LIVE UPDATES
Bota

Debat rreth hapjes së urës kryesore mbi Ibër, autoritetet testojnë qëndrueshmërinë e saj

Ndërsa po kryheshin testimet e urës, zyrtarë qeveritar dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga radhët e komunitetit serb debatuan rreth mundësisë së hapjes së urës për lëvizjen e makinave. Aktualisht ura përdoret vetëm për lëvizjen e këmbësorëve.

8 Gusht 2024, 18:19 Nga r.ll
Debat rreth hapjes së urës kryesore mbi Ibër, autoritetet
pamje nga mitrovica

KOSOVË- Autoritetet në Kosovë të hënën testuan qëndrueshmërinë e urës kryesore mbi Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se brenda dy tre ditësh do të publikohet një raport përfundimtar rreth qëndrueshmërisë së kësaj ure.

Testimi i saj ndodh në një periudhë të paralajmërimeve të qeverisë së Kosovës për hapjen e saj dhe kundërshtimeve të KFOR-it dhe diplomatëve perëndimorë.

“Sot jemi duke bërë testimet e qëndrueshmërisë të urës me ngarkesa, janë katër kamionë të ngarkuar dhe me aparaturën tjetër përcjellëse maten uljet në mënyrë që të konstatojmë nëse kjo urë është e qëndrueshme për qarkullimin e automjeteve apo jo”, tha zoti Durmishi.

Ndërsa po kryheshin testimet e urës, zyrtarë qeveritar dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga radhët e komunitetit serb debatuan rreth mundësisë së hapjes së urës për lëvizjen e makinave. Aktualisht ura përdoret vetëm për lëvizjen e këmbësorëve.

Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tha se është absurde që ura të vazhdojë të mbahet e mbyllur.

“Dua të ritheksoj, ashtu aiç thuhet edhe në planin e Bashkimit Evropian për revitalizimin e kësaj ure, se ura mbi lumin Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se revitalizimi i saj do të ndihmojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve në veri dhe jug dhe rrjedhimisht do të kontribuojë në shkëmbim dhe mirëkuptim”, tha zoti Krasniqi.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se autoritetet lokale janë të gatshme të dëgjojnë dhe marrin parasysh shqetësimet e qytetarëve serbë, të cilët kundërshtojnë hapjen e urës dhe kërkojnë që çështja të zgjidhet në kaudër të bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel.

“E kemi parasysh që ka shumë punë që ende duhet të bëhen, mirëpo kemi të bëjmë me një komunë politikisht komplekse kështu që duhet të punojmë dhe të gjitha punët që bëjmë gjithmonë me hapa tepër të kujdesshëm dhe mirë të llogaritura që të mos shkaktojmë tensione dhe pakënaqsi te shumica serbe”, tha zoti Atiq.

“Ne flasim për hapje të urës, ndërsa nuk flasim për disa gjëra që janë thelbësore se si duhet të jetojmë më mirë. Nuk po e kuptoj këtë gjendje. Unë e kam përjetuar edhe trysninë nga Lista Serbe. Por, edhe tash kjo situatë është e rëndë për ne. Ne po ndihemi të kërcënuar“, tha Sergjan Gjorgjeviç nga Mitrovica e Veriut.

Pak para debatit policia e Kosovës arrestoi për pak kohë dy pjesëtarë të partisë “Demokracia Serbe”, të cilët sipas njoftimit të policisë penguan një grup punëtorësh që po pastronin disa mbishkrime nacionaliste, që nxisin urrejtje.

Grupe qytetarësh serbë u hodhën në protestë para ndërtesës së policisë në veri.

“Kanë ushtruar dhunë brutale dhe askush prej këtyre policëve civil nuk na ka treguar që janë pjesë e policisë, më vonë e kemi kuptuar se janë zyrtar policor dhe sjellja e tyre nuk ka qenë aspak profesionale ”, tha Ivan Orloviç, nënkryetar i partisë “Demokracia Serbe”.

Paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës për hapjen e urës dhe vendimi i së hënës për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, nxitën protesta të qytetarëve serbë dhe kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me vendimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha të enjten se blloku mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që janë në fuqi që nga qershori i vitit të kaluar, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Në thelb, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë varg hapash kundërproduktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pa bashkërenduar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të shqyrtojmë se çfarë masash do të marrim nëse situata nuk ndryshon”, tha zëdhënësi Stano.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkojnë që këto çështje të trajtohen dhe zgjidhen në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, një proces i ngecur për një kohë të gjatë./VOA

ura e ibrit mitrovice

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj