LIVE UPDATES
Bota

Debate në Shkup për zgjedhjet e pritshme parlamentare dhe presidenciale, 3 kushtet e opozitës shqiptare

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë një zgjidhje lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale sa i takon një date për mbajtjen e tyre, ndërkohë që opozita maqedonase nuk ngul këmbë më për zgjedhje të parakohshme.

28 Tetor 2023, 21:32 Nga f.i
Debate në Shkup për zgjedhjet e pritshme parlamentare dhe
foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Opozita maqedonase kërkon që zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, por për këtë nuk po mund të bien dakord me qeverinë. Opozita thotë se një datë e përbashkët do të ulte shpenzimet e procesit, por qeveria thekson se duhet respektuar Kodin zgedhor, megjithëse nuk e përjashton mundësinë për mbajtjen në datën e njejtë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Ndërkohë, për partitë shqiptare kjo nuk paraqet ndonjë problem, megjithëse opozita shqiptare ka disa kushte.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë një zgjidhje lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale sa i takon një date për mbajtjen e tyre, ndërkohë që opozita maqedonase nuk ngul këmbë më për zgjedhje të parakohshme. Kjo e fundit tani kërkon që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen në një ditë me arsyetimin për t’iu shmangur shpenzimeve të panevojshme prej miliona eurove. Zgjedhjet e rregullta janë në pranverë të vitit që vjen.

Ndërkohë, drejtuesi opozitar, Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së dëshiron që me çdo kusht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku, ndërsa akuzon rivalin e tij politik, kryeministrin dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski se “nuk është në gjendje të ulet me partnerët e tij dhe të caktojë datën për këto zgjedhje”.

“Le të shkruajë në letër një datë të pranueshme për të dhe si do që të vendosë, ne do ta pranojmë atë, qoftë edhe afër festave të mëdha fetare të Ramazanit dhe Pashkëve”, tha Mickovski.

Nga ana tjetër, Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se për çështjen e datës së përbashkët të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale duhet të ketë një marrëveshje dhe se VMRO-ja duhet të dërgojë përfaqësuesin e saj në grupin e punës që aktualisht po diskuton për Kodin zgjedhor në Ministrinë e Drejtësisë.

“Vetëm VMRO-DPMNE-ja nuk ka deleguar përfaqësuesin e saj dhe nuk mundet një ose dy parti të vendosin për një proces ku bëjnë pjesë tridhjetë parti”, tha Kovaçevski.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka lënë të kuptohet se raundi i parë i zgjedhjeve presideciale duhet të mbahet jo më herët se data 14 mars dhe raundi i dytë jo më vonë se data 8 maj; ndërkohë që për zgjedhjet parlamentare thotë se “janë një çështje tjetër për çka ka ende kohë”. Ai pret nga drejtuesit e partive politike që ta njoftojnë deri para fundit të vitit nëse do të kenë arritur një konsensus për datat e zgjedhjeve.

Opozita shqiptare nga ana tjetër, çështjen e zgjedhjeve të përbashkëta e lidh me ndryshimet kushtetuese për të cilat ka disa kushte:

“Kushti i parë ka të bëjë me rrugëtimin drejt BE-së. Dhe për këtë ne nuk do të kemi asnjë kompromis. Kushti i dytë ka të bëjë me amendamentin kushtetues për mosvjetrimin e rasteve gjyqësore mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Ne do të bëjmë ç’mos që atë amendament ta vendosim në Kushtetutë dhe njerëzit e emëruar në detyra zyrtare të mos mund të pasurohen në kurriz të qytetarëve. Dhe kushti i tretë ka të bëjë me formulimin ofendues të gjuhës shqipe (20%)”, thotë Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa.

Ndërkohë, lidhur me ndryshimet kushtetuese ku duhet duhet të përfshihet pakica bullgare, intensiteti i debateve duket se ka rwnë edhepse opozita maqedonase vazhdon të mbajë qëndrimin kundërshtues për këto ndryshime, të cilat paraqesin kusht për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian./VOA

zgjedhjet në maqedoni shkup

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj