesimi dhe polarizimi politik. Njerëzit e pavaksinuar kanë një rrezik 10 herë më të madh për të vdekur nga COVID-19 sesa të vaksinuarit plotësisht, sipas të dhënave nga CDC.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni