LIVE UPDATES
Bota

Debat i ashpër për zgjerimin e Qeverisë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, VMRO DPMNE: ASH po bën lojra të dyfishta!

Shumica parlamentare shpreson edhe në votat e opozitës maqedonase për sigurimin e votave të nevojshme.

13 Shkurt 2023, 20:51 Nga k.m.
Debat i ashpër për zgjerimin e Qeverisë në Kuvendin e
Foto ilustruese

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të hënën, më 13 shkurt, ka nisur debati për ndryshimin e përbërjes së Qeverisë, përkatësisht zgjerimin e saj me partinë Aleancën për Shqiptarët, e cila deri tani ka qenë në opozitë. Zgjerimi i Qeverisë dhe i shumicës parlamentare, sipas kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, që është edhe kryetari i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), bëhet me qëllim të “ruajtjes së kursit evropian të Maqedonisë së Veriut përmes sigurimit të votave për ndryshimet kushtetuese”.

Ndryshimi i Kushtetutës maqedonase për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj është obligim që del nga marrëveshja me Sofjen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve dhe zhbllokimit e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Për të ndryshuar Kushtetutën nevojiten dy të tretat e votave, apo 80 nga 120 vota të deputetëve, ndërkohë shumica deri tani i kishte vetëm 64. Me përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët, numri i deputetëve të shumicës rritet në 67, pasi tre deputetë të partisë Alternativa, të pakënaqur me pozitat në Qeveri, kaluan në opozitë.

Shumica parlamentare shpreson edhe në votat e opozitës maqedonase për sigurimin e votave të nevojshme.

“Aleanca për Shqiptarët ka pranuar përgjegjësinë për të mbështetur frontin evropian, ka vend për të gjithë nëse duan dhe nëse pranohen interesat mbipartiake. Ka vend edhe për Alternativën, siç e dinë edhe ata vetë. Ka vend edhe për të gjithë mbështetësit me qëllime të mira të së ardhmes evropiane të vendit. Numri dhe lloji i pozitave janë dytësore, gjëja e parë dhe e vetme për të cilën duhet të jemi bashkë dhe ajo që do të arrijmë dhe do të punojmë, janë interesat shtetërore”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalimin para deputetëve.

Halil Sponçe, në emër të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, tha se është me rëndësi të ruhet stabiliteti i Maqedonisë së Veriut dhe kjo, sipas tij, mund të arrihet përmes një qeverie stabile dhe funksionale.

Deputeti Snopçe tërhoqi vërejtjen për ndikime të jashtme, pa saktësuar se cilat janë ato.

“Është shumë e rëndësishme që kjo Qeveri të jetë funksionale. Nëse Qeveria është funksionale, atëherë mund të ketë shpresë…Kemi ndikime të ndryshme në vendin tonë. Disa anketa në vendin tonë janë shqetësuese. Gjëja më e rëndësishme është të përdorim vitin 2023 për vazhdimin e kursit tonë të integrimit evropian, që është garancia e vetme për të ardhmen tonë. Në të kundërtën, gjithçka mund të ndodhë”, tha Snopçe.

Por, deputetët e VMRO DPMNE-së, partisë opozitare maqedonase thanë se “zgjerimi i Qeverisë nuk ka për qëllim kursin evropian, por shpëtimin e Qeverisë për shkak të humbjes së shumicës”.

Nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, akuzoi partinë Aleanca për Shqiptarët për “lojëra të dyfishta” dhe për “interesa personale të drejtuesve të saj”.

Nikollovski madje akuzoi drejtuesit të Aleancës edhe për korrupsion përmes pasurimit të paligjshëm.

“Nuk e njoh këtë Arben Taravarin [kryetar i Aleancës për Shqiptarët] me të cilin jam takuar në periudhën e kaluar. Prandaj pyes publikisht a është i shantazhuar dhe për çfarë shantazhi? A është natyra e shantazhit një shtëpi e bukur në një pjesë elitare të Shkupit, të cilën Arben Taravari e ka marrë si dhuratë?... Kjo është një Qeveri e korruptuar që fare nuk brengoset për integrimin evropian, por për interesat personale”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, tha se shumicës parlamentare duhet t’i bashkohen të gjitha partitë politike shqiptare, përkatësisht Lëvizja Besa dhe Alternativa.

“Ka shumicë të mjaftueshme, madje edhe përtej asaj që është e nevojshme dhe e domosdoshme për votim të Qeverisë. Me zgjerimin e Qeverisë po konkretizohet ideja për një front evropian. Dëshira jonë është edhe për Alternativën edhe për Besën dhe të gjithë ata që i bashkëngjiten ftesës për krijimin e një fronti të përbashkët evropian”, tha Ademi.

Aleanca për Shqiptarët në Qeverinë e re për ministër të Drejtësisë ka propozuar Krenar Llogën, për ministër të Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin, dhe Azir Aliun për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. Kjo parti po ashtu do të ketë edhe dy poste të zëvendësministrave dhe shumë drejtorë të ndërmarrjeve e fondeve shtetërore. Debati për zgjedhjen e tyre do të vazhdojë edhe ditën e martë për shkak të numrit të madh të deputetëve të paraqitur për fjalim./REL

rmv qeveria e rmv

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj