LIVE UPDATES
Bota

Davor Ivo Stier: BE nuk do tolerojë destabilizimin e Kosovës

Davor Ivo Stier foli dhe për sulmin në Banjskë ku  tha se autoriteteve serbe u është bërë e qartë se duhet të mbajnë përgjegjës personat e konsideruar si përgatitës pasi kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po për të gjithë sigurinë e rajonit te Ballkanit Perendimor.

10 Dhjetor 2024, 13:16 Nga I.A
Davor Ivo Stier: BE nuk do tolerojë destabilizimin e Kosovës
Davor Ivo Stier

TIRANË- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë. Në një intervistë në Euronews Albania, Ivo Stier tha se BE e ka dhënë mesazhin e qartë se nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë destabilizimin e Kosovës dhe tha se janë aprovuar rekomandimet që i kërkojnë BE-së të heqë çdo masë te vendosur ndaj Kosovës.

“Ne shpërndamë deklartën e delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe ishte një  deklaratë e përbashkët me të emëruarin e parlamentit për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe ne përsëritëm solidaritetin me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbështesim autoritetet atje për një hetim gjithëpërfshirës për këtë sulm terrorist dhe për dërgimin e personave përgjegjës para drejtësisë. Është shumë ë rëndësishme të dërgojmë një mesazh solidariteti por edhe nje mesazh të qartë se BE nuk do të lejojë në asnjë mënyrë destabilizimin e Kosovës”, tha ai.

Davor Ivo Stier foli dhe për sulmin në Banjskë ku  tha se autoriteteve serbe u është bërë e qartë se duhet të mbajnë përgjegjës personat e konsideruar si përgatitës pasi kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po për të gjithë sigurinë e rajonit te Ballkanit Perendimor.

“Ne gjithashtu po insistojmë për faktin që autoritetet serbe duhet të nxjerrin personat përgjegjës për sulmin në Banjskë para drejtësisë dhe kjo është diçka që nuk është përfunduar. Ditën e hënë ne bëmë një rekomandim të përbashkët për Parlamentin Evropian që të bëjë thirrje për autoritetet serbe që të bëjnë detyrat e shtëpisë, detyrat e tyre, të mbajnë përgjegjës personat e konsideruar si përgatitës të sulmit në Banjskë pasi kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po për të gjithë sigurinë e rajonit te Ballkanit Perendimor. Komisioni Evropian është angazhuar për të përdorur të gjitha mjetet që ka në dizpozicion për tu siguruar që Serbia ta bëjë detyrën e saj dhe të përmbushë të gjitha detyrimet dhe kjo përfshin edhe lejimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Këto janë të gjitha pjesë e përpjekjeve të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Davor Ivo Stier.

Ai foli dhe për masat e vendosura nga BE ndaj Kosovës ku tha se ka një rekomandim për heqjen e tyre.

Parlamenti Evropian ka qenë i qartë që në fillim, nuk mund të kemi një qasje jo të balancuar kundrejt Serbisë dhe Kosovës, nuk duhen masa të tilla ndaj Kosovës që nuk janë ndërmarrë as ndaj Serbisë pavarësisht sulmit në Banjskë. Rekomandimet që ne aprovuan kërkojnë serish që Bashkimi Evropian të heqë menjëherë çdo masë të vendosur ndaj Kosovës sepse ne duam të kemi një qasje të drejtë dhe të balancuar ndaj të dyja vendeve pasi ndryshe nuk mund të këtë një normalizim të marrëdhënieve mes tyre. Tani u takon vendeve anëtare që ta miratojnë këtë dispozitë dhe besoj se shumica e anëtarëve të parlamentit Evropian janë pro kësaj nisme” e mbylli fjalën e tij Davor Ivo Stier.

davor ivo stier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj